XHIRUESI
Në studion e punës së Gjyshit, Adrieni kish kohë që hynte lehtë, pa bërë poterë, pa lënë gjurmë. Me tamam, ashtu si një pëllumb i bardhë që zbret në ballkon dhe, si me pahir, mbledh ca kokrra meli që ia lë ço mëngjes bukuroshja Lea, dhe pastaj fluturon lart në qiell.
Gjyshi, i zënë me punë, nuk e kishte vënë re fare Nipçen e tij. Me një pece të bardhë, ai po ia hiqte pluhurin aparatit të tij fotografik.
- Sa i bukur, ky ... , - tha, sa për të thënë. Ai e kishte hapur e mbyllur disa herë aparatin fotografik, duke menduar se Gjyshi nuk po dinte gjë për këtë punë.
- Ah, Klyshi i Gjyshit!
- Sa të bukur e ke këtë ... Është më i mirë se i Gjyshit të Altinit. Po, unë nuk erdha për këtë punë, Gjysh. Eja, se nëna e ka shtruar tryezën për drekë! - tha ai.
Sapo drekuan mirë e për qejf, Gjyshi vajti në dhomën e fjetjes të bënte një sy gjumë.
“Do t’i mbylli pak sytë”, - thoshte ai gjithmonë mbas dreke.
Nipçja treti në mbretërinë e lojërave magjike në dhomën e vet. Ditëve të fundit, kohën më të madhe e kalonte duke shfletuar libra me ilustrime. Gjyshi ia kishte mbushur deng raftet e bibliotekës me albume fotografish bardhezi, të bëra dhjeta vjet më parë, si dhe me ngjyra - të kohëve të fundit.
*
Në një fundjavë, Gjyshi dhe Gjyshja kishin vajtur për vizitë te bija e tyre Dritë. Në shtëpi kishin mbetur nipat, Adrieni dhe Joni. Adrieni kishte shtrirë cep më cep dhomës “ilustrimet” e tij. Sapo i erdhi shoku i tij, Altini, i lanë “ilustrimet” menjanë dhe zunë të merreshin me zanatin e “konstruktimeve”. Ata kishin ngritur dy-tri “pallate” montazhi, kur në dhomë u shfaq i vëllai, Joni.
Joni, ky “burrë” i madh, kishte kohë që kishte marrë leje nga Gjyshi të lexonte “Biografinë” e tij, një dorëshkrim i ilustruar me fotografi bardhezi dhe me ngjyra, nga koha kur ai ishte një FOTOGRAF aktiv.
- Sot, jam unë Zot Shtëpie! Morët vesh? - u tha Joni me një zë autoritar të dy “çunakëve”.
- Rrini e luani këtu! Po ju zura në Punëtori të Gjyshit duke prekur APARATIN, do të keni punë me mua!
*
Joni zuri të lexonte Ditarin e Gjyshit.
“Në trojet tona, fotografia me autorin e saj, fotografin, ka kohë që kanë hyrë në fjalorin e përditshëm shqip. Njerëzit tanë i mahniste syri magjik i aparatit fotografik: si atëherë kur nga ajo kuti e vogël dilte peisazhi i madh i fshatit, ashu edhe kur në të hynte një bjeshkë e tërë, ose-ose, kur hynin në të bashkë të gjithë nxënësit e një shkolle!
Nuk vonoi shumë e, edhe te ne, erdhi filmi. Erdhi kamera, bashkë me emrin e ekspertit që e drejton atë. Ashtu siç është fotograf ai që fotografon me aparat fotografik, siç ishte Marubi ynë, xhirues është edhe ai që xhiron me kamerë filmi!
Gjë e thjeshtë!
As i pari, as i vetmi, por, megjithatë, isha ndër të parët xhirues, në trojet tona!
Shoqërinë tonë e rrokën dhembjet e një lindjeje të re - themelimi i Televizionit të Prishtinës. Asokohe, qe shfaqur kërkesa për xhirues, për atë profil njerëzish që do të punonin me kamerë, do të xhironin, pra. Atëbotë, e them sinqerisht, mjaftonte të kishe një përvojë sado të paktë, - dashurinë dhe pasionin e një fotografi të dalluar amator, - dhe mund të filloje punën e xhiruesit.
Fillova punën e xhiruesit në studion e Televizionit, me “gjoks”, si i thonë fjalës. Kryeja këtë punë që, sidoqoftë, mirë a keq, duhej bërë. Dikush duhej t'i dilte zot kësaj pune.
Nga dita në ditë, punën praktike fillova ta pasuroja me njohuri teorike, me shkollim e studim. Duhej nxituar, ngase koha nuk premtonte.
Televizioni filloi të rritej. Programet po shtoheshin. Ndërkohë, kishin zënë punë kuadro të reja. Konkurset shpesh kalonin numrat treshifrorë. Disa prej nesh që kishim bërë një përvojë dhe kishim mësuar paksa edhe teori, filluam studimet jashtë vendit.
Unë, bashkë me tre kolegë të mij, u regjistruam në Fakultetin e Arteve dhe Televizionit në Munich të Gjermanisë, në Klasën për xhirim filmi. Krahas shumë vështirësive, që të katërtët i mbaruam studimet në afat rekord dhe u kthyem në Prishtinë. Aty po na priste puna.
Shumë shpejt e “lash” Televionin. Paksa - me dhimbje. Më ngarkuan të punoja në Shtëpinë tonë të parë për prodhimin dhe shpërndarjen e filmit - KOSOVAFILM.
Ndërkohë, krijues letrarë që e njihnin Dramën si gjini, i ishin vënë punës për të hartuar skenarë. Një ndihmesë dhanë regjisorēt e Teatrit tonë. Mbas katër vjetësh, kuadro të arsimuara jashtë vendit, regjisorë, skenografë, kameramanë, etj., po ktheheshin në Kosovë.
Tanimë një dyzinë kuadrosh të profileve të ndryshme i ishim përveshur punës: xhirimit të filmave, ekranizimit të skenarëve të gatshëm që kishin “pritur” në sirtarë ...
Me krenari mund të them se numri i filmave artistikë shqiptarë, të realizuar me forcat tona, po rritej nga dita në ditë. Tanimë, po shtohej edhe numri i xhiruesve, i regjisorëve, i skenaristëve ... Për potencialin e aktorëve, as të mos flasim. Ky profil artistik ishte i njohur dhe i afirmuar.
Puna e xhiruesit nuk është një punë e thjeshtë teknike, siç mund t’i duket dikujt. Ajo është një punë krijuese tejet e “mprehtë”, ndër më të ndjeshmet, nga fusha e arteve vizuale.
Nisur nga kjo e vërtetë, ka kohë që është themeluar Çmimi i Madh, me të cilin nderohet Xhiruesi i Vitit, i cili mban emrin e kolegut, bashkëpunëtorit dhe mikut tim të shtrenjtë, Rudolf S.
Ndjesë pastë!
Këtu përfundonte tregimi i Gjyshit të nipërve të mirë, Adrienit dhe Jonit.
Tregimi ruhej mirë e mirë brenda kopërtinave të Ditarit të Gjyshit.
Burri im më la mua dhe fëmijët e mi për më shumë se 6 muaj, të gjitha shpresat u humbën. Mendova se nuk do ta takoja më kurrë burrin tim sepse ai më bllokoi në të gjitha rrjetet sociale që mund të përdorja për të arritur tek ai. Kjo më la të trishtuar dhe zemërthyer derisa takova Dr. Dawn. Tani, unë i shpjegova gjithçka dhe ajo më premtoi se gjithçka do të ishte mirë në 3 ditë, për habinë time, burri im thirri dhe filloi të lypte 3 ditë pas magjisë, tani burri im është kthyer në shtëpi dhe ai më trajton shumë mirë dhe ne jetoni të lumtur së bashku tani, kontaktoni atë për ndihmë:
AntwortenLöschen*nëse dëshironi për të dashurit tuaj.
*nëse doni të mbeteni shtatzënë.
*nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje.
*nëse doni një fuqi shpirtërore.
*nëse doni të ndaloni abortin.
Email: dawnacuna314@gmail.com {+2348032246310}