Bali HAXHIU |
NXËNËS TË DASHUR
-Për fëmijë-
Nxënës të dashur
Ju kur shkruani
Shkronjat brenda fjalës
Mos i humbëni.
Nëse një fjalë
Të gjitha shkronjat nuk ia vë
këtë s'do të ketë kuptim
Na del fjalë e re.
Të jemi të kujdesshëm
Mirë të mirë
Me disa koment
Po e dëshmojmë.
Fjala dorë, bëhet orë,
Fjala derë, bëhet erë,
Fjala mik, bëhet ik,
Fjala muri, bëhet uri,
Fjala pjeshkë, bëhet bjeshkë...
Shtator, 2024
E MENDOJA SI KOPSHT ME LULE
(I frymëzuar nga një ish nxënës imi)
Edhe unë si çdo i ri,
Gjermanisë ia kisha mësy,
E mendoja si kopsht me lule
Nuk e dija se shpirti do më vjen n'maje hynde.
Unë kur shkova në Gjermani,
Më mungonte familja, atdheu, kisha mërzi,
Nuk më doli ashtu siç e kisha paramenduar,
Një fjalë shqipe s'kisha me kë me ndërruar.
Atje ishte si në robëri,
Askush nuk të llogaritet për njeri,
Të dhemb shpirti nuk gjen rehati,
Je i huaj, nuk të do kush me të pa me sy.
I vetmuar pa askënd pranë, rroja,
Punë gjumë, n'banesë, tjetër s'bëja,
Një kafe nuk kisha me kënd me pirë,
Gjithmonë me stres, monotoni.
Nuk di ku vate, nuk gjeja qetësi,
Më shkoj mendja n'Kosovë me u kthye,
Këtu kam atdheun, familja, koha,
Këtu është gëzimi, parajsa, pasuria ime!
Gusht 2024