Hasan Hasani
AJKUNA E RUGOVËS
Kush me shtiza e jataganë
Kush me pushkë, kush me topa,
Po përvidhen grykës shkëmbit
Të përgjumur e rënduar koka.
Kjo kolonë e gjatë e gjatë
E dridh grykën në të gdhirë,
Kuaj, topa dhe ushtarë
Pashallarë e shumë vezirë.
Ecin t´lodhur e t´dërmuar
Muaj e javë u ikin rend,
Nga Stambolli për Rugovë —
Urdhrin ta çojnë në vend.
I mahniti bukuria
Vezirë e pashallarë,
Kroje, lisa e tëbana
Bjeshkët plot me barë.
Ecin grykës s´gurtë
Këmbësorë e kuaj;
Grykës legjendare
Shkel këmbë e huaj.
Të përgjumur n´ëndrra
ëndërronin Stambollin,
Aja Sofinë, Bosforin
Dhe larg Anadollin.
Ç´është kjo grykë ushtarë?
Ç´janë këto shpella vezirë?
Kush jeton në këta shkrepa?
Pse vallë zemra m´u ka ngrirë?!
Kështu belbëzoi Jashar pashai
Duke pri në ballë t´ushtrisë.
Iu duk Hajla e zu përfundi
Si luani i tërbuar urisë...
— Këtu jetojnë pashë, rugovasit
Që s´dëgjojnë, s´japin haraç;
Por me urdhër të padishahut
Do t´i këpusim sot në gërbaç!
Kur dëgjoi Rugova
Burrat mustaqezi,
Dolën n´log kuvendi
Pleq, gra dhe fëmi´.
Rrëshqitën nëpër lugje
N´për gryka, ograje,
N´për mezare malesh
N´për rrëpina, shullaje.
U tubuan në kreshtë
Tok me besa-besë,
Përballë me armikun
Rugovasi të vdesë.
Se ç´i zunë të gjithë pusitë
Këta malësorë shallëbardhë,
Duke pritur shallvarkuqin
Grykës ngushtë duke ardhë...
Kush me kosa, me sopata
Por më shumë me maliherë,
Gra e fëmijë hipur mbi thepa —
Mbi ushtarë bjeshka të bjerë.
Të gjithë: gra, fëmijë e burra
Zunë pusi përballë rrezikut:
Se ç´ia kthyen shpinën shkëmbit
Se ç´i hapën gjoks armikut...
T´ngarkuara mushkat
Se ç´u ndalën n´grykë.
Ushtarët u çmeritën
Nuk di kush kah t´ikë.
Rrëshqitën gurë
Nga majat mbi ta;
— Prite Mustafë Sejden
Burra, fëmijë e gra!
Bërtet Sokol Haxha
Tali i Shpend Hykës,
Si gjarpër i plagosur
Kthen ushtria grykës.
Rëndë e rëndë gjëmon bjeshka
Lugut lumi gurgullon...
Ç´kanë vezirë e pashallarë?
Ç´kanë xhelatët? Ç´po kërcëllon!
Dikur vonë kur zbriti muzgu
Lart mbi kodër ra boria;
T´rraskapitur deri n´eshtra
Nis e mblidhet tërë ushtria.
Se ç´po e hanë veten vezirët
T´mbushur plot e përplot turp;
Bie kamxhiku mbi ushtarë
Gjaku vrushkull del mbi trup.
85 Shtatë gra tërthores
Zbresin me bulere,
Te Kroi i Akullt pyesin:
— Ç´janë këto malihere?!
T´shëndetshme si vera
Faqet kuq si shegë,
Shtatin si bershetë —
Molla t´kuqe n´degë!
Kur i panë nizamët,
Fshehur ndër lisat,
U turrën pas tyre
Si pas grigjës bishat.
U tmerruan malësoret
Nga nizamët e padishahut,
Hapin thekën si drenushat
Buleret me ujë n´cep t´krahut.
Se ç´po vjen një zë nga shkëmbi
Thonë po çirret Bikë Alia:
— Largohu qen i Anadollit
S´jam unë kudër e Stambollit!
Kjo malësore prej Rugove Kush me shtiza e jataganë
Kush me pushkë, kush me topa,
Po përvidhen grykës shkëmbit
Të përgjumur e rënduar koka.
Kjo kolonë e gjatë e gjatë
E dridh grykën në të gdhirë,
Kuaj, topa dhe ushtarë
Pashallarë e shumë vezirë.
Ecin t´lodhur e t´dërmuar
Muaj e javë u ikin rend,
Nga Stambolli për Rugovë —
Urdhrin ta çojnë në vend.
I mahniti bukuria
Vezirë e pashallarë,
Kroje, lisa e tëbana
Bjeshkët plot me barë.
Ecin grykës s´gurtë
Këmbësorë e kuaj;
Grykës legjendare
Shkel këmbë e huaj.
Të përgjumur n´ëndrra
ëndërronin Stambollin,
Aja Sofinë, Bosforin
Dhe larg Anadollin.
Ç´është kjo grykë ushtarë?
Ç´janë këto shpella vezirë?
Kush jeton në këta shkrepa?
Pse vallë zemra m´u ka ngrirë?!
Kështu belbëzoi Jashar pashai
Duke pri në ballë t´ushtrisë.
Iu duk Hajla e zu përfundi
Si luani i tërbuar urisë...
— Këtu jetojnë pashë, rugovasit
Që s´dëgjojnë, s´japin haraç;
Por me urdhër të padishahut
Do t´i këpusim sot në gërbaç!
Kur dëgjoi Rugova
Burrat mustaqezi,
Dolën n´log kuvendi
Pleq, gra dhe fëmi´.
Rrëshqitën nëpër lugje
N´për gryka, ograje,
N´për mezare malesh
N´për rrëpina, shullaje.
U tubuan në kreshtë
Tok me besa-besë,
Përballë me armikun
Rugovasi të vdesë.
Se ç´i zunë të gjithë pusitë
Këta malësorë shallëbardhë,
Duke pritur shallvarkuqin
Grykës ngushtë duke ardhë...
Kush me kosa, me sopata
Por më shumë me maliherë,
Gra e fëmijë hipur mbi thepa —
Mbi ushtarë bjeshka të bjerë.
Të gjithë: gra, fëmijë e burra
Zunë pusi përballë rrezikut:
Se ç´ia kthyen shpinën shkëmbit
Se ç´i hapën gjoks armikut...
T´ngarkuara mushkat
Se ç´u ndalën n´grykë.
Ushtarët u çmeritën
Nuk di kush kah t´ikë.
Rrëshqitën gurë
Nga majat mbi ta;
— Prite Mustafë Sejden
Burra, fëmijë e gra!
Bërtet Sokol Haxha
Tali i Shpend Hykës,
Si gjarpër i plagosur
Kthen ushtria grykës.
Rëndë e rëndë gjëmon bjeshka
Lugut lumi gurgullon...
Ç´kanë vezirë e pashallarë?
Ç´kanë xhelatët? Ç´po kërcëllon!
Dikur vonë kur zbriti muzgu
Lart mbi kodër ra boria;
T´rraskapitur deri n´eshtra
Nis e mblidhet tërë ushtria.
Se ç´po e hanë veten vezirët
T´mbushur plot e përplot turp;
Bie kamxhiku mbi ushtarë
Gjaku vrushkull del mbi trup.
85 Shtatë gra tërthores
Zbresin me bulere,
Te Kroi i Akullt pyesin:
— Ç´janë këto malihere?!
T´shëndetshme si vera
Faqet kuq si shegë,
Shtatin si bershetë —
Molla t´kuqe n´degë!
Kur i panë nizamët,
Fshehur ndër lisat,
U turrën pas tyre
Si pas grigjës bishat.
U tmerruan malësoret
Nga nizamët e padishahut,
Hapin thekën si drenushat
Buleret me ujë n´cep t´krahut.
Se ç´po vjen një zë nga shkëmbi
Thonë po çirret Bikë Alia:
— Largohu qen i Anadollit
S´jam unë kudër e Stambollit!
Si Ajkuna pret me shpatë,
Nder i shkrepave, gjak Kosove
Mbi nizamë me sopatë.
Ba boria mbi një shkëmb
Tubohet tërë ushtria,
Vezirë e pashallarë
Turpshëm kthejnë në shtëpia.
Ndriti ylli për mbi shkrepa
I një vashe malësore,
Heroine Bikë Alia —
Gufon kënga në mezore.
Thonë qe grua, kush thotë çikë
Gjaku rrodhi mbi pojatë...
Bikë Alia prej Rugove
Shtatë nizamë i preu m´sopatë!
AT E BIR NË ÇETË
— Ku vete baba Metë,
Ku vete, më trego?
Pse më le t´vetmuar,
Do vij me ty kudo!
— Je i vogël, biri im
Të ngjitesh nëpër male,
... N´për shkarpa e boriga
Me çetën e plakut Tale!
Nëna pak e vrënjtur
Si reja kur derdh shi:
— Kudo vete, biro,
Biri i nënës syzi?
Ati para, i biri prapa
Ngjiten dalngadale,
15 Në pyllin me lajthi
Kah çeta e plakut Tale.
Bie bora, fryn veriu
Fytyrën si brisk pret,
Voglushi kokëmbështjellë
Mbas Met´ Kodrës nget.
— Mirë se vini n´çetën tonë
Ju, o trima — at e bir!
Partizanët buzagaz
Vështrojnë Musën plot hir´.
Ulur perreth zjarrit
Atij zjarrit t´madh,
Vaknin duart, bisedonin —
Rojet poshtë n´livadh.
Plaku Tale nxuar nga torba
Një bluzë e pantallona,
Një plis me yll të kuq
— Kështu duhet maleve tona!
Voglushi i shqetësuar
Vështron dyfeqet qetë,
Një e qeshur mbuloi togun:
— Edhe për ty pushkë do t´ketë!
Vazhdon çeta nëpër pyll
Nëpër gryka e borika,
Pryn veriu, bora ngrin
Askush s´di ç´është frika.
Atje n´sukë shihen zjarre
Ku gjermanët duart ngrohin,
Me ballistët kuvendonin
Për zot t´vendit kë të njohin.
— Ngadalë, shokë, me maturi
Ato zjarre t´i rrethojmë.
Musë Met´ Kodra, ti me mua,
Ato çeta t´i shkat´rrojmë!
Mbas gurëve në një pritë
Mbas lisave të gjatë,
Pritnin plakun Tale
Dyfekut t´i japë flakë.
Tym e zjarr nga tytat
Gryka se ç´u mbush,
Bomba, pushkë e bajoneta
Pyllin djegin prush.
Plumbat fishkëllojnë pyllit
Tyta me tytë piqen,
Bjeshkë e gurë se ç´lëkunden
Armiqtë ngadalë ndiqen.
Mbas fashitjes s´zjarrit
Tubohen lart n´një breg,
Musë voglushi çmeritet:
Ushtarë nxjerr çdo shteg.
Tale në krye t´çetës
Mato Lisi me shokë,
Kthenin faqebardhë
Fitimtarë mbi bokë.
Voglushi hapi sytë
Mos është ëndërr vallë,
Në çetën e Mato Lisit
Dy vajza me yll në ballë.
— Dëgjoni, shokë e trima,
Të bredhim pakëz dheut,
Të shohim kush ka mbetur
Theror për diell t´atdheut!
Një nga një të vrarët
N´lendinë i renditnin,
Fytyrat pakëz në gaz —
Plagët n´trup u ndritnin.
Heshtas te plaku Tale
Met´ Kodrën se ç´e shtrinë.
Musës iu drodh buza
I heshtur mbet n´lendinë.
Ngadalë u kërrus vocrraku
Babanë e puthi n´ball:
— Nderove, baba, atdheun
T´kujtoj gjithnjë me mall!
Dyfekun e Met´ Kodrës
Krahëve t´vet e ngjeshi:
— Ja, koha erdh për këtë!
Në sytë e plakut ndeshi...
E përgëzuan shokët
Partizanin e vogël,
Heu, Musë Met´ Kodra
Që dukej sa një gogël.
Luftë e ashpër vazhdoi
N´për male, curra, brigje,
Armikun duke ndjekur
N´për ograja e shtigje.
Kudo malet u mbushën
Me këngë e partizanë,
Mbi kësulat e tyre ndrit
Yll, drapër e çekan...
Një ditë dhe plaku Tale
Ra nga dorë tradhtari,
Mbi një shteg korie
Kur m´syu shigjetë i pari.
N´pranverë Musë Kodra
Ktheu te e dashura nënë,
Ajo ia puthi sytë:
— Babanë ku e ke lënë?
Shpirtin diç ia nxehu,
Kujtoi babanë e vrarë;
Buzën pakëz në gaz
Si lule e fshehur n´arë.
— Nëno, ne krenohemi,
E kujton brezi i ri;
Babai ra dëshmor
Maleve për liri!
GJYSHI DHE NIPI
Nga kryeqyteti
Për në Dukagjin,
Niset Lim vocrraku
Andej kah lumi Drin.
Atje n´fshatin Pishë
Thellë në Malësi,
E pret gjyshi Malë
Në stacion të ri.
Ishte rrugë e gjatë
Për Limin që vjen,
Përmes Dukagjinit
Me autobus e tren.
Trengjati i zi
Ecte mes gjelbërimit,
Fushës së Kosovës
Rrafshit Dukagjinit.
Këput rrugë, lumenj,
Qyteza dhe fshatra,
Si bilbil kaltrosh
Lehtë ecën me flatra.
Me autobus urban
Kah fshati rrëshqet,
I gëzuar babagjyshi
Në stacion e pret.
— Babagjysh babloku
Thirri Lim vocrraku
Shumë të qenka zbardhur
Mjekrra e mustaku!
Gjyshi e përqafoi
Nipin ngadalë e qetë:
— Do kënaqesh verës
Do rritesh si bletë!
— Po po babagjysh
Këtu do të veroj,
Deri t´më thërrasë zilja
Me ty do t´pushoj!
N´mëngjez zgjohet Limi
Hap krahët lehtë,
Thith ajër të pastër
Këndshëm sikur bletë.
Vrapon drejt kroit
E pastron fytyrën,
Zemra i gufon
Kur sodit natyrën.
N´ketë rrezore mali
Fshati Pishë bleron,
Përroi qetë përbri
Natë e ditë zhurmon.
— Ki kujdes Blerim
Të përroi mos shko.
E di ç´e gjeti Memlin
Syshkruari im, biro?!
— Memli doli për t´lozur
Përroi e rrëmbeu!
Tërë fshati e qajtëm
Atë e mbuloi dheu...
E këshilloi gjyshi
Që ditën e parë —
Kujtimi për Memlin
I djeg këta fshatarë.
T´nesërmen në mëngjes
Tok me babagjyshin,
Dolën nga shtëpia
Fshatin ta shëtisin.
Nga lagjja në lagje
Brodhën poshtë e lart,
Ara e livadhe
Soditnin nga larg.
Vizituan shkollën
Shitoren, mbathtarin,
Bukëpjekësin, ëmbëltoren,
Më tutje rrojëtarin.
— Babagjysh i dashur
Ngjitem deri n´kodër,
Varrit të Memliut
T´ia dhuroj këtë lodër!
Shpatit të pjerrët
U ngjitën ngadalë,
Te një varr i ri
Të dy ishin ndalë.
— Ah Memli i dashur
Pse këtu pushon!
Erdha nga qyteti
Në lojë pse mungon!
Nga tufat me dele
Kodra se ç´u zbardh,
Pyelli jehoi thekshëm
Barinjtë vinin varg.
I tërë fshati poshtë
Para syve i loznin,
Antenat mbi kulla
Lagjet i zbukuronin.
Atje poshtë në xhade
Sirena fishkëlloi,
Autobus kuqaloshi
Në stacion ndaloi.
— A ke mujtë Blerim?
Mixha Musë i tha;
Po kthente nga ara
Me një shat n´krah!
— A është më mirë këtu
Apo n´kryeqytet?
Atje ka fabrika
Këtu traktori nget!
— Këtu është mrekulli
Ja fshati i gjelbëruar,
Shih si lodrojnë qengjat —
Tha Limi i gëzuar...
Sa shpejt iku vera
Këtu në fshatin Pishë,
U habit edhe Limi
Kujtimi e grishë.
Përruan e urrente
Ajr të pastër thithte,
Shëtiste brigje e kodra
Livadhe e rrahishte.
Shtatori kur trokiti
Me gjyshin u përshëndet.
Torbën vuri krahut
U nis për kryeqytet.
Nga kryeqyteti
Për në Dukagjin,
Niset Lim vocrraku
Andej kah lumi Drin.
Atje n´fshatin Pishë
Thellë në Malësi,
E pret gjyshi Malë
Në stacion të ri.
Ishte rrugë e gjatë
Për Limin që vjen,
Përmes Dukagjinit
Me autobus e tren.
Trengjati i zi
Ecte mes gjelbërimit,
Fushës së Kosovës
Rrafshit Dukagjinit.
Këput rrugë, lumenj,
Qyteza dhe fshatra,
Si bilbil kaltrosh
Lehtë ecën me flatra.
Me autobus urban
Kah fshati rrëshqet,
I gëzuar babagjyshi
Në stacion e pret.
— Babagjysh babloku
Thirri Lim vocrraku
Shumë të qenka zbardhur
Mjekrra e mustaku!
Gjyshi e përqafoi
Nipin ngadalë e qetë:
— Do kënaqesh verës
Do rritesh si bletë!
— Po po babagjysh
Këtu do të veroj,
Deri t´më thërrasë zilja
Me ty do t´pushoj!
N´mëngjez zgjohet Limi
Hap krahët lehtë,
Thith ajër të pastër
Këndshëm sikur bletë.
Vrapon drejt kroit
E pastron fytyrën,
Zemra i gufon
Kur sodit natyrën.
N´ketë rrezore mali
Fshati Pishë bleron,
Përroi qetë përbri
Natë e ditë zhurmon.
— Ki kujdes Blerim
Të përroi mos shko.
E di ç´e gjeti Memlin
Syshkruari im, biro?!
— Memli doli për t´lozur
Përroi e rrëmbeu!
Tërë fshati e qajtëm
Atë e mbuloi dheu...
E këshilloi gjyshi
Që ditën e parë —
Kujtimi për Memlin
I djeg këta fshatarë.
T´nesërmen në mëngjes
Tok me babagjyshin,
Dolën nga shtëpia
Fshatin ta shëtisin.
Nga lagjja në lagje
Brodhën poshtë e lart,
Ara e livadhe
Soditnin nga larg.
Vizituan shkollën
Shitoren, mbathtarin,
Bukëpjekësin, ëmbëltoren,
Më tutje rrojëtarin.
— Babagjysh i dashur
Ngjitem deri n´kodër,
Varrit të Memliut
T´ia dhuroj këtë lodër!
Shpatit të pjerrët
U ngjitën ngadalë,
Te një varr i ri
Të dy ishin ndalë.
— Ah Memli i dashur
Pse këtu pushon!
Erdha nga qyteti
Në lojë pse mungon!
Nga tufat me dele
Kodra se ç´u zbardh,
Pyelli jehoi thekshëm
Barinjtë vinin varg.
I tërë fshati poshtë
Para syve i loznin,
Antenat mbi kulla
Lagjet i zbukuronin.
Atje poshtë në xhade
Sirena fishkëlloi,
Autobus kuqaloshi
Në stacion ndaloi.
— A ke mujtë Blerim?
Mixha Musë i tha;
Po kthente nga ara
Me një shat n´krah!
— A është më mirë këtu
Apo n´kryeqytet?
Atje ka fabrika
Këtu traktori nget!
— Këtu është mrekulli
Ja fshati i gjelbëruar,
Shih si lodrojnë qengjat —
Tha Limi i gëzuar...
Sa shpejt iku vera
Këtu në fshatin Pishë,
U habit edhe Limi
Kujtimi e grishë.
Përruan e urrente
Ajr të pastër thithte,
Shëtiste brigje e kodra
Livadhe e rrahishte.
Shtatori kur trokiti
Me gjyshin u përshëndet.
Torbën vuri krahut
U nis për kryeqytet.
KËNGA IME
Shtatori plot shkëlqim
Kishte rënë mbi vreshta,
Portat e shkollave
Me zile i hapi vjeshta.
Tufa-tufa fëmijët
Me torba nën sqetull,
Duke hequr valle
Rrugët shkelnin n´vetull.
Me Fijen e Skënderin
Can voglushi i qeshur,
Vraponte kah shkolla
Torbën krahut ngjeshur.
Me kureshtje mësonte
Për botën e vjetër,
E nganjëherë
Diç shkruante n´letër.
Natën deri vonë
Rrinte në dritare,
Recitonte vargje
Tkëngës fitimtare.
Mësonte për babanë
N´luftërat partizane,
Triumfin e partisë
Mbi hordhitë gjermane.
Kur kthente nga shkolla
Me një lopë për laku,
N´për mezare e ferra
Këmbët shpesh përgjakun.
Në shtëpi kur kthehej
Nga ara o nga mali,
Nën n´derë e priste
— Korba, m´u lodh djali!
Bukën kur e shtronte
Në sofrën e bardhë:
Një fasulë të hollë
A një pjatë me dhallë.
Vitet ikën si lumë
Binarëve po tresin:
— Baba, sot në shkollë
E tregojnë suksesin.
Dhe atë ditë plaku
La parmendën n´arë;
Mustaku i buzëqeshi —
I biri doll i parë...
Kish varguar pesat
N´ditarin me kuti,
Si dikur që mbushte
Xhepat me lajthi.
Qytet i madh i dukej
Atëherë Gjakova,
Një malësori t´vogël
Nga jeta pa sprova.
S´ish mësuar me zhurmë
Njerëzish as makinash,
Rrugë t´mira asfalti
Parqeve që fishkëllon.
Nuk kish parë fabrika,
Sirenën që fishkëllon,
Ditëve të diela —
Klithje në stadion.
Motet kështu i ikën
Në fshat kthente rrallë,
N´gjiun e ngrohtë t´nënës
Ngadalë për t´u çmallë.
Një shok i fëmijërisë
E vështroi nga kodra
— Ku je, more Canë,
I harrove këto lodra!
Një tas tambël i solli
Nga delja bardhokë,
— Urdhëro, shok shkollar
Pi tambël n´këtë bokë!
— Shiko, i lumi Canë
Fshati si po ndërron,
Kemi ndërtuar shkollën,
Shpejt, po përparon.
— Rrymën elektrike
E futëm në kulla,
Fëmijët mësojnë me drië
Nuk luajnë më me pulla.
— E mbi ato pullaze
Shih sa shumë antena,
Dyzet televizorë
Qerre me sirena...
Po po, ecën vitet
Cani që burrëruar;
Thanë „është bërë i zoti"
Nga librat ka mësuar.
Gëzoheshin prindët
Më shumë nëna e ngratë,
Me pëshpëritje të ëmbëla
I thurte uratë.
Kur kthehej në shtëpi
E puthte e dashura nënë:
— Mos ke dalë n´gazetë,
Dikush na ka thënë?!
E babai kur ktheu
I lodhur, i dërmuar;
— A ke mujtë, bre bir,
Mësimi si t´ka shkuar?
Nëna ëmbël i foli
Ngadalë plakut t´vet:
— E vërtetë kish qenë —
Djali ynë n´gazetë!
Plaku e vështroi
Të birin me shikim,
Ndër buzë murmuriti:
— Nder për emrin tim!
Një ditë nga Dukagjini
Shkeli n´kryeqytet,
T´studjojë gjuhën e nënës
Dhe t´bëhej poet.
Të mësojë për De Radën
Naimin e Nolin,
Të rrijë me Esatin
A Dritëro Agollin...
Prapë gëzon me prindërit,
Më e bukur jeta:
Me fëmijët e vendlindjes
120 Nëpër vargjet e veta...
Shtatori plot shkëlqim
Kishte rënë mbi vreshta,
Portat e shkollave
Me zile i hapi vjeshta.
Tufa-tufa fëmijët
Me torba nën sqetull,
Duke hequr valle
Rrugët shkelnin n´vetull.
Me Fijen e Skënderin
Can voglushi i qeshur,
Vraponte kah shkolla
Torbën krahut ngjeshur.
Me kureshtje mësonte
Për botën e vjetër,
E nganjëherë
Diç shkruante n´letër.
Natën deri vonë
Rrinte në dritare,
Recitonte vargje
Tkëngës fitimtare.
Mësonte për babanë
N´luftërat partizane,
Triumfin e partisë
Mbi hordhitë gjermane.
Kur kthente nga shkolla
Me një lopë për laku,
N´për mezare e ferra
Këmbët shpesh përgjakun.
Në shtëpi kur kthehej
Nga ara o nga mali,
Nën n´derë e priste
— Korba, m´u lodh djali!
Bukën kur e shtronte
Në sofrën e bardhë:
Një fasulë të hollë
A një pjatë me dhallë.
Vitet ikën si lumë
Binarëve po tresin:
— Baba, sot në shkollë
E tregojnë suksesin.
Dhe atë ditë plaku
La parmendën n´arë;
Mustaku i buzëqeshi —
I biri doll i parë...
Kish varguar pesat
N´ditarin me kuti,
Si dikur që mbushte
Xhepat me lajthi.
Qytet i madh i dukej
Atëherë Gjakova,
Një malësori t´vogël
Nga jeta pa sprova.
S´ish mësuar me zhurmë
Njerëzish as makinash,
Rrugë t´mira asfalti
Parqeve që fishkëllon.
Nuk kish parë fabrika,
Sirenën që fishkëllon,
Ditëve të diela —
Klithje në stadion.
Motet kështu i ikën
Në fshat kthente rrallë,
N´gjiun e ngrohtë t´nënës
Ngadalë për t´u çmallë.
Një shok i fëmijërisë
E vështroi nga kodra
— Ku je, more Canë,
I harrove këto lodra!
Një tas tambël i solli
Nga delja bardhokë,
— Urdhëro, shok shkollar
Pi tambël n´këtë bokë!
— Shiko, i lumi Canë
Fshati si po ndërron,
Kemi ndërtuar shkollën,
Shpejt, po përparon.
— Rrymën elektrike
E futëm në kulla,
Fëmijët mësojnë me drië
Nuk luajnë më me pulla.
— E mbi ato pullaze
Shih sa shumë antena,
Dyzet televizorë
Qerre me sirena...
Po po, ecën vitet
Cani që burrëruar;
Thanë „është bërë i zoti"
Nga librat ka mësuar.
Gëzoheshin prindët
Më shumë nëna e ngratë,
Me pëshpëritje të ëmbëla
I thurte uratë.
Kur kthehej në shtëpi
E puthte e dashura nënë:
— Mos ke dalë n´gazetë,
Dikush na ka thënë?!
E babai kur ktheu
I lodhur, i dërmuar;
— A ke mujtë, bre bir,
Mësimi si t´ka shkuar?
Nëna ëmbël i foli
Ngadalë plakut t´vet:
— E vërtetë kish qenë —
Djali ynë n´gazetë!
Plaku e vështroi
Të birin me shikim,
Ndër buzë murmuriti:
— Nder për emrin tim!
Një ditë nga Dukagjini
Shkeli n´kryeqytet,
T´studjojë gjuhën e nënës
Dhe t´bëhej poet.
Të mësojë për De Radën
Naimin e Nolin,
Të rrijë me Esatin
A Dritëro Agollin...
Prapë gëzon me prindërit,
Më e bukur jeta:
Me fëmijët e vendlindjes
120 Nëpër vargjet e veta...
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen