Seiten

Mittwoch, 28. November 2012

Fadil Curri: DATËLINDJA E FLAMURIT

 DATËLINDJA
E FLAMURIT

1.

Çdo vit në muajin nëntor
Bëhet në familje shumë lazdran
Thotë se në shtëpi është parësor
Është i fortë sa një vigan.

Thotë se është i madh sa një shtet.
Thotë se në saje të tij ne sot jemi gjallë,
Se është sa një nën(ë)tokë, nën(ë)qiell e det,
Thotë se këtë na e dhuroi me penë e pallë.

2.

Mos më urreni pse sot tejet I vogël jam,
Por do të rritem sërish, nëse ju nuk më pengoni,
Sepse ende trupin tim të merituar nuk e kam.
Ndaj, më ndihmoni që nesër më I madh të më doni.

I vogël e i madh duhet të më përkulen,
Sepse kam moshë me mileniume historie,
së cilës çdo vit e shekull duhet t’i shkruhen
nëpër letra e harta me madhësi gjeografie.

Unë kam shpatën e çlirimit - të Kastriotit,
Të frymës bashkuese në Arbërinë trime,
E kam bekimin për shpëtim - të Zotit
Të mos shuhet kurrë Shqiptaria ime.

E kam mandatin e trikohësisë sonë,
Që të kujtoj se i takojme të shenjtës tokë,
Prore e kam fuqinë e kumtit jehonë
Ta ruajmë shtatin tonë këmbë e kokë.

Di të ju rrëfej me guxim e krenari
Se si heronjtë e gjuhës së shqipes jetike
Në Manastir pajtuan me dije e burrëri.
Të shkruajnë të përbashkëtën e shenjtë shqipe.

Di të ju rrëfej për lindjen e Adem Jasharit
Për kryedhuntinë që i dha Perëndia
Që për mbrojtjen e nderit e tokës së të parit
Të flijohet gjaku, jeta, vetja plaku e fëmija.

Edhe diçka me rëndësi do të ju rrëfej sot,
Si në varrimin e mësuesit të dashur. Geci,
doli në skenë UÇK-ja si shpresë atë mot,
dhe na priu te liria që nuk ngeci, por eci.

3.

Ky fëmijë që çdo vit na mban ligjërata.
Për kombin, flamurin, gjuhën e tokën trime
Nga historitë e hapësirat e stërlashta,
Është lazdrani Flamur i shtëpisë sime.

Le të jetë mbret sot Flamuri, e zgjodhi lagjja jonë,
Le të na prijë kurdo e kudo edhe në dhjetor, …
Sepse ka emrin e bukur, - FLAMUR ia thonë
Dhe ka lindur pikërisht më 28 Nëntor.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen