Montag, 12. November 2012

Fadil Curri: Nga konkursi letrar i shkollave të Kosovë


E VËRTETA SH...
29 marsi
(FOTO 1)
Nr. 9, mars 2012
Organ i Klubit Letrar “Veli Bushi”
Shkolla fillore “Ilaz Thaçi”, Han i Elezit
Drejtues: Fadil Curri, kryeredaktor: Akif Shkreta



Kemi kënaqësinë që Ditën e Shkollës 29 Marsi e shënojmë me sukese të freskëta. Në konkursin letrar të shkollave të Kosovës në Skenderaj para një jave për krijime letrare dhe arte figurative, nxënësja Ariana Curri zuri vendin e parë për ese, Elma Kalisi vendin e parë për pikturë ndër garuesit moshatarë, kurse Albina Shkreta vendin e gjashtë për prozë.
Urime 29 Marsi me suksese!



        2. PROZË


Unë vjeshta, ndoshta edhe ti

Letargjia e radhes nis me dilemen e ekzistences tënde, panjohuri im i shtrenjtë.
Flene te qeta ëndrrat e brishta, mbuluara me gëzofin e bute të qetësisë, te patrazuar nga demonët gjumëprishës. Prehesh edhe ti. me shoqerine besnikerisht. Syte e kureshtareve kalimtarë.
Nje i huaj shet perla falso me cmime te ekzagjeruara ne cepin perballë
Edhe nje vere pa ty! Ne dantellat e pemeve vjeshta qendis gjurmet e ngrohtesise
se fundit. Kerkoj pa pushim fytyren e njohur mes kalimtaresh te huaj.
Vdesin me dhimbje dhe klithma kercitjesh, te mekur gjethet nen shkelje…
vdesin te ngrira perperitjet e mia vjeshtore per te te gjetur, i panjohuri im fisnik.
Kalitur ne enderrimin ngjithese , ti ekziston gjithkund, pos se ketu me mua.
Iluzion apo fantazi!? Ndoshta thjesht mosekzistence…
Ti fli i paprekur ne strofullën e nje ndjenjeje qe s’ te largon dot, se enderrat do te t’ i ruaj une, ti dilem e ideales .
Syte e kureshtareve mbeten te vetmit shoqerues ne rruget e vjeshtes .
Nje i huaj shet piktura te nje artisti dhe mbi te bie bora.
Mbeta vetem edhe kete dimër !

Florentina Rexha, VII-2
(Shifra “F 34”)                                                        



 




KRENARI. 3

DY QYTETET E FLAMURIT

I pari qytet
që i bëri nder flamurit të mëmëdheut
ishte Kruja krenare
E heroit tonë kombëtar, Skënderbeut.

Dhe, i dyti qytet me radhë
Që e mori epitetin e bekimit,
qe Vlora heroike
e Ismail Qemalit dhe Isë Boletinit.

Sikur të kishte lule këtu
Që do të çelnin në nëntor,
Do t’i çonin fëmijët gëzueshëm
 Në sheshin e flamurit në Vlorë!


Feride Bushi

(Shifra: Lampard)








4. DËSHIRA


Flaka e Lirise


I
Para disa vitesh
Kur erdha ne botë
E gjeta Kosovën
Te larë me lotë
II
Mos loto Kosovë
Tha Shqipëria krenare
Ne s’të lëmë kurr
Në dorën barbare
III
Në ç’do luftë ka vdekje
Por lind edhe jeta
Zhduket gënjeshtra
Fiton e vërteta
IV
Kosova ndali lotët
Pasoi buzëqeshja
Nënat tona linden
Trima e trimëresha
V
Ju them të gjithëve
Sidomos rinisë
U Linda në lufte
Jam Flaka e liris.

Alma Thaqi, Kl.VII-4
(shifra: Ylli i bregut te detit)







  DITA E SHKOLLËS. 5




29 Marsi
Ditë me lot, Ditë me dhembje Përkujtim atdhetarësh Në këtë muaj mars

Buzëqeshje të hidhura Familje të mërzitura Trimin sot po E kujtojnë

I mbrojti të tjerët Veten rrezikoj Kjo po shpërblehet Me lirinë tonë

Pse pse ata njerzë Vepruan ashtu? A nuk kanë fare zemër Nuk mendojnë

Ne vërtet ndiejmë Keqardhje shumë Por ndonjëhere Lamtumira s’të pyet fare

Tani do vij momenti Ku gjithçka do ndryshoj
Do vij koha që çdokush Të thotë :PO JETOJ

Natyra Kalisi, VI-4







6. DIKUR E SOT

Plagë të pashërueshme

Jeta dukej krejtsisht ndryshe mbrapa prangave, ende më keq se thashethëmet!Një vendë ku, ku mundë ta shohësh dritën por, ku nuk mundë ta prekësh .Ku duart rreshqasin sikur te ishin lyer me vaj.Një vendë,ku mundë ta shohësh dritën por nuk mundë të bësh një hap drejt saj.Nuk e di si apo nga,vetëm pash veten aty në ato biruca,ku vetëm minjët fshiheshin.Mbrapa meje bënte dritë një dritare e mbuluar me nje dry te madh ku pothuajse mbulonte gjithë atë mrekulli që vinte nga aty,askujt nuk I interesonte sepse aty qënronte qëllimi…vdekjen e parakohshme!Dëgjova një zë ere,që të jipte kurajo të qëndoj aty.Qiellin e kaltërt e harrova, kujtim I vetëm mbeti hëna,ajo që shëroi verbërinë në sytë e njerëzve, sepse kujtime të tjera u dogjën para nesh,nuk morën vetëm ato….por edhe shumë jeta të tjera që sot mbi qatitë pikojnë lotë të pandërprera!Fillova zhvarrosjen e gënjeshtrave,ti mësoj të vërtetat e legjendave dhe të shohë enigmën që qëndroi shekuj me radhë.Përpara meje qendronte një faqe flete e lagur me gjak, e unë…e laga me lotë!Ishte e mbuluar me hakmarrje, e unë..e mbusha me urrejtje të pa numërtë.E vetmja gjë qe mësova gjatë qëndrimit ne atë vendë,nuk ishte asgjë tjetër përveq durimit.Friga më ndiqte sikur hije e tretë,mora vetëm atë laps që nuk kishte mbetur gje prej saj,me siguri krimbat e kishin përdorur si ushqim.Asnjëherë në jetë nuk ia besova vetes këtë gjë por, kur vendi fillon të ngushtohet dhe kërkon rrugëdalje…ç’do gjë mundë të ndodhë duke filluar nga e pamundura.Shikoja yjet,shikoja hënën dhe shikoja të vërtetën!Sepse sot, sot bëra një gjesst që askujt nuk I ka hije,sot vodha nga hëna dhe yjet diçka shumë të shtrenjët.Vodha një pjesë sa qimja nga ajo enigmë,sot mundë të më quani hajdut, apo ndonjë gjë tjetër por mundë të më quani vetëm sot!!!
Vite më parë dëshiroja të bëj një udhëtim në të kauluarën,por tani po e shohë se ende nuk jam gati për një gjë të tillë.Shumë gjëra mbetën pikëpyetje në kokën time,por koha e bën të veten…
Gjithmonë kur kërkonim strehë diku nga dikush…mbetëm per to si një plagë e pashërueshme.E kur I kërkonim ndihmë, vetëm i shkaktonim dhimbe më shumë,një gje harruan se plagët tona mbetën të hapura jo vetëm dje,sot apo nesër..por për gjithmonë.Ç’do ditë,ç’do natë dikush sikur atyre plagëve në zemrat tona I hedh krpë dhe nuk dëshiron që të shërohen.Unë qëndrova vetëm pesë sekonda në këtë ëndërr, por dikush tjetër qëndroi pesë shekuj!Por me këtë sfidë nuk u dorëzuam.Siç thotë një fjalë e urtë “Nje derë mbyllet,por një dritare hapet”.Pikërisht kjo shpresë ishte ajo që jemi sot.Shumë nëna nuk morën guximin të thonin “lamtumirë” bijëve te tyre…por mallkonin këtë fjalë!Shumë trima nuk morën guximin te kthenin kokën mbrapa….sepse dinin që dikush I pret mbrapa tyre me lot në sy!Por… kokën mbanin lartë,në syte e tyre nuk ekzistone friga apo vdekja,ne buzët e tyre buzëqeshte një hakmarrje që po edhe një shi qindë vjeqar të binte, nuk do të shuante atë zjarr!
Ç’është kjo që brenda meje? ç’do herë kur hapi sytë drejtë dritës që sot e shohë,diçka brenda meje fillon te bie,sikur te bie ndonjë gotë dhe copat e saj kur ti prekësh…do të lëndohesh!Kjo është enigma ime,por koha ndyshoi!E di se e kaluara u mbjell në trupin tonë,por di edhe një gjë tjetër…ti marrim shpatat e t’ia heqim gjakun e njollosur që mbeti dhe të bëhemi të gatshëm për një sfidë tjetër!Këtu qëndon një dëshmi e vogël, që për mua është shumë e madhe.Erdhi koha tit hemi së kaluarës “Lamtumirë” dhe tit hemi “Mirdita” së ardhmes.Sot dhe vetëm sot.

Elmedina Shkreta, IX-4







FRYMËZIME. 7

Pranvera në vendin tim


Freskia qe i duhet femijeve me se shumti, mund te gjindet aty ne fushat e blerta qe i sjell pranvera e vendit tim. Kaltersia e qiellit e freskon frrymarrjen , eshte edhe nje hapesire qe mund te mbulojë te gjithë qe deshirojne te rriten ne mburojen e kesaj hapësire pa brenga dhe pa asnje te keqe stinen, t e cilen do te lundronin qengjat dhe do ta zbukuronin natyren fluturimi i fluturave. .Me padurim zgjohen zogjte nga strofllat dhe fillojne shlirshem te sillen rreth majave te kreshtave qe syrojne lartesine e qiellit neper bjeshket tona . Bukurit qe i sjell pranvera nuk gjenden ne asnje shitore, por keto i ka krijuar vete natyra, sidomos ujin qe buron nga gurrat dhe disa lumenj .
Zerat qe vijne gjithkund neper fusha te blerta te kenaqin shpirtin se gjithcka gjalleron. Nuk do te ishte
kenaqesi ne ate mase sikur te mos permbushej kjo zbrazeti me tinguj te embel te kengetareve, e kenga e tyre eshte e lidhur me kengen e bilbilit .
Nje bukuri te papare te stines se pranveres do ta paraqesim ne piktura e ne femijet ne vizatime .Te gjithe deshironim te perjetojme nje pranver te lire e te bukur e mos ti harrojme heronjet tane qe dhane jeten per kete toke qe po e gezojme sot.
Ne saje te luleve te pranveres do te thurrim kurora per heronjet qe ti vizitojme te varrezat e deshmoreve .
Lulet me te bukura jane ato kur qelin pemet pothuajse bejne gara cila te kete me shume. Ndryshe nga dimri me bore qe mezi po shkojme ne shkolle, ne pranver jemi te lumtur sidomos kur mesuesi/ja na thote se do te shkojme ne ekskurzion ne natyre.

SAMIRE CURRI, VII-2
(Shifra PRANVERA)








 8. SHQIPTARIA

PAVARËSIA

Festë e bukur në ditë të madhe, kur gëzohen zemrat shqiptare.

Do të mblidhemi tok Kosovë e Shqipëri, sepse nga sot krenarë jetojmë në pavarësi.

Luftëtarët i nderojmë, që shpirtërat e robëruar na i çliruan, pa frikë lirinë ia dhuruan popullit të amshuar.

Ndaj, gëzohu Shqiptari, me flamurin lart lavdi. Kosovën përpara e çojmë me punë e dije në përjetësi.

Xheneta Suma, VI-2,
Shifra: “PINJOLLI I BREZAVE TË PAVARËSISË”







PËRSIATJE. 9


Shtëpia e ëndrrave

Të gjithë kanë skicuar pak a shumë në mendjen e tyre shtepinë e endrrave, te tjerë kanë arritur ta ngrenë ne realitetin qe jetojnë, të tjerë nuk mund ta kapercejnë ylberin e imagjinatës duke iu pershtatur mundesive qe kane patur.
Shtëpia ime ëndrrave? Nje shtëpi. Si nje parajsë tokësore.E rrethuar nga një kopesht me lule shumë ngjyreshe ,imagjinohet disa kilometra nga qyteti ynë, në një vend shumë piktoresk pranë liqenit pa fund. Unë preferoj ajrin e pastër dhe ujin e freskët të pa ndotur. Zhurma rrjedhëse e ujit me bën te mendoj, te reflektoj, te humbas ne një bote pafund, një bote ylberike, jashtë realitetit. Nuk e gjej veten shumë të lumtur në shtëpi të vogël dhe të pakëndshme, kështu që shtëpia ime e ëndrrave është , e rehatshme, e planifikuar mire.Ku ta gjej veten të humbur ne dritaret gjigante qe me sjellin ndërmend kalatë e vjetra romake ndërtuar plot shije…
Dhomat?? Me duhet të them se unë nuk kam nevojë për shumë prej tyre, por është shumë e rëndësishme që dhoma ime te ketë një ambient te ngrohte, miqësor, te rehatshëm si një kutize e kristalte.Ne ate kutize ku askush dhe asgje nuk mund te depertoje. Mendoj se muret janë qielli, eshte me i besueshmi , ai qiell i mendjes time, qe i rrefej sekretet me zublime… Dera hapet: përpara me shfaqet nje salle e madhe, ku janë portrete shumë prej anëtarëve të familjes, te cilet kurre nuk me lene vetem, me shoqerojne gjate gjithe hapesires gjigande te shtëpisë imagjinare.Duke e kthyer majtë është kuzhina .. formuar nga një pjesë e platformës së ishullit, Kuzhina e gatimit shfaqet diellore, çdo gjë më fton mua ne qetësinë e abiseve ...
Ne ketë ambient te bollshëm, shtrihen krenare katër sofa (kolltukë moderne) lëkure dhe ne mes tyre vallëzon krenare nje tavoline xhami e gdhendur me shije artisike.
Një mur xhami, gati instinktivisht me vjen te them se ngjan me murin e madh kinez, është ndarësi i dy ambienteve te ngrënies dhe ndenjies.Kopshti jashtë është plot ngjyra më jep një ndjenjë e qetësisë ,paraqitet si porta për të hyrë në një botë tjetër.
Shtëpia ime është streha ime .. .Aty brenda ndjehem sikur jam në paqe .... gjej vetveten pas nje dite të rraskapitur..

Sara Axhami, VII-2
Shifra:”Endrrat e lulëzuara”






10. Shkollore

MËSUESI IM

Ëndërroj të bëhem si ti,
O mësuesi im shkrimtar,
Që libra të botoj dhe
Poezi për fëmijë të krijoj.

As toka e qielli ne
Nuk na mjaftojnë,
Ngase shtigjet e diturisë
Kurrë nuk mbarojnë.

Sytë e tu të kaltër
Mistere dritërojnë
dhe fjalët-dashuri
shqipen na e mësojnë.

Si diell-hënë të duam,
o mësuesi ynë i shtrenjtë!
Ti me shumë vullnet na e mësove
Shqipen tonë të shenjtë.

Xheneta Suma, VI-2

Shifra : MISS EDITH DURHAM








FAT NË FATKEQËSI. 11

AMSERA E RESTELICËS

Në një cep të Kosovës
Ndodhi një fatkeqësi,
Kur orteku i borës
Mbuloi njerëz e shtëpi.

Pikëllimi doli nga televizori
Me lajmin që na tronditi:
-Orteku i borës
Dhjetë fshatarë i përmbyti.

Për fat të lumtur,
një vogëlushe shpëtoi.
Amserë e quajnë,
ajo vdekjen e mbijetoi.

Kosova jonë e dashur
Ishte mbërthyer në zi,
Por engjëllusha e vogël
Asgjë ende nuk di.

Vajzushën e Restelicës
Shpëtimtarët e dërguan në spital.
U gëzua populli që shpëtoi Amsera,
E cila falenderon me shikimin kristal.

Amsera ra të flinte
Në krahët e nënës së saj.
Atë ia mori bora,
Por ia dha nënë-Kosovën pastaj.


Elvira Maliqi, VI-4
(“E keqardhura”)







12. NGA KONKURSI


ANKTHI I FERRJETËS

Gjithëçka nis me lindjen e diellit dhe mbaron me perëndimin e tij. Kurrë më parë nuk kam qenë më e guximshme si sot. Dhoma ishte e zbrazët dhe zhurmë të vetme bëja unë, kur mora lapsin dhe shkrova fjalët që para disa viteve i futëm në xhep. Ndeza një qiri të vogël dhe shikoja flakën që ndizej mbi të, sikur ndizej mbi zemrën time. Mora të kaluarën dhe nisa ta shfletoj në çdo fjalë, në çdo shkronjë të saj. Pikonte ndonjë pikë loti si fije ari në to. E, edhe sa lot do te derdhej sikur ta kuptonin nënat se këto fjalë gjendeshin te unë.
Çfarë do të bènin nënat me ato fjalë?, e pyeta veten e mbuluar me kërshëri.
Një mendje e bindur me thotë se nënat do t’ i merrnin ato fjalë dhe do t’ i palosnin në vetminë e tyre, do t’ i vendosnin në një vend fare tjetër, larg dyshimit të njeriut.
Ku mund të jetë ai vend më i padukshëm nga syri e mendja e njeriut?, përsëri e pyeta veten kureshtare.
Një mendje, që shpejtoi ngadalë, më trokiti mikpritshëm në arsyen time se vendi më i pavenerueshëm ishte zemra e tyre e ndarë mëdysh. Mbase edhe merimangat do të krijonin rrjetet e tyre mbi atë vend te etur, por që nuk do ta ndalonin shmalljen me kujtimet nga koha e ferrit të kohës.Kujtimet do t’ i bashkojnë zemrat e tyre nga koha, kur nënat njërën pjesë të zemrave të tyre e mbanin në duar, kurse tjetrën ua jepnin fëmijëve të tyre atje lart.
Kam qenë fare e vogël kur u bënë krimet e armikut ndaj njerëzve tanë. Edhe sot jam e vogël, por rritem çdo ditënatë kur marr fletët dhe nis të shkruaj për vuajtjet e përjetuara. Por, kur zgjohem në mëngjes, përsëri më duket vetja fare e vogël, sepse më mbërthejnë kujtimet e ferrit të krimeve të armikut.
Po të mos përfundonte nata dhe unë të mos qëndroja duke lundruar në ato udhëtime mbi ëndrrat e mia, do ta gënjeja veten, ngase një ditë mund të shkaktohej ndonjë vrimë në fund të anijes dhe valët e detit të tërbuar mund të më plandosnin në ndonjë ishull të vetmuar, ku vetëm fjalët e mia mund të bënin zhurmë.
Ndonëse jam fare e vogël, si në kohën e ferrit që ishte populli im, pres vrushkuj rrezesh dhe pika ujë që të rrisin shtatin tim nesër.

“KUJTIMI FENIKS 1999”
Albina Shkreta



Kjo prozë e Albina Shkretës u cilësia si e gjashta për nga ciësia në konkursin letrar të shkollave të Kosovës në Skenderaj para një jave.







         13.GALERIA ARTISTIKE
(Piktura e Elvana Bushit)






14. DY FESTAT E DASHURA



7 Marsi

Një ditë e bukur, madhështore,
e bukur,
përrallore.

Një ditë krenare
Për mësuesin,
E dashur
Për nxënësin.

I urojmë 7 Marsin
Mësuesit tonë
Kurse ai buzëqeshje
Ëmbël na dhuron.

Mësuesin tim shumë e dua.
Edhe ai më do mua.
Shumë të mira i dëshiroj,
Kur 7 Marsin ia uroj.


 8 Marsi

Marr luken në dorë
Dhe e fsheh pas shpine,
Me gaz e hare i afrohem
Nënës sime.

Kur kthehet nga unë,
Nënën e përqafoj,
Ia jap lulen në dorë
Dhe e përgëzoj.

Zemra e saj e madhe
Për urimin e gëzon
Më afron kah vetja
E më përqafon.

Suela Shkreta, VI-1






PREOKUPIME LETRARE. 15


MËSUESI IM DHE MISTERI

Kam një mësues tejet interesant. Shpesh ai në klasë shpërndan humor, por ka ditë që është tejet i shqetësuar. Sido që të jetë mësuesi im, ai më pëlqen. Te ai kam vërejtur diçka të mirë që unë ende nuk e di, pra nuk e kuptoj. Shpresoj që një ditë do ta zbuloj, pra do ta kuptoj. Kur ta zbuloj, pra kuptoj të mirën e mësuesit tim, do të jetë ngushëllim për mua.



29 MARSI

29 Marsi
Ditë madhështore
Që ngroh me dashuri e dije
Zemrat tona shkollore.

Nxënës e mësues
Sikur bëjnë betim,
se per punë e dije
nuk do të ketë pushim.

Mirgonë Qajani, VI-4










16. PËRPJEKJE LETRARE



TROJET TONA

Me siguri ke ëndërruar, ti o i huaj se lule ke për të këputur në këto trojet tona, por sa shpejt ke harruar se vetëm me një lule nuk është Kosova.
Me vite ke menduar se këtë tokë të kuqe do ta bëshë shkrumbë e hi, por sa shpejt harrove se kush jemi ne.
Jemi shqiptarë apo jo?
- A na bën vetëm gjuha shqiptarë?
Jo! Gjuhën shqipe mund ta flasë edhe një i huaj.
- A na bën pasaporta shqiptarë?
Jo! Pasaportë shqiptare mund të ketë edhe një pjesëtar i një pakice
kombëtare.
- A na bën emri shqiptarë?
Jo! Kemi emra të huaj, madje edhe emra shqiptarë, por me bindje të huaja.
- A na bëjnë doket shqiptarë?
Jo! Zakone tona i paska dikush tjetër, që i konsideron të vetat.
- Kush jemi ne?
Ahh! Po ne jemi shqipëtarët, me një gjak të kuq si ngjyra e flamurit tonë. Po pra jemi shqipëtarët, nje popull i vjeter, i vjeter sa nuk ta kap mendja Mos ndoshta ke harruar dhe do që të ta perkujtoj edhe njëherë? Dije mirë se vendi im nuk është nje lojë që ti të luash me të si të doj qejfi, të këputësh lule të vjetra e të mbjellësh të reja, mendon se këtë do ta lejojmë. Thonë që është mirë të ëndërrosh prandaj mos u ndal ëndërro.
Ahh! Po ti mendove se do ta shlyesh historinë se botën do ta krijosh sipas qejfit tend pa e ditur se trungu i fisit tim është shumë më i vjetër se historia jote.
Vepro, vepro sipas mendjes tënde por ndoshta do të të bjer keq.
Prandaj mos mos provo jo vetëm një lule, por as edhe një petaleje të lules
mos këput në Trojet Tona.

Hateme Luri,
Shifra: CFC





 
E SHPËRBLYER ME VENDIN E PARË. 17


Një vizitë e paharrueshme

Makina me shpejtësi kalonte malet dhe fushat e atdheut. Babai muaj më parë më kishte premtuar se në përvjetorin e rënies së Legjendës së kombit shqiptar do të vizitojmë Prekazin historik.
Para se të arrinim në çerdhen e qëndresës ,kaluam pranë shtëpisë muze ku heroikisht kishte rënë Nëna Salë “Tringa e Prekazit”
Një mbishkrim “Ai është i gjallë “ që lexohej nga largësia sikur tregonte se kemi arritur pikërisht në vendin ku krye legjendari ynë u flijua për çlirimin e atdheut.
Ciceroni,pasi na uroi për ardhjen tonë ,filloji të fliste për komandantin e ushtrisë çlirimtare,Adem Jashari,vëllaun e tij Hamzën dhe babë Shabanin , gratë dhe fëmijët e kësaj familje të cilët për ditë me radhë kishin luftuar kundër një ushtrie të madhe e gjakësore e cila duke menduar në shfarosjen e Jasharëve dhe Prekazit të pamposhtur, do të shkatërronte Ushtrinë Çlirimtare të kosovës.
Dhe derisa ciceroni fliste e fliste për këtë luftë të madhe mendja më iku te një poezi lexuar muaj më parë e të cilën e dija përmendësh:
“pranë vetës kam jasharajt e prekazit
rënë në altarin pavdekshmërisë
Ademin shpirti e kishte lëshuar
duke I buzëqeshur lirisë
Hamza gjoksin gropë
nga gjylja e topit shka
kështu thoshte axhë Shabani
këtë truall me gjak duhet larë
E çdo herë vjen marsi, bashkë me dëshirë për pranverën bulëzon shpirti për marsin e Jasharajve ,për heroizmin dhe atdhedashurinë e tyre,pa të cilët do të humbte kuptimin edhe vetë pranvera do të bëhej e varfër edhe vetë historia.
Pas disa orë qëndrimi në Prekaz ,e ku babai më bleu tri libra për heronjtë e kombit tonë ,u nisëm të ktheheshim në shtëpi. Ishte një ditë e pa harruar për mua dhe ndjeva një krenari që I takoj një populli punëtor,liridashës dhe fisnik.
Sikur të kishte kuptuar dëshirën time valët e radios në makinën tonë që buçisnin me këngën e shkurte fejzës :
Xhamadani vija vija
Është Kosova është Shqipëria”

Ariana Curri, IX 2
Ky krijim prozaik u shpërblye me vendin e parë në konkursin e shkollave të Kosovës në Skenderaj javën e kaluar.






 18. NË HUMBËTIRËN KRIJUESE  


IMAGJINATA

Ndonjëherë kur jam e mërzitur shkoj në një kënd të dhomës sime dhe ulem. Që të largohem nga monotonia filloj e imagjinoj. Me anë të imagjinatës unë futem në një botë tjetër që është e ndërtuar në mendjen time, ku imagjinata është si Big Bangu i botës reale. Aty nuk ka njeri tjetër veq meje. Është shumë ndryshe nga bota e vërtet. Akoma asnjë njeri nuk ka mundur të vijë aty dhe kjo gjë e bënë akoma më të veçantë. Kjo botë zgjerohet sa herë që vallëzoj, këndoj, punoj, ëndërroj, por më e shumta që bëj është të ulem e të shikoj natyrën e asaj bote ku nuk ekziston gënjeshtra dhe mendoj për gjëra të ndryshme. Dhe sot që gjendem këtu në mes të trëndafilave në një fushë që duket e pa fund, por dielli që po lind tregon se ajo ka një përfundim. Rrezet e diellit i bëjnë trëndafilat të duken magjik, sepse vesa e mëngjesit që gjendet në çdo petale vezullon si të ishte një diell më vete.
Gjëja që mendoja ishte diçka e rrezikshme që mund të ishte edhe fundi i kësaj bote. Gjithçka filloi nga opinioni im që në këtë botë nuk ekziston gënjeshtra. Si ka mundësi që në një botë që është e ndërtuar nga mendja ime, që i bie të mos jetë reale dhe kur them që nuk është reale bie të jetë gënjeshtër , e të mos ekzistoj gënjeshtra ? Pastaj këtu vihet në lojë mendja ime që në të vërtet isha në një kënd të dhomës e jo në fushën me trëndafila. Dhe gjithçka filloi të mjegullohet dhe filloi që të shfaqet dhoma ime e zymtë. Në atë moment fillova ti këpusja trëndafilat sepse doja ti tregoja vetes që ajo botë ekziston me të vërtet. Por ishte e kotë dhe dukej sikur vetëm po e shkatërroja strukturën e tymit me dorën time duke krijuar lëvizje të ajrit. Papritur mu duk sikur një gjemb i padukshëm i trëndafilit më thumboi në zemër dhe dhembja bëri që nga syri im të dalë një vesë që duke rënë u bë një diell më vete dhe ngrohi tërë natyrën. Kjo ngrohtësi e bëri që dhoma ime tani të duket ajo struktura e tymit dhe unë fillova të vrapoj që ta zhduk atë. Përsëri u gjenda në botën time . Në një gënjeshtër ku nuk ekziston gënjeshtra. Fytyra nuk më buzëqeshte por zemra po.
Në jetën reale jeta është sikur “vrima e zezë” që po re pre e gravitetit të saj i vetmi orientim është drejt fundit tënd e kurrsesi prapa. Kështu ne kur lindim i vetmi drejtim është vdekja. Por gjëja që më ngushëllon është se edhe pasi të ndaloj së imagjinuari dhe të kthehem në tokë , në dhomën time të zymtë , në një realitet ku ekziston gënjeshtra , atje është dikush që më pret krahëhapur. Ajo është shpresa. Shpresa që kur të kthehem nga bota ime , pak nga pak të marr ndonjë gjë dhe ta sjell në tokë. Dhe unë me të vërtet besoj se do ta bëj atë sepse si mundet ajo botë të quhet reale kur sa herë që kthehem nga andej unë kam një frymëzim për jetën.

Arbonita Bushi, IX-3






 19. Pena në studio


 Mësuesi i vet jetës

Atdheu është fjala më e madhe që mund të ekzistoj në zemrën e një atdhetari. Gjithçka që ke përjetuar nga fëmijëria, gjërat e këqija, gjërat e bukura, sa hapa këmbë zbathur e të gjakosura janë plagët më të bukura të një njeriu që është larg vendit, atje ku morri frymën e parë të jetës.
Kam hapur sytë pas një gjumi të lehtë duke parafytyruar gjithë atë lëndinë të bukur me lule, gjë që më ndryshoi emocionet përbrenda meje, u bë aromë e lehtë pranvere që në çdo hapje dhe mbyllje të syve më lindte një ëndërr brenda ëndrrës tjetër.
Ka shumë gjëra që në këtë botë të bëjnë të harrosh për një moment ku dhe në ç’kohë je, të shtyjnë të mendosh për bukuritë që mund të të ofroj kjo botë jashtë kornizave të vendit tënd, mirëpo sytë shohin më shumë ndërsa zemra të jep përgjigjen e vërtet.
Isha duke ecur në një rrugë të mbuluar nga gjethet e vjeshtës dhe një frymë e freskët më bëri me shenjë duke më treguar se kam diçka para meje që nuk po e shoh, vazhdimisht më thoshte ke diçka para. Kërko ! Gjeje! Mos u huto nga bota e jashtme...më bëri që në atë moment të bie me këmbë në tokë, u ula dhe po vështroja se çfarë sekreti po më fsheh ky vend që brenda çdo sekondi ma bënte jetën një rast që ndodh vetëm në tregimet më të bukura. Prapë se prapë kokë ulur vazhdova të eci, gjatë rrugës pash një fëmijë që përpiqej të më transmetonte diçka, sepse mbante në dorë dheun që kishte trazuar çdo njeri që se kuptonte dot se çfarë do të thotë të ndjesh në të vërtet për atë se çfarë zemra jote është në gjendje të bëj për trupin tënd. Në fund e kuptova se atdheu nuk është vetëm tokë por është mësuesi i vetë jetës.

Xhezide Vlashi, IX-3

_________________
Marrë nga "Faqja për fëmijë" në FB

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen