Samstag, 17. August 2013
Isa Baftiu: Vjersha për fëmijë
KUJTIM QË NUK HARROHET
Në shkollë një ditë
hynë barbarët,
na i dogjen lapsat...
dhe abetaret.
Shumë policë...
hynë brenda n'shkollë,
na i dogjen fletoret
na i thyen vizoret.
Paqja e liria
do të triumfojë
Kosova martire
me diell do të gjelbërojë.
Do të agojë dita
N'këto fusha, male
Kosova e dashur
më nuk do t'ketë halle!
GËZOHEN ABETARET
Në mesditë -
ja ç'na tha lala Met:
- Kush punon ...
ka shëndet!
Në rend të parë
mësoni e mësoni,
Me punë e dije
atdheun nderoni.
Merrni, merrni dituri
stolisni ditarët
Gëzohet mësuese Gresa,
gëzohen abetaret.
KTHEHU...
Kthehu në Kosovë
kthehu, o vëlla...
Malli na ka marrë...
- aq më sa s'ka!
Kështu i shkrova letër
Binit e Zojës
Që vajtën n'kurbet
për kafshatën e gojës!
E lanë nënëloken
me lot në shtëpi,
Lanë babin e nënën
me pak dashuri.
Babai një ditë
një letër e shkroi:
- Lokja ju thërret;
Kosova ju do, Kosova ju pret.
MUAJT E VITIT
Janari, janari -
të fohtë ka Bujari...
po edhe ky shkon...
dhe shkurti ofron.
Shkurti n'shkollë na gjen
- neve o shokë fëmi'
Pastaj marsi vjen
edhe ky sjell lumturi.
Po pas marsit prilli -
... bukur, bukur këndon
Me atë zë bilbili -
të gjithëve na gëzon.
Ashtu për majin duhet t'flasim -
e tërë natyra është n'zbukurim
Luadheve të gjithë ngasim
- oh sa gëzim, oh sa gëzim.
Edhe qershorin s'duhet harruar -
ështëi bukur për ne mbarë
Edhe pak n'mësim duhet shkuar
pastaj - pushim për çdo shkollar
Muaj korrik dalngadalë -
ai vjen me hapa - leht'
Zemrat tona bëhen mal
... kush n'liqe e kush në det.
Gushti, gushti -
muaj i tetë...
Ai ik e vjen shtatori
- prap zilja na thërret.
Kështu themi pas shtatorit
- tetori, tetori veç arriti
Këto janë fjal't e Mentorit
- zemrat bjeshkë na i rriti.
Po edhe nëntori o shokë -
është muaj i kuq për ne
se për të buçasin këngët
buçasin për t'SHTRENJTIN ATDHE
Dhe, së fundi dhjetori -
është muaj i dymbëdjhjetë,
ku me këto o shokë e fëmi' -
kryhet një vjet.
BETIMI
Dardanin e ka dajë
e Kosovaren teze
Vogëlush,mos qaj -...
pash gjyshen Leze!
Se dajën e hidhëron
dhe tezja nuk të flet,
Bana nuk këndon
- qielli errësohet!
E pse s'të bleva lodër,
po të kallëzoj drejt
- Pasha timen motër:
asnjë para s'më mbet!
... çka bleva patate
jo i bleva tri bukë,
Borxhin që ia patëm -
ia ktheva lalës Ukë.
Ti thua - m'blej këtë
jo më blej atë
E krizë e madhe është
kudo - n'qytet e fshat.
Madje vazhdoi Beni
- prit, o imi Bin
Lirinë do ta kemi...
veç edhe pak durim!
Se pasha rininë time,
e pasha timen Bletë
Kosova jonë e lirë,
e lirë do të jetë...
HËNA
Hëna nuse
me rrezet flokë
Faqe-kuqe...
nuse mbi tokë.
Vallëzon krenare
n'Atdheun tim
Është guximtare
- oh,sa gëzim!
Guximtare
dhe trimëreshë
Shih sa këndshëm
mbi mal qesh!
Errësirën e natës
kah e dëbon
Me rrezet e arta
ne na gëzon.
ÇAPA ÇUPA ÇAP
- Çapa, çupa, çap
lahet e vocërra Florë
- rapa, rupa, rap...
gati për në shkollë
Të past'ra jemi edhe ne,
po Flora ka shumë lavdata
Ja sa bukur i ka kreh'
to flokë të gjata!
Pastaj, shoqet i thërret
- Hajde n'shkollë po shkojmë
Shoqe e shokë të vet -
ja, për të, se ç'thonë:
- Mësojmë edhe ne,
veç Flora pak më shumë
Kur recituam vjersha dje,
e lavdëroi mësuesja Lumë.
Pra, ajo veç mëson -
përtesën s'e ka dëshirë
Për këtë mësuesja e do
do, çdo nxënës të mirë.
MË THUAJ BABI
Lindi, Lindi
Lindi i vogël
... vizaton...
dhe shpesh babit
i tregon:
- Babi, babi
a sheh, këtu?
Ky është lepli,
unë e kam vizatu'.
- më thuaj, babi
më thuaj ti
A i kam bëlë milë
mustaqe e sy!?
DËSHIRA
Krahë shtrirë
gjer në qiell
Ndër ne mirë...
mot me diell.
Në çdo mot
(po gjithkund)
Qofshim të lumtur
- t'lumtur shumë.
Zi askund
të mos ket
As n'katund
as n'qytet.
Unë uroj:
- kudo n'botë
Fëmijtë mos t'jenë
të mbytur n'lot!
Lot mos pastë
veç lumturi
Dhe veç bardh
- pastë liri.
Zë barbari
mos u dëgjoftë
Në Kosovë...
liri mbret'roftë.
LIBRI...
Shumë e dua
më do shumë,
është për mua...
për të jam unë.
Ky është
- libëroshi
ose ndryshe
- bukuroshi
Bukurosh
libri im
e mbaj pastër
më jep mësim.
Mësim na jep
të gjithëve mbarë
ne nga ai
bëhemi shkollarë
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen