Sonntag, 1. Januar 2023

Poezi për fëmijë nga Demush Mehmeti

Poeti Demush Mehmeti


MË PRIT LEO MË PRIT

Më prit Leo më prit tek ti unë do vi 
Kur ti ende s’kupton i vogël je 
Unë gjyshi yt
Do të të flas më dashurin e zemrës sime  
Të më ndjesh në shpirt

Aty do më kesh sa hapë e mbyllë sytë
Do ta sjelli aromën e tokës sonë
Atdheut tënd
Ku jetuam den baba den
Gjysh e stërgjysh
Më prit

Do vi përmes stacioneve të shtegtimit
Ky i joni fat 
E përhershmja e jona brengë
Do të marr në krahë
Do mjaftohem unë  të më ndijesh
Foton të mbetët kujtim

Lutem shumë që ti nesër me u krenu
për krejt kush je
Për nënën tënde të mirë 
Babain tënd energjik

Lutem që në tëndën venlindje  
Të jesh gjel ngadhnjyes 
Shqiponjë më krahë në tëndin atdhe
O shpirt i shpirtit tim



FSHES LOTI MU KE BËRË 

Vallë në të cilat thellësi ëndrre më je zhytur
Kur je në të ëmblin gjumë 
Ndoshta kënaqesh përqafimit tim
Ndihesh flutur 
Pulëbardhë detit të qetë

Lumturohesh me tonat përgdhelje
Ti pëllumb i kafazit tim
Rritu llastar pranvere
Cicërim zogu në çdo agim

Ngrohu me zjarrin e times zemër
Më mallin që djegë për ty
Vlerë përtej çdo vlere më je
Rritu siç dua unë fshesë loti mu ke bërë 



LUANI GJYSHIT 

Ndodhë më thonë je smurë ke temperatur
Çdo gradë e tepërt trupit tënd
Në mua përvëlon djegë 
Flakën ma qet

Kur ti ke temperaturë
Quajtur zjarrmi
Për mua vërtetë e rëndë
Zjarr i vërtet

Çdo gjëmë e jotja 
Ditët e jetës sime mi shkurton
Muzëqeshja jote më këndellë
Lumturohem dhe fort
Më krahë zogu fluturoj 

Leo Luani gjyshit
I fortë je ti
Besoj e kalon harrohet
Unë nuk e harroj 

Me ty ende s'u takuam
U linde largë
Dua të të përqafoj
Aromën tëndit shtat ta ndiej
Ta shijoj
 
E po çka t'i bësh
Larg jemi larg
Ju paçim me shëndet 
U takofshim vetëm për të mirë



SARA NUK ME LE TË SHKOJ

Pas plot tri ditesh ndejtje shtrirë
Me dhimbje në shtat
Komente këto
Siç thuhet
As në qiellë e as në tokë

S’vono morra vetin
Brrofa e u ngrita ne këmbë
Kaloi kriza
Kendellja vazhdoi

Sa shumë e dua jetën
Për ikjen ka kohë
Sara enëgjulli im mbrojtës
Urdhroi të ftohet emergjenca
Nuk më le te shkoj

S’pranoi të mbetët pa mua
Kujt t’ja kërkon këngën
qingji vogël
I hapë krahët më thot
Baba shumë shumë të dua



MË MUNGOJNË

S’jam matuf i marrosur po u ankova për distancën 
Vërtetë largë i kam largë 
Mungesa plagët mi lëndonë

Unë i mbushuri dhimbje e dashuri 
Për njerzit e barkut tim
Shpirtat e mi

Ndodhë trembëm dhe më kaplon mërzia
E zbehet më vjenë drita
E errëta më përbin

Po e teprova me fjalën më më falë
Ju lëndoj
E di s’është pak

Lëndon dhe vetëm me një fjalë
Rrjedhë gjuhe 
Mëkat

Përmallohem për të gjithë
Dashuri kjo e pamatshme prush
Për sytë e juaj rrush

Se sa mërzitem unë se kuptoni ju 
E rëndë kjo
S’kuptohet në mituri

Kam kujdesin
Nuk ju a tregoj dhimbjen time
Fshehurazi lotët i fshij

E po sa shpejt na ndrrohen stinet 
Ikë dimrat 
Dalin pranverat

Në kohë mbin e thahet bari
Vazhdon jeta

Me ëndrrën time tek ju vi kthehem si era

1 Kommentar:

  1. Kalova një ndarje shumë të dhimbshme me të dashurin tim. Ndaluam së foluri dhe ai madje më bllokoi në të gjitha rrjetet sociale. Isha me zemër të thyer dhe nuk dija çfarë të bëja, kështu që fillova të kërkoja ndihmë në internet. Atëherë hasa në disa dëshmi rreth Dr. Dawn dhe se si ai kishte ndihmuar njerëzit të ribashkonin marrëdhënie dhe martesa të prishura, si dhe kishte ndihmuar gratë të ngjizeshin përmes udhëzimit të tij.
    Në fillim, isha e pasigurt, por vendosa t'i drejtohesha. Kur folëm, ai më tregoi gjëra për veten dhe marrëdhënien time që ishin çuditërisht të sakta. Pastaj më udhëzoi se çfarë duhet të bëja.
    Për habinë time, brenda 48 orësh, i dashuri im - i cili më kishte ndërprerë plotësisht - filloi të më telefononte dhe të më dërgonte shumë mesazhe, duke kërkuar falje dhe duke kërkuar falje. E fala dhe u ribashkuam.
    Jo vetëm kaq, por me mbështetjen dhe udhëzimin e tij, tani jemi të bekuar me dy fëmijë të bukur.
    Jam vërtet mirënjohëse për gjithçka dhe e rekomandoj fuqimisht Dr. Dawn kujtdo që po kalon sfida në marrëdhënie, martesë ose fertilitet.

    WhatsApp-i i tij: +2347041196471

    dawnacuna314@gmail.com

    AntwortenLöschen