IKU SHTATORI
Edhe një shtator mbyllem në fletore
sa i lehtë vrap` i fëmijëve drejt shkollës.
Në klasë me mësuesen si në ëmbëltore
Edhe një shtator mbyllem në fletore
sa i lehtë vrap` i fëmijëve drejt shkollës.
Në klasë me mësuesen si në ëmbëltore
pesat në ditar me shijen e mollës.
Radhisim ditë,javë e muaj - hareshëm,
aty këtu buzëqeshjen e lëmë peng.
Si një të gjithë, të shkëlqyeshëm
dije të reja zëmë cilitdo kënd.
Andaj tetorit nuk ia kemi frikën
njësoj si në shtator do mësojmë.
Po edhe ky,kur shijohet dhe ikën
ne sërish me pesa do të festojmë!
Kështu do festojmë në çdo muaj,
se shkolla është dritë e syrit tonë.
Për atdhe ne,kurrë s`bëhemi të huaj,
gjithnjë të zgjuar,me dije e lartësojmë.
Radhisim ditë,javë e muaj - hareshëm,
aty këtu buzëqeshjen e lëmë peng.
Si një të gjithë, të shkëlqyeshëm
dije të reja zëmë cilitdo kënd.
Andaj tetorit nuk ia kemi frikën
njësoj si në shtator do mësojmë.
Po edhe ky,kur shijohet dhe ikën
ne sërish me pesa do të festojmë!
Kështu do festojmë në çdo muaj,
se shkolla është dritë e syrit tonë.
Për atdhe ne,kurrë s`bëhemi të huaj,
gjithnjë të zgjuar,me dije e lartësojmë.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen