Samstag, 28. Juli 2012

Agim Metbala: DY RRËFENJËZA




DHËMBËT

- Gjysh!
- Urdhëro, lazdranI i gjyshit!
- Po më luan dhëmbi, gjysh! – e me dy gishtërinj të vegjël e lëvizë dhëmbin Albi i vogël.
- Eja të ta shoh, pëllumbi i gjyshit!
- Albi i afrohet gjyshit dhe duke e hap gojën. Gjyshi e kap dhëmbin me kujdes dhe filloi ta lëvizë djathtas e majtas, majtas e djathtas nga disa herë...
- Vërtet të lëvizë Albi, duhet ta nxjerrim!
- Jo, nuk dua, gjysh!
- Po, duhet, Albi. Ja, shihe këtë, është fare i krymbosur!
- Jo, nuk dua, gjysh! - këmbëngul Albi.
- Po, duhet, Albi. Kur ta nxjerrësh këtë, në vend të tij pastaj të del një dhëmb i ri dhe i fortë e me të mund të thyesh edhe arrat më të forta...
- Jo, nuk dua gjysh, dhe pikë!
- Po ti nuk je frikacak, trimi i gjyshit!
- Nuk jam gjysh, por prapë nuk dua!
- Duhet ta nxjerrësh, pëllumbi i gjyshit, se pastaj të del tjetri, i ri!
- E pse nuk të dalin ty gjysh dhëmbët e rinj?
Gjyshi përdredhi mustaqet e bardha:
- Mua m’i ka ngrënë Laroshi...
Gjyshi pastaj ngadalë, i sqaroi çdo gjë për dhëmbët...

 
 



BANESA E DHELPRËS

Atë ditë të bukur vere, babi e Albi u nisën për në gjueti.
Pas pak arritën në zabelin e Hamovcit. Albi ia vargonte pyetjet babit si rruazat. Ai e pyeti sa është i madh zabeli, si janë rritur lisat aq lart, pse dredhëzat e zabelit nuk janë të mëdha si ato në vetëshërbim... I parashtroi edhe shumë e shumë pyetje të tjera.
Duke ecur zabelit, hasën në strofullën e dhelprës.
- Babi, ç’është kjo gropë këtu?
- Strofulla e dhelprës! - i gjigjet babi.
- Ç’bën dhelpra aty, babi?
- Fle si ti, shpirti i babit!
- Atëherë nuk është strofull babi, por banesa e dhelprës!
Babi buzëqeshi, në shenjë miratimi, dhe së bashku me Albin, vazhduan të shëtisin zabelit e babi ngadalë ia sqaroi Albit fjalën BANESË...

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen