FËMIJA
DHE BLETA
Psa
vjen pranvera,
Zgjohesh
pa përtesë.Nga shkon ti, moj, bletë,
Herët në mëngjes ?
-
Shkoj lule më lule,
Bar
edhe më bar,Që të mbledh nga to,
Të ëmblin nektar.
-
O i dashur fëmijë,
A
s’ më thua ti,Si e kalon kohën,
Unë dua ta di?
Edhe
unë, moj, bletë,
Kohën
kot s’ e çojShkoj në bibliotekë,
Atje të mësoj.
Të
lexoj shumë libra,
Një
orë e më parë,Që kur të rritem,
Të bëhem dijetar.
1980
DASARETI
NË MUZE
Kishte
dëgjuar Dasareti,
Për
bishat në mal,Po, ujkun dhe ariun,
Ai s’ i kishte parë!
Kapur
dorë për dore,
Me
gjyshin e vet.Në muze shkuan,
Aty në qytet.
Posa
hyn te dera,
Ariu
në ballë.- Shiko, shiko gjysh,
Ariu i gjallë!
-
Jo i tha gjyshi:
-
Jeta e tij është sosur.Ky ari që sheh,
Është i shpirtosur.
-
Shikoje këndej,
Ujkun
grabitqar.Një qengj të vogël,
Ai e ka marrë!
-
Ku jetojnë o gjysh,
Sot
këto bisha?- Atje lart në mal,
Ku është plot me pisha.
Cili
është ky shpend,
Emrin
si ia thonë?Që unë s’ e kam parë,
Këtë në fushën tonë?
Pse
e thatë kënetën,
S’
patët pak mëkat?Që i keni zhdukur ,
Këta zogj të ngratë!
Zuri
t’ i sqarojë,
Gjyshi
me ngadalë.Pse e kishin tharë,
Gjithë atë moçal!
Nga
kjo kënetë,
Kemi
vuajtur shumë.S’ kemi vënë në sy,
Asnjë pikë gjumë!
Sot
nga kjo kënetë,
Dëgjo
DasaretMbushim hambarët,
Plot me bereqet
Nëntor, 1988
QERSHIA
DHE MANI
Krenohet
qershia,
Maji
kur del.Kokrra me mijëra,
Njeriu më vjel.
Nga
të gjitha pemët,
Më
e para bëhem,Thoni ju, o fëmijë,
Pse të mos krenohem?
Unë
kam bërë,
Shumë
kalavesh,T’i mbani ju,
Si vathë në vesh.
Kur
dëgjoi mani,
Të
gjitha këto,I tha qershisë:
- Mos u kreno!
E
para bëhesh,
Nga
të gjithë ne.Po, më e mirë,
Se neve s’ je!
Kokrrat
e mia,
Si
mjaltë janë.Fëmijët ato,
Me lezet i hanë.
1980
FOLEJA
E DALLËNDYSHES
Te
shtëpia ime,
Aty
në një qosh.Dallëndyshja trime,
Ka lënë shtrofkën bosh.
Kur
do të vijë pranvera,
Do
të kthehet pastaj.Si vitet tjera,
Në folenë e saj.
1979
KOSËTARI
(Kushtuar
babait)
Pikë
e vapës në qershor,
Është
ditë për ditë.Djersët i shkojnë palë-palë,
Livadhin kur kosit!
Kosën
në dorë,
tërë
ditën do ta mbaj.I hedh shtullungat e barit,
dielli që t’i thaj!
Kur
kosa nuk pret më,
ulet
mbi bar, e kalits’kërkon hie po në diell,
ky – thotë – më rrezit.
Kështu
kalitet kosa
More
çunak.Fillon t’i bie me çekiç
Tik-tak, tik-tak!
Në
mbrëmje i lodhur
kur
dielli do perëndojë,Merr veglat dhe kosën
shkon në shtëpi të pushojë!
E
DUA...
E
dua nënën,
Që
më pastron.E dua babain,
Që më mëson.
E
dua motrën,
Se
me të shkruaj.E dua vëllanë,
Se me të luaj.
E
dua gjyshen,
Që
më ledhaton,E dua gjyshin,
Që ngjarje më tregon.
Më
rrëfen për luftërat,
Dhe
për Skënderbenë.Më mëson të dua,
Lirinë dhe atdhenë.
1978
E
RRITA NJË LULE
E
rrita një lule,
Në
saksi prej druri,Mu te dhoma ime ,
E kam var te muri.
Kujdesem
për të,
Dhe
e nxjerr në dritë.Sa herë që do ujë,
Unë e vadit.
E
rrita një lule,
Moj
shoqe Urime,Që t’ ia uroj 8 marsin
Mësueses sime.
1981
VOGËLUSHJA
IME
Vogëlushja
ime,
Nga
shkoj më vjen pas.Ajo është e vogël,
Dhe pak di të flas’.
Kur
i hahet dhe i pihet,
Thërret
mama,ma...Kush s’ di gjuhën e fëmijëve,
Nuk e di se ç’ tha.
Do
të shëtitë,
Të
merr për dore – shko.Se fillon të qajë,
E pastaj, s’ të do!
Vogëlushja
ime,
Mua
më do shumë.Kur sheh ndonjë ëndërr,
Qan e qesh në gjumë.
1985
TEZJA
IME PJEK GËSHTENJA
Te
tezja shkova,
Një
ditë nëntori,kur piqte gështenja,
Ajo më mori.
Aty
te oxhaku,
Kishte
ura druri.E një perosti,
Mbi to ajo vuri.
Përmbi
të dhe shoshën,
Me
skaje të nxira.- Këtu piqen – tha –
Gështenja të mira.
Kjo
tezja ime,
Është
një plakë,Po, gështenjat,
I pjek për merak.
1978
PRANË
BABAIT NË BRONZ
(Kushtuar
Kolës djalit të Zef Lush Markut)
Pranë babait në bronz,
Që s’e njohu kurrë.
Afrohet
pranë bustit,
Babanë
e lëmon.Leonora e gëzuar,
Një vjershë reciton.
Luftove
armikun,
S’
durove gjithë ato krime.Qëndro baba krenar,
Në Gjakovën trime.
1982
NUK
JE VETË!
Kameleon
që ndërron ngjyrë,
Ke
njeriun shok të mirë.
Kameleon
në këtë jetë,
Lara-lara
nuk je vetë.
Mik
të mirë e të dëlirë,
Ke
njeriun që ndërron fytyrë.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen