Seiten

Samstag, 28. Juli 2012

Agim Metbala: XHAMPERI I KUQ




XHAMPERI I KUQ

- Mami, o mami!
- Urdhëro shpirt!
- Më ke premtuar që moti se do të më blesh një xhëmper.
- Po shpirt, të kam premtuar dhe që sot do shkojmë së bashku e të ta blejë.
Mami e Albi u nisën për në butik.
Rrugës vogëlushi kërcente si edhi nga gëzimi.
- Mami!
- Urdhëro pëllumbi i mamit!
- Xhëmperin e dua me ngjyrë të kuqe!


- Jo shpirt i mamit.Merr një ngjyrë kafe apo blu!
- Jo mami, jo! Dua të kuqin!
- Ama shpirt, nuk të përshtatet ngjyra e kuqe!
- Jo mami, dua të kuqen! – këmbëngul Albi.
- Ama shpirt, ngjyra e kuqe është për vajza, do të marrim një ngjyrë kafe ose blu! – ia kthen mami paksa duke ngritur zërin.
- Dua me ngjyrë të kuqe mami! – ia kthen Albi taman si duke e lutur.

- Nuk bënë, kupton? Dhe, mos u bë i mbrapsht! – ia kthen e ëma paksa e nervozuar.
- Mami, o mami! Edhe Vjosa shoqe ime e klasës ka xhamper me ngjyrë të kuqe! – ia kthenë Albi duke e ulur kokën.
Mami vuri buzën në gaz. Hyrën në butik, dhe Albit ia bleu xhamperin me ngjyrë të kuqe.
O, ta kishit parë Albin si e kaploi hareja.

Izet Abdyli: DHELPRA DHE UJKU



DHELPRA DHE UJKU

Ditë e net të tëra
Dhelpra po mendonte,
Ujkun dhëmbëmprehtë
Si ta likuidonte!

Pa humbur shumë kohë
Tek një krua shkoi,
Pas një kohe të shkurtër
Një gropë e thelloi.

Me shkarpa e gjethe
Kujdesshëm e mbuloi,
E bindur që ujku
Nuk do ta hetoi.

Me vrap pastaj
Te ujku shkoi,
Mish të freskët
Atij i premtoi.

Kur iu afruan gropës,
Dhelpra pak ndaloi,
Dhe papritur ujku
Thellë në të sharroi.

Dinakja dhelpër
Hareshëm nis të luante,
Duke tallur ujkun
Dhe me gurë e gjuante.

Por nuk vonoi shumë
Kjo lumturi iu tret,
I rrëshqiti këmba
Në gropë ra edhe vetë.

Më kot iu lut ujkut,
Por ai s’e mëshiroi,
Sa hap e mbyll sytë
Dhelprën e copëtoi.

Agim Metbala: DY RRËFENJËZA




DHËMBËT

- Gjysh!
- Urdhëro, lazdranI i gjyshit!
- Po më luan dhëmbi, gjysh! – e me dy gishtërinj të vegjël e lëvizë dhëmbin Albi i vogël.
- Eja të ta shoh, pëllumbi i gjyshit!
- Albi i afrohet gjyshit dhe duke e hap gojën. Gjyshi e kap dhëmbin me kujdes dhe filloi ta lëvizë djathtas e majtas, majtas e djathtas nga disa herë...
- Vërtet të lëvizë Albi, duhet ta nxjerrim!
- Jo, nuk dua, gjysh!
- Po, duhet, Albi. Ja, shihe këtë, është fare i krymbosur!
- Jo, nuk dua, gjysh! - këmbëngul Albi.
- Po, duhet, Albi. Kur ta nxjerrësh këtë, në vend të tij pastaj të del një dhëmb i ri dhe i fortë e me të mund të thyesh edhe arrat më të forta...
- Jo, nuk dua gjysh, dhe pikë!
- Po ti nuk je frikacak, trimi i gjyshit!
- Nuk jam gjysh, por prapë nuk dua!
- Duhet ta nxjerrësh, pëllumbi i gjyshit, se pastaj të del tjetri, i ri!
- E pse nuk të dalin ty gjysh dhëmbët e rinj?
Gjyshi përdredhi mustaqet e bardha:
- Mua m’i ka ngrënë Laroshi...
Gjyshi pastaj ngadalë, i sqaroi çdo gjë për dhëmbët...

 
 



BANESA E DHELPRËS

Atë ditë të bukur vere, babi e Albi u nisën për në gjueti.
Pas pak arritën në zabelin e Hamovcit. Albi ia vargonte pyetjet babit si rruazat. Ai e pyeti sa është i madh zabeli, si janë rritur lisat aq lart, pse dredhëzat e zabelit nuk janë të mëdha si ato në vetëshërbim... I parashtroi edhe shumë e shumë pyetje të tjera.
Duke ecur zabelit, hasën në strofullën e dhelprës.
- Babi, ç’është kjo gropë këtu?
- Strofulla e dhelprës! - i gjigjet babi.
- Ç’bën dhelpra aty, babi?
- Fle si ti, shpirti i babit!
- Atëherë nuk është strofull babi, por banesa e dhelprës!
Babi buzëqeshi, në shenjë miratimi, dhe së bashku me Albin, vazhduan të shëtisin zabelit e babi ngadalë ia sqaroi Albit fjalën BANESË...