Për ty baba Kur isha e vogël ti në prehër më mbaje, T’u hidhja në përqafim e sytë nga unë si ndaje. Në vend të vajzës ti më quaje djalë, Babë, të ëmbla ishin ku mi thoje ato fjalë! E unë si e vogël të përqafoja pa mbarim, E s’heshtja aspak përmallohesha me atë gëzim. Sa e lumtur jam baba kur ta dëgjoj atë zë Një ditë që s’të shohë vendi askund s’më nxë. Unë ty babai im çdo herë të mbaj në zemër, Sa e lumtur ndihem kur më thërret në emër. Askund në botë emër më të bukur nuk ka, Sesa kur të thërras ty në emër – BABA. Qyteti im Në atë lagje, në atë qytet, Këtu jetoj unë me gëzim, Edhe jeta këtu është më ndryshe, Në Vushtrri, në qytetin tim! Kopshti i fëmijëve
Aromë lulesh të bukura, Vije n ‘kopsht për mrekulli, Si xixëllonja vere lozin, Si engjëj ata fëmijë.
Sa mbledhin lule, E ca lozin me lodra, Zemra t ‘gëzohet kur t’i sheh, Të gjithë si vëllezër dhe motra.
Të buzëqeshur e të gëzuar, Ecin pa përtesë, Me prindër për dore të lumtur Në kopsht vijnë në çdo mëngjes. Xixëllonja Xixëllonjat fiken Porsa të lind djelli Edhe gjatë dite janë t'bukura Në tokë kur bijnë nga qielli Fshihen nën pemë Në tokë, gjethe e barë Gëzohen prapë kur vije nata Bëjnë shkëlqim prapë ato dritëbardhë Enzo Nuk e di nga te ja filloj Të shkruaj per ty nipi im Ku qdo fjal qe do ta dedikoj Rrjedh prej shpirtit tim. Te dua me ter qenjen time Te dua me ter ndjenjat e mia E ter zemra ime Thot Enzo ty te falet ter dashuria. Dashuria e trupit tim Qdo qast ne qdo koh Ti je engjulli im Nip i dashur mos harro.
FLAMURI Kemi një flamur, Me shqipen në mes, I kuq gjaku i dëshmorëve, Që u derdh çdoherë! Lum si ti shqiponjë, Që rri në flamur, Që prinë nëpër festa, Prinë edhe ne luftë. Me këtë flamur luftuan, Gjithë trimat me radhë, Me këtë do të bëjmë, Bashkimin kombëtar! LOJËS IA FAL BUZËQESHJET Lojës i fal ngapak dashuri, Prindërit t'i duam përgjithmonë! Lojës i fal rreze dielli, Rrugën e gëzimeve t'na e ndricojnë! Lojës ia fal buzëqeshjet,
Fëmijëri e lumtur të na shkoj! JANARI FITON GARËN Dimri i bardhë këtë vit Po bënte mrekulli, Sjell Vendim të prerë T’i vlerësoj muajt e tij. Nuk kaloj shumë kohë Dhe shkruan në fletore: - Do t’i testoj muajt Si në orë mësimore! Kishte ngritur pastaj Një juri me përvojë, Ta vlerësoj me vëmendje Çmimi kujt do t’i takoj. Krekoset dhjetori Mustaqet me borë: - Unë do sjell të ftohtin, Deri natën vonë! Ngritet në këmbë shkurti Pak më dredharak, Shpejt ndërhynë janari: - Rritu edhe pak! Jam unë i pari, Muaj i ftohtë dhe trim, Gjithmonë me mua Fillon i mbarë një vit! Dhe shkurt tekanjozi Plot mllef e mëri, Që ta dëshmoj forcën, Ngrinë mal e vërri. Ç’të bënte dimri, Vallë, si t’i notonte, Nga tre muajt e tij Kush dhjetën meritonte? Me shumë mund juria, Nga bora dhe akulli Fitues të kësaj stine Njëzëri shpall janarin! BREDHI I VITIT TË RI Qajnë bredhat në male Derdhin lotët si shi, Janë trishtuar shumë: - Erdhi Viti i Ri! Kanë hall t'madh sa bjeshka, - Kujt t'i ankohemi vallë? Kaq vite u rritëm, T’na presin për një natë? Babadimri mjekërbardhë Zbret në fusha e bregore, Të gjithë bredhat e bjeshkës I qeras me akullore! - Mos keni frikë këtej në male, Festoni të lirë që nga kjo ditë! Punëtorët e vyer të qytetit
Bëjnë bredha në fabrikë POEZI NGATRRESTARE Nisemi për në shkollë Bashkë me shokët e klasës, Duke biseduar gjatë Për mësimet e radhës. Fillon orën e parë mësuesja, Kishim gjuhë amtare, Mua më vajti mendja Të dal për dritare! Nuk kisha bërë detyrat Që kishim për këtë orë, Gjatë pushimit të javës Libër s’preka me dorë! Edhe në orën e radhës, Kishim matematikë, Mësuesja na përcillte, Kush nga ora do t’ikë! Kurreshtare për lëshimet E klasës sonë përtace, Mësuesja na këshilloi, Kësaj pune si t’i gjendet ilaçi! Me të mbaruar ora, Njëzëri u zotuam tok: - Mësimeve do t’ua japim hakun! Detyrat s’i harrojmë dot! Ndonëse kjo poezi na doli Paksa ngatrrestare, Na ndihmoi gjithë klasën