Samstag, 17. August 2013

Odhise Grillo: Vjersha për fëmijë


Balada e burrave

Kam pasur një gjyshe
mbi të gjitha gjyshet,
kur ajo tregonte,
heshtnin dallëndyshet.

Kur fliste ajo,
mbanim vesh dhe gurët,
thaheshin mocalet,
lulëzonin drurët...

Po ku je, moj gjyshe,
se më dogji malli,
je prapa një ylli,
a prapa një mali?

Kur të kujtoj ty,
këngët e përrallat,
gjumi edhe sot
vjen m'i mbyll qepallat...

Moj e mira gjyshe,
kur të sjell në mend,
më kujton një re,
më kujton një shkëmb.

Po c'shkëmb më kujton,
cfarë reje vallë
aty ku rreh deti
dhe si mal ngre valë?

Më kujton shkëmbinjtë
në Vuno, përposh,
pa më kujton retë
përmbi Mjegullosh.

Kur isha i vogël,
shpesh të kam pyetur:
- Këta shkëmbinj c'janë,
pse rrinë të heshtur?

Dhe ti më tregoje,
gjyshe gojëmjaltë:
E di pse qëndron
ky fshat e kjo baltë?

Se në krahë i mbajnë
shkëmbinjtë me thinja
nën qiellin me diell
dhe me vetëtima.

Po shkëmbinjtë c'janë,
mund të më tregosh,
që me valë i rreh
deti kaltërosh?

Burrat që s'e lanë
vetëm këtë vend,
që mbetën në fshat
dhe u bënë skëmb...

Ata përmbi supe
mbajnë këtë dhe,
ku ka mbirë ulliri,
ku jetojmë ne.

Po retë në qiell
cfarë janë vallë?
Përse vijnë e ikin
dhe përse qajnë?

Janë kurbetllinjtë
që ikin më natë,
që i lanë pas
fshatin edhe gratë.

Edhe shkuan larg,
të huaj, të shkretë,
me ditë e me javë,
me muaj, me vjetë.

I hëngri kurbeti
dhe në vend të largët
hapën varr për vete,
për ne hapën plagët...

Tani i merr malli
edhe bëhen re,
vrapojnë në qiell
dhe vijnë te ne.

Me lotë të nxehtë
mallin zënë e derdhin,
pastaj nisin kthehen
prapë andej nga erdhën.

Na u dhemb në zemër
edhe plagë e kanë,
që morën kurbetin
dhe fshatin e lanë.

Shkëmbinjtë e Vunoit
dhe retë që qajnë,
janë fshati ynë,
janë burrat tanë!

Kam pasur një gjyshe,
mbi të gjitha gjyshet
kur ajo tregonte,
heshtnin dallëndyshet!





Kryefjala e fjaleve

I mora A-ne atit,
ne te ishte dhe nena,
i mora T-ne tokes,
ne te ishte dhe zemra,
i mora D-ne detit,
ne te ishte dhe qielli,
i mora H-ne henes,
ne te ishte dhe dielli,
i mora E-ne eres,
ne te ishte dhe shiu,
i mora U-ne ujit,
ne te ish dhe njeriu...
I lidha te gjitha bashke
dhe si ylber shkelqeu
e para kryefjale
e fjaleve :
ATDHEU!



Ç'ënderrojnë vogëlushët

Ç'ënderrojnë vogëlushët,
qe shetisin rreze malit?
Eh, te kishim per qeleshe
pak nga bora e Korabit.

Ç'ënderrojnë vogëlushët
qe po lozin ne lugina?
Eh, te kishim ne ne faqe
portokallet qe ka Vrina~

Ç'ënderrojnë vogëlushët,
qe mrizojne rreze bjeshkes?
Eh, te kishim ne per syte
pak nga ujerat e Prespes!

Ç'ënderrojnë vogëlushët,
qe shtegtojne pas kopese?
Eh, t'i kishim ne kemishat
porsi fusha e Myzeqese!

Ç'ënderrojnë vogëlushët,
qe po ngjiten maje kodres?
Eh, t'i kishim ne fustanet
si qilimat e Kosoves!


Blerta na harroi gërshetat

Nena dhe babai
na e pyesin :
- Blerte,
Cfare vizatove
permbi ate flete?

- Vizatova veten,
a nuk e shikoni?
Ju jeni te rritur
si nuk e kuptoni?

-Po c'ke ngaterruar
blete edhe qershi
flutur e kalem
molle dhe kuti?

Jo asgje, asgje
nuk kam ngaterruar,
ne fletore veten
une kam vizatuar!

Po habitet nena
babai ben cudi...
- Ti nuk je kalem,
ti nuk je kuti!

Molle edhe qershi
ti nuk je, moj Blerte,
pastaj ketu c'duan
nje flutur,
nje blete?

- Jua thote gjyshja
pritni kur te vije...
- Kur s'e dime ne
gjyshja s'mund ta dije!

- Jo e di, e di!
Gjyshe moj, vrapo,
se c'kam vizatuar,
eja na trego.

Ja ku erdhi gjyshja,
vizatimin pa...
- Kjo ketu eshte Blerta! -
prinderve u tha.

Se, kur afron mbremja
edhe do te flere,
i kendoj nje kenge,
qe gjumi ta zere.

Gjumi mbi qepalla
vete edhe vjen
une, nje kenge, mbeses
nis edhe i them :

" I ke faqet molle,
syte si qershi
hunden si kalem,
gojen si kut".
Pa, i them : "Je blete"
Pa i them : "Je flutur",
se eshte punetore,
sepse eshte e bukur.

Pra ne vizatim
eshte vete Blerta
vecse ka harruar
te beje...gershetat!

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen