Freitag, 26. April 2013

Halil Xani: GJYSHI HILEQAR


GJYSHI HILEQAR

Gjyshi u bën hile
Nipave në kurbet
A tregohen përrallat
Veç me internet

Ai s’mund të shkojë
Te nipat larg atje
Sepse është i lidhur
Nyje me atdhe.

E kur vijnë pushimet
Gjallërohet oborri
Gjyshi nuk pin barna
Nuk i duhet doktori.

Gjyshi edhe nipat
Orët i numërojnë
Të dy palët habiten
Ditët shpejt kalojnë.

Pastaj prapë vjen çasti-
Momenti më i vështirë
Ndahen gjysh e nipa
Me një LAMTUMIRË..

POLAC, 26.4.2013 (10.39)

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen