Montag, 20. Mai 2013

Fran Ukcama: LOTI NË FAQE

 
AJO ZHGRRYEN NEPËR PLEHRA

Ajo e pafaj, si vjedra,
dal e lagur, shiut shkumbë,
për kafshaten zhgrryen në plehna,
kur miliardat derdhen lumë..

Kur miliardat i mbajnë tjerët,
soj njeriu asht kjo vajzë,
kjo mulate kaçurrele,
fustangrisura, këmba zbathë..

Çka t`i besoj unë kesaj kohe,
kur shumohen barktharët,
shpresa rrudhosur, kmishë dale mode,
politikanet frymzojnë idhetarët..

Ajo çukurmon ndër plehra,
kërcen miu e leh qeni,
pse kjo pra na qenka jeta,
ah, voglore, shpirti i njeriut u shëmb!
 
 
 
 
LOTI NË FAQE

Sa më dhëmb zemra e shkretë,
kur shikon një lot në faqe,
ngrinë në akull krejt një bletë,
thahet krejt një manushaqe..

Loti si kristal femije,
që rrjedh faqes si një kokërr,
si një kokërr prej bojlie,
ma fundos, ma gropos Boten..

Boten time plot frymezime,
ma nxinë diellin një rëzeza,
kur e shoh femijen në tundime,
qe shtrin doren , lyp te dera..

Faqe tharë si ghethe dimri,
gazi mbetur gjysëm , cung,
më zë halli dhe trishtimi,
t`i jap shpirtin, por nuk mund..

T`i jap fjalë, t`i jap shpresë,
dhe keto më duken kot,
nxjerr prej xhepi çka ka mbetë,
tham se ndihmofa një oft!
 
 
 
 
PA EKRANE IKU MBRAMJA

Lori futet poshtë divanit,
Geni fshihet nën karrike,
Njeri me , babi, o babi,
Tjetri, eja ma , se më fike!

Tjetri në kupën e qiellit,
Ulurinë kapur prej tmerri,
Lori i mbyll çerpiket e syrit,
Hidhet pas frigoriferit !

Ç`keni pyet gjyshja, Nora
Pse e late lojen në mes,
Gjyshi me sopatë te dora,
Del oborrit, nuk merr vesh.

Pataj Lori bën me gishta,
Drejt ekran televizorit,
- Ua, ua , therret gjyshja,
Si ka ikë mendja robit!

Se atje, në mes ekranit,
Ka shamtë, ka përshesh,
Zihen burrat, kokërra e namit,
Lesh e li, do deputet!

Gjysh vjen me inat në tru,
Bam, sopaten mbi ekran,
Gjyshja mbet kuturu,
Shpetuam, moreee, aman!

Iku rrëmuja dhe shamata,
Iku Ai, me të tijtë,
Pa ekrane mbeti mbramja,
Por na u qetësuan femijtë!
 
 
 
 
TI PO LYP POR S`KE KU GJËN

Pllakë më pllakë, në trotuar,
ti po lyp monedha leku,
s`ke ku gjen, o shpirt i vrarë,
sepse bosh ka mbetur xhepi!

Ti shtrinë doren si pehar,
por ajo nuk ka fat sot,
se në xhepa plot udhëtar,
letra qyrrash, s`kanë një grosh!

Dhe kur digjesh diellit saç,
lypë pak ujë , te duket kos,
por nuk gjën, aty në bar,
hurb ku rreket një bretkocë..

Ik një ditë, vjen një tjeter,
me e varfër se e para,
ti endërron sufllaqe në leter,
një trumcak, çukit mbi fara!!
 
 
 
 
ZOGU KA HARRUAR TEKSTIN

Ka do ditë, ka do javë,
Nuk ma ndez zogu mëngjezin,
Pse po hesht , çfarë ka ngjarë,
Pytja që e mundon Hermesin..

- Pse zoritesh nip i dashur,
Fjala ime ia prek veshin,
Duket zogu pendëbardhë,
E paska harruar tekstin!

- Gjysh, ua si ma kujtove,
Se kjo pytje mua më griu,
Tekstin e kam në fletore,
Ja, cerrr, cerrr, ciu e ciu!!

Sa i degjoi zogu shkronjat,
Tundi kokën , fap, një grimë,
Meloditë, por si buronjat,
Mengjezit, ndezen shtepinë!

Rezja qeshi te ballkoni,
Meloditë nisen në re`,
Gezimi, udhët, krejt i mori,
Tash këndojmë bashkë të tre!

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen