Freitag, 27. Oktober 2017

Vogëlushja poete - Sibora Huda

Sibora Huda
Sibora Huda u lind me 08.12.2007 në Tiranë. 
Është nëxënëse e klasës së katërt në shkollën “Ali Demi”, Tiranë.
Gjate tre viteve të para në shkollë ka arritur rezultate të shkëlqyera dhe është vlerësuar me Fletë-Lavdërimi.

Botimet:

Në moshën 8-vjeçare boton librin  e parë “Ditari im” me 60 poezi, Maj 2016.
Në moshën 9- vjeçare boton librin e dytë me poezi "La dolce voce" "Zëri i ëmbël" shqip- italisht përkthyer nga Luljeta Dino dhe Prof. Dr. Klara Kodra, Maj 2017.
Në moshën 9- vjeçare boton përsëri librin e tretë “Ky shi”me 150 poezi, Shtator 2017.

Vlerësimet:

Vlerësuar në Konkursin “Fjala Poetike 2017” me çmimin promovues  “Për Krijimin Poetik më Mbreslënës” , në Tiranë Shkurt 2017.
Vlerësuar me Çmimin e Dytë në Seksionin e poezisë në konkursin Ndërkombëtar e zhvilluar në Torre Melissa (Crotone) Itali për poezinë dhe Kinematografinë, me 7 Maj 2017.
Vlerësuar me Çmimin e Mirënjohjes nga Shoaqata e Shkrimtarëve të Pejës me 8 Korrik 2017 në Kosovë
Vlerësuar me Çmimin e Tretē nga Shoqata e Shkrimtarëve të Suedisë  në Pejë me 8 Korrik 2017, Kosovë
Vlerësuar nga Klubi i shkrimtarëve dhe artistëve “Drita” në Konkursin “Pranvera Letrare” “Fjala poetike, 2017” me Çmimi i së Ardhmes në Gusht 2017, Tiranë.
Vlerësuar me Çertifikatë mirënjohje me Çmimin Inkurajues në Konkursin Poetik Ndërkombëtar nga Klubi letrar “Podguri” Istog, Kosovë në Shtator 2017
- Vleresuar me Cmimin e Trete ne Konkursin Nderkombetar per poezine ne Itali.






Ndonjëherë,Sikur…

Ndonjëherë,sikur …
Janë fjalët që na shtojnë dëshirat,
Ndonjëherë,sikur …
Fjalë që na rrethojnë,
Këto zemra dinë veç këtë gjuhë ,
Na lejoni ti themi këto fjalë,
Jemi fëmijë kemi ëndrra,
kemi dëshira!


Fleta e grisur

Do të vijë një ditë
Që trishtimi do të pushtojë nga një fletë e grisur.

Zbehtësia në fytyrë do të mbulojë
Diçka në mëndje të thotë – do ta bëj!

Zemra po të gulçon
Frika të ka pushtuar dhe bën një gabim të madh
Sinqeriteti yt sot po tronditet.

Çirrma e egër e fletës po dëgjohet
Në dorë e bën të rrudhoset
Me ngadalë e hedh tutje

Barbarisht në shpirt të rreh diçka
Vazhdon e duron
Me buzëqeshje gënjeshtre, zemra rreh me forcë
Gënjeshtrën dot nuk e tregon.

Kur shpalosma e fletores dëgjohet
Me ankth kryqëzon gishtat.
Me pendesë në zemër
Për atë fletë të grisur.

Zëri yt i ulët
I dridhur
Shoqërohet me pika loti
Që rrëshqasin nëpër faqe.
Ti tani e di
Mërzitja mund të të vijë nga një fletë e grisur.


 Emigranti

Endesh me duar në xhepa,
Nëpër rrugët botës
E një pyetje të vjen në mendje
Ku do përfundoj ?
A thua një jetë e re po më pret
në fund të asaj ure të artë ?
Por ti ende se di ,
Pret  një përgjigjje 
Një shenjë. 

Diçka të ndalon,
Të tërheq me butësi
Një mur të tejdukshëm të krijon,
Do të ta ndaloj atë jetë të bukur
Atë jetë të bukur që ti po ëndërron. 

Por ti nuk rresht së kërkuari ,
Një dritë të tërheq me butësi
Të zgjat duart,
Të vazhdosh rrugën
Atë jetë të bukur,
Atë jetë të re
Atë jetë që po kërkon ti.


Dita e parë e shkollës

Në zemër sot ndjej hare
Për këtë ditë të bukur
Për ketë ditë të veçantë
E veçantë për të gjithë ne.

Erdhi koha të dal
Me çantën mbi krah
Atë çantë plot kujtime
Që më ka shoqëruar në lot dhe gëzime.

Me lule në duar
Afrohem në oborr
Oborri sot ka ndryshuar
Zhurma e fëmijeve e ka pushtuar.

Ulem në bankën që gjithnjë kam pëlqyer
Ulem aty duke shfletuar
Hap ate dritare diturie
Sot  nis udhën që kam dëshiruar.

Kjo është udha me shokët e mi
Nga këtu do fitojmë dituri
Të gëzuar e pritëm këtë ditë
Jemi rritur dhe një vit.

Këtë e shohim në sytë e mësueses tonë
Që me shikimin e sajë ditën na e ndriçon
Sot ajo është e gëzuar
Duart me lule ja kemi mbuluar.


Mikesha të vërteta

Të kam mikeshë
Që natën ma shkëlqën,
Sa herë të dërgoj letër
Menjëherë përgjigjen ma kthen.

Çdo mbrëmje mikesha ime
Një letër do të shkruaj,
Të flasim për shoqet e reja
Se si shoqërinë me to unë të ruaj.

Për diten që shkoi
Çdo natë do bisedojmë,
Fletët e ditarit
Çdo mbrëmje bashkë do i shfletojmë.

Çdo mbrëmje të buzëqesh,
Ti me ledhaton,
Dhe gjumin e ëmbël
Si nëna ime dhe ti ma uron.


Festa

Eja me mua  nëse do,
Dhe unë do ndjehem e plotësuar,
Nëse do të ta zgjas dorën, 
Atëherë thuaj thjesht një fjalë,
Thjesht Po !

Do ndriçojmë bashkë,
Do i japim ndriçim qiellit të natës,
Të bëjmë yjet sundimtar,
Fishekzjarret të hynë ne çdo shtëpi
Të bëjme që nata të bëhet sërish ditë

Eja me mua,
Të trokasim në çdo shtëpi duke falur gëzim,
Qoftë ajo derë ari a llamarinë,
Me fëmijë duke gëzuar a qarë,
Që çdo njeri të ndjehet si në përrallë. 



Pyetje që më mundojnë  

E  menduar pyes veten:
Peshku si noton e vallëzon në valën e detit ?
Në mund të ketë një gjuhë të komunikojë me peshqit e tjerë ?
Lepuri me ato putra të vogla  si mund të ecë aq shpejt ?
Me veshë aq të gjatë, thua i dëgjon fjalët e mia ?
Ç'mund të bëj që ëndrrat të bëhen të vërteta ?
A ka mbretëri mbi re ?
A ka shkallë që të çojnë në parajsë ?
Gjithçka që dëgjoj a është e vërtetë ?
Shumë pyetje po më mundojnë !
E gjeta,
pergjigjen do e mar nga libri mbret. 


Lypësi pa këmbë...

Këmbët e mia janë toka,
E të tuat...
Ato janë lluksi,
Ai që njeh vetëm mburrje.

Jam i fortë nga duart e mia,
Unë ngrohem nga dielli,
E ftohem nga era,
Ndërsa ti…
Ti ke ftohtë nga dielli.

Çapitem i vetëm mes heshtjes,
Rrethuar nga mure muskulozë,
Duke u ushqyer me dritën e hënës
E shuar etjen me yjet e vegjel.

Vetmia ish e vetmja që kisha,
Por dhe ajo iku,
Më la këtu,
Në shoqërinë e pikave të shiut.

Tashmë kam vetëm kërrcitmat e shiut 
Dhe avullin që më shoqëron,
Nuk kam njeri përrreth,
Veç bubullima më oshëtin në vesh. 

Nuk e duroj dot ngricën,
Atë që më ka pushtuar zemrën,
Nuk kam më fuqi,
Dua veç dritën e diellit...

Heshtjen e kam frikë,
Këtu nuk ka fener e as neon ,
Kam mbetur i vetëm,
Ku asgjë nuk ndriçon

Rrahjet e zemrës tashmë
Më mirë të më lenë të qetë.


Vetëm një gosti... 

Ah kjo ëndërr e imja,
Ta kisha qoftë një herë të vetme përpara,
Një Gosti,
Veten ta gjeja vërtetë  në mesin e tij.

E kam dritën e diellit nën qepalla,
Në beben e syrit ekziston drita,
Dielli më shkëlqen,
Por më shumë se ç'duhet.

Më lodhi vërshima e shiut,
Më lodhi hëna duke u fshehur prapa reve,
Pse nuk del o hënë me mendje të madhe,
Pse më le në kërkim  ??

Pse i kam të numëruara çapat e bukës ?
Pse hëna nuk rri me mua të më bëj pak shoqëri,
Të luajmë lojë tjetër,
Heshtjen ta flakim në vendin e tij.


Nuk jam ndryshe nga ju

Menjënanë nuk kam pse rri,
Pse mos të futem dhe unë në lojë,
Pse si top më pasoni heshtjen,
Kam lojën për zemër.

Mos më lini veçmas,
Nuk jam ndryshe nga ju,
Por mbase,
Kështu ju duket !

Mos humbni kohën  duke më përjashtuar,
Në lojë di të hy edhe vetë,
Por mbase dhe ta vjedh,
Kështu që bëj kujdes.

Do luaj me kukulla,
Me litar do hidhem,
Do luaj sa jam fëmijë,
Luaj dhe ti si një fëmijë,
E pavarur dhe e lirë. 

Nuk me bën xheloze shoqëria juaj,
Kam shoqet e mia dhe pa naze
Më duhet t'ua them,
Se ne, nuk jemi si ju !

Ju dini veç fjalë të mëdha,
Më mirë me ju nuk po përzihem,
Nuk dua tju ngjaj,
Se fjalët e mëdha unë dot nuk i mbaj.


Rikthim

Një rikthim,
Në kohën e shkuar,
Aty do të gjej gëzimin që jehon,
Ngrohtësinë e zjarrit të cigareve,
Aromën e kafese që e shoqëron.

Do gjej aty kujtimet,
Do të gjej një thesar të harruar,
Një gjë të çmuar,
Në atë thesar ari është gëzimi,
Në atë thesar ari është kujtimi. 

Ajo derë nuk është e qetê,
Ka zhurmë që më buçojnë në vesh,
Adrenalinë shpirtërore,
Është një arenë,
Një arenë me hare e shumë gazmore. 

Do të ketë një kthim prapa,
Një prekje do të çojë ndjesinë,
Do kthehem  tek prehëri jot,
Do digjem nga ky zjarr
Veç njëherë të ketë rikthim.

Ne ate oborr ku kalova femijerine.


Shkoi ora

Shkoi ora e pavetëdishme
Kush jam, nga vij 
Pyet në vonësi,
Nata jep përgjigjen. 

Shkoi ora
Akrepat vallëzojnë ende
Shpesh i kam zili,
Parreshtur mes tyre ka harmoni. 

Net e dit pa gjumë e pa dremit,
Sërish shkoi ora vonë
Siç vajti cigarja e shkrumbuar
Që dergjet pa jetë në tavllën nga hiri i ngurtësuar. 

Shkoi ora
Kërkoj për ty,
Po ti s'jeton aty,
Nuk di nga je e nga ke humbur. 

Si ora dhe ti
Humbët pavetëdishëm
Në vallëzimin nën hijet e natës
Me muzikën muzikantësh të veçantë. 

Në hijen e natës
Erdha për ju
Por jo, 
Një tjetër komplot mes meje dhe natës. 

Kurrë nuk hezitova për ty
Nuk u lodha kurrë
Por sot, shpresa vdiq
Humbja qesh pashpirt.


Mes shiut  (Kodi 33)
(Poezia për konkurim në Istog)

Luaj mes pikave të shiut,
Po, mos u habit,
Sa ekstravagante kjo jetë !!
Egoiste e pashpirt. 

Shikomë,
Të bie në sy gëzimi im fëminor ?!
Në ëndërr u bëra një me ty,
Ëndrra ish e gjatë,
E më pas ish një makth. 

U lodha,
Më shumë nga ç'e mendoja,
Nuk e di se kush e ka fajin ?!
Ti je i vetmi. 

Mendja e sytë më rrinë tek ti,
Endrrat e mia të jem si ti, vdiqën
Jetoj me makthin që nuk munda të jem ti,
Mos dysho për këtë.

Të shoh ty e të të lyp është puna ime,
Ndërsa mendja jote është kompjuterike,
Komandohet pa problem,
Por për timen nuk është e lehtë.

Mjafton kjo torturë.
Besomë,
Kam dhimbje pa fund,
Barra ka humbur tashmë toruan.

A e kalova këtë "provim" të vështirë,
A mundem të jem ti,
Ma thuaj tani se shumë kam duruar,

Të lutem ma jep motivin për të jetuar.