KUR SHKREP DIELLI
Kur shkrep dielli ne agim
Neper bjeshke e bregore
Siper shkolles,mes fshatit tim
Shkrep se pari mbi permendore.
Permendorja e lirise
Ketu ne Alpe,ne keto ane
Flet ne emer te historise
Kujton trimat partizane.
Kur shkrep dielli ne agim
S’pari leshon rrezet mbi ne
Lapidary ne fshatim tim
Me e madherishma epope.
VOGELUSHIT KOSOVAR
( te gjithe femijeve te Kosoves qe me gjakun
E njome vaditen bozhuret e thara te tokes meme)
Gjak te njome vaditur toka
Qielli I zymte mbi Kosovei
Mbush me tanke e mbush me topa
Gjaku derdhet si Valbone.
Vogelushit te vogel tre vjecar
Enderrat iu veniten ne mes
Me bresheri plumbash dum-dum
Rriten ia ndane nje mengjes.
Gjaku I vogelushit kosovar
Ylber u be mbi male
Ai cele cdo pranvere bozhure
Ne Kosoven legjendare.
PSE KRENOHEN BJESHKET
Kush lufton ne male
Te shpelle e Dragobise
Nje burre shtatvigan
Ne krye te vegjelise.
Dite marsi ish
Acar e suferine
Bora neper lugje
Kallkan ish ngrire.
Baca nuk dorezohet
Me trimat malesore
Heronjte luftojne te shpella
Me arme shternguar ne dore.
Pse krenohen malet
Kur pushket kercasin
Baca bashke me trimat
Qellojne permbi hasmin.
Pse krenohen bjeshket
Malet e rudinat
Se malesise mbare
Trimeri I japin trimat.
BACE ANTONIT
Ne moshe te thyer
E zemer te re
Trimi Anton ceta
Si nje Promete
Udheton Kosoves
Krahine ne krahine
Pajton plaget e vjetra
Vellazeron Dardanine.
Fale djali te qofte
O Anton Ceta
Buurave te Kosoves
U riperterihet jeta.
Dardania kreshnike
Bacen pershendet
Kosova martire
N’funshekullin e njezetë.
1.
POROSIA E QERSHISE
Nje pranvere femijet
I qortoi qershia,
S’u lë me te hani
Ju kokrrat e mia.
Qershia u pat thene,
Pranveren e kaluar,
Mos thyeni deget
Se s’kam per te prodhuar.
Femijet e thuren
Qershine ne vjeshte,
Me kokrra kuqloshe,
U mbush kete pranvere.
2. NE FOLEZE TE KENGES
Kenga nga zemra ,
Si zog ciceron;
Nga zemra del,
Tek zemrat shkon.
Ne cdo stine te vitit,
Ajo ka folezen,
Pranverave bujare
Shtruar mban tryezen.
3. MEMEDHE – ATDHE
Jane dy fjale,
Eshte nje emer,
Prane i kemi
Ne cdo zemer.
Eshte nje fjale,
Eshte nje emer,
Thelle ndodhet
Ne cdo zemer.
4. I THERISTE PRANVERA
Nga dritarja e dhomes,
Ku flinte Visari,
Erdhi gushkuqi,
U ul te shtrati.
Nga gjumi u zgjua,
Zogun pa prane tij;
Visi shume u gezua,
U vesh me shpejtesi.
Lulemollet ne oborr,
Koloviteshin nga era,
Zogun dhe Visarin,
I theriste pranvera.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen