Mittwoch, 27. Juni 2012

Kujtim Stojku: PËRRALLAT E FËMIJËRISË

 
PËRRALLAT E FËMIJËRISË

Përrallat e fëmijërisë sëbashku me zërin e gjyshes
Dhe sot që m’kanë dalë thinjat m’ndjekin nga pas
Riza e bardhë, me furkën duke tjerrë i shkëlqenin dritat e syve
Përralla fillonte, përralla mbaronte me t’bukurin fund të saj.

Përhumbeshim pas tregimit t’magjishëm t’përrallave
Heronjëve që çanin dheun, që fluturonin si shqiponjë
Me përrallat e gjyshes shëtisnim përmes ëndrallave
Sa herë heronjtë vriteshin, ringriheshin, ata gjithmonë fitojnë.

Me këto përralla edhe sot flasim si dikur buzë oxhakut
Kalërojmë me to duke i rënë mes përmes parajsës
Përrallat e moçme përkundeshin n’gjoksin e gjyshes
Dhe sot që ka vdekur, heronjtë e saj ngrihen nga dheu e flasin.

Ata flasin vazhdimisht duke u përkundur n’djepin e lashtësisë
Përmes heronjëve që do të bëheshin heronj askush nuk e dinte
Përrallat e gjyshes ishin leksioni i parë i fëmijërisë
Përralla anë më anë dheut pa u lodhur na shpinte.

Prisnim me padurim që ajo të fillonte
Duke qenë dhe mos qenë dikur në një kohë
Qepallat na mbylleshin, përralla vazhdonte
Gjyshja është shkrirë njësh me përrallat
Bashkë me heronjtë e tyre, ajo endet nëpër botë.

Montag, 25. Juni 2012

Poezi nga Rrahim Sadiku

 
Shqipëria zonjë e madhe
 
Janë shumë trima të përkorë,
me flamur të kuq në dorë,
që na u nisën për në Vlorë,
Shqipërisë zonjë t’i vënë kurorë…

Dhe ja tashti e 100 vjet
Shqipëria zonjë e madhe
lule mbi Ballkan e botë
për bashkim këngës ia thotë…
 
 
 
 
 
Në Krujë

Erdhe nga erdhe,
Kur je në Krujë,
Je me Skenderbeun,
Që është histori shqiptare
E botërore,
Andaj këtu
Kush nuk ndjehet i huaj!
 
 
 
 
 
Shqiponja

Lepurushi veshllapushi
u nis nëpër udhëtime,
nuk mbërrini dot kund,
e shoqëruan vetëm pësime...

I lodhur buzë një breu
dëgjoi do minj e miusha,
secili dukej plot mend,
secilit i qeshte buza...

“Kjo shqiponja vetmitare
si duron, ashtu, vallë,
me ditë e ditë të tëra
sillet qiellit vërdallë...

e ne këndej kënaqemi
zhurmojmë gjithnjë kudo
nuk ka rrezik të biem,
në tokë jemi kurdo!...”

Po fliste një mi miosh
veten e quante bukurosh,
edhe arrgnat ishte mjaft,
se kokën e kishte bosh.

Një mi urtak tutje
e dëgjonte plot qetësi,
dikur u mbush kupa
lehta shkoi bri tij:

“Madhështia miku im
nuk është zhurmë e turmë,
ku arrin, çka sheh shqiponja,
nuk arrijmë kurrë ti e unë....

Madhështia kushton
paguhet me vuajtje e vetmi,
prandaj është e rrallë në botë
e denj për rrespek e dashuri...

Në botë ka miliona gjallesa,
që hanë, pijnë e gëzojnë
por, një mbatet e paarritshme:
ajo është zonja shqiponjë...

Asaj i shkojnë vërsuljet,
asaj i shkon qetësia,
asaj turma ia prish rendin,
ditët ia mbulon madhështia...”
 
 
 
 
 
Po qeshet Daorsa

Po qeshet Daorsa,
po qeshet natyra,
bukuri pranvere,
tërë ngjyra-ngjyra...
bukuri pranvere,
bukuri pa fund,
sikur kjo qeshje
në botë nuk ka kund...
 
 
 
 
 
 
Poezia

Vjen nga dikah
i thonë frymëzim,
letra e bardhë
ik gjumi im...

Më thotë babai:
koha për gjumë,
nëna shqetësohet:
je lodhur shumë!

As mendja s’ju shkon
se unë, vogëlushi,
i kam do ide
që s’i ka askushi!

Unë shoh tjetër,
në tokë e qiell,
shpesh shoh top loje
nuk shoh fare diell...

Epo... edhe u lodha...
Kjo poezia e lodhshme,
gjumi ja, po troket...
me do ëndrra të bollshme...
 
 
 
 
 
Unë e gjyshi

Gjyshi thotë:
kur prishet fusha,
rrezikohet gusha!

Unë e them
me plot gojën:
mos na e prishni lojën!
 
 
 
 
 
Zë i foshnjës

Thonë edhe qielli vallëzon nga gëzimi
Kur zë i foshnjës jehon shtëpisë
Zemrat e familjarëve me shend mbushen
E dyert i hapen këngës, gëzimit, lumturisë...
 
 
 
 
 
Kur këndojnë fëmijët

Kur këndojnë fëmijët
pranvera bëhet cicërimë,
vashat bëhen lule
e lulet kthehen në vasha

e vera bëhet liqen
e në të derdhet gjelbrimi
me frytet e jetës

vjersha bëhet aromë
e përshkon rrugët
e freskon dashuritë

dimrit i ndalet acari
zemrat krejt qeshje
e bardhësi
e këngë...

orët e bardha dalin nga përrallat.
 
 
 
 
 
 
Fuqia e buzëqeshjes

Çupa niset për në diku,
e merr vrapin me shikim!
Për shpejtësi mos e pyesni,
nuk e matë me aparaturë,
ajo nuk di matematikë,
ajo nuk ka mësuar ende fizikë!
Ajo njeh krejt çka sheh
Dhe masë e ka besimin
Dhe fuqi e ka buzëqeshjen
Prandaj arrin kudo
Dhe çdo gjë e bënë të sajën
Me dukjen tërë gaz
Me zërin cicërimë
Ma mirësinë pa kufi…
Ja ajo shkoi e erdhi nga hëna
Dhe mund të niset përsëri…
Përsëri…
 
 
 
 
 
 
Bretkoca e pilivesa

- Cila je ti?
- Jam bretkoca!
- Me profesion?!
- Kam dy muaj në pension.
- Vendbanimi?
- Në kënetë.
- Ke parë liqen? Ke parë det?
- Uh, ç’më thua!? S’janë për mua.
- Pse oj mike?
- Kanë rreziqe!
- Kush ta tha gjithë këtë rren?!
- Lepurushi që s’gënjen.
- Qenka tallur ori mike...
Pak më parë nga kush ike?
- Nga një hije.
- E ndonjë fëmije?!
- Më duket po.
- Pse, ai të do!
- S’kam besim, është shumë trim!
- Po nga unë a ke frikë?
- Ti je e mirë, nuk je e ligë!
- Si më njeh?!
- Syri sheh.
- Kush jam pra?
- Pilivesa...
- Më njohe vërtet, besa...
- ... Tungjatjeta... kam nipin në gjumë...

Redona Alshiqi: MAMI IM


 MAMI IM

Mamin tim shumë e dua,
dhe ajo më do mua,
ç' do herë më përkëdhel
sa herë që jam pranë.

Ajo është shumë e dashur
dhe është zemërgjërë,
që gjithëmonë i qesh buza
kur unë mire mësoj.

Ajo është si vera e mirë,
që shëndritë në natyrë,
dhe unë vetëm n’ate mendoj
se ajo është mami im.
 
 
Shkruar nga Redona Alshiqi
Otto Glöckschule VS 12 kl. 3b
Përgatiti për publikim: Izri Rexha

Hyrmet Beluli: DUA TË MARRË PESA

DUA TË MARRË PESA

Si nxënës që jam
shumë dëshirë kam
që të shkruaj e lexoj
gjëra të reja të mësoj.

Për të marrë pesa
dua të jam i vyshëm
që në fund të vitit
të kaloj shkëlqyeshëm.
_________
Shkruar nga nxënësi Hyrmet Beluli
Hauptschule 1 Perg, Kl. 4
Përgatiti për botim: Izri Rexha

Sami Islami: KLEA


KLEA

Mbesa ime e vogël
Nur i bukurisë
Kur qeshet ajo
I jep dritë shtëpisë!

Kur zgjohet nga gjumi
Gjithnjë shend e verë
I ndriçon fytyra e vogël
Si dielli në pranverë!

Tani kur filloi të flasë
Kur “gjys” nisë t’ më thotë
S’ka kënaqësi më t’madhe
Për mua në këtë botë!

Shpesh kur i ofroj dorën
e refuzon me të shpejtë
Sikur do të më thotë:
“Jam rritë, tash eci vetë”

Po ta shohësh tani
Ne qerdhe kur e çoj
Le qe ecën vetë,
Po di dhe të vrapojë!


Sami ISLAMI

Londër , 15.06.2012