Montag, 1. Oktober 2012

Fadil Curri: AUTOBIOGRAFIA LETRARE E BREZIT TIM


AUTOBIOGRAFIA LETRARE E BREZIT TIM

(Fragmente nga një poemë në dorëshkrim)

1.
Ne shkrimtarët e brezit tim letrar të shekullit XX
Migjenin nuk e njihnim, por me të u lindëm e u rritëm
Varfërinë nuk e lexonim, por e hanim në bukë e petë
Dhe, përsëri pasurisë së lagjes i këndonim në ritëm

Lojërat dhe lodrat i bënim tok pas kthimit nga shkolla
Nuk merrnim shumë ilaçe kur sëmureshim dimër e verë
Prindërit pa mjekë na shëronin kur na sulmonte kolla
Me injeksione të buzëqeshjes dhe të dashurisë përherë

Nuk kishim radio e kompjuterë përgjumjeje gjatë nanurisjes
Por ninullat plot shikime shprese të nënave i dëgjonim
Urimet rreth djepit të bëhemi mësues e prijatarë të valëvitjes
si Fishta e Oso Kuka, dritë në ecje jete agimeve i kuptonim

Në shkolla e shtëpi nuk kishim shumë gazeta e libra
Ne donim t’ i lexonim, por na i hanin minjtë e ujqit e dijes
Bile kur na i shihnin, përbindshëm suleshin si egërsira
Na “qerasnin” me dhunë e me vendimin e stërvuajtjes

Ata nuk i donin librat dhe ne që flisnim shqipen amtare
Donin të na bënin qenie me trikohësinë e fluskës
Të na zhbinin nga tokat tona me tapi false zyrtare
Përmes vetëmashtrimit dhelpërak dhe pushkës

Përsëri nuk trembeshim dhe mik besnik e kishim librin
Te ai kishim të hapur portën e shpëtimit të unit tonë
Me Naimin, Çajupin e Shirokën e papapaguanim gjumin,
Me Asdrenin, Mjeden e Fishtën bënim në ag betimin lehonë
2.
Edhe ne si moshatarët matanë Vardarit patëm rini
Dinim të bënim dashuri, por ajo na mungonte prore
Sepse donim në diçka që shpirti ende nuk e di
E ëndrronim, e kërkonim, por nuk na shkonte përdore

Autorët e tapive false na detyronin ta duam urrejtjen
Të këndonim baladën e vrasjes së dashurisë krenare
Të heqim dorë nga pjella jonë me “Himni për vetëvrasjen”
E në gjerdek të hymë me këngëvalle mallkimesh barbare

Në vend të tangos nëpër diskoteka, bënim në rrugë protesta
Në vend të dashuriçkave idilike, bënim burgje të dhunshme
Në vend të poezive për dashuri, shkruanim blasfemi për grila
Dhe bënim dasmën me Matanbjeshkën e lumnueme

Kur të gjithë në rini na dënonin të heqim dorë nga Shqipëria
Ne atë e pandehnim parajsë, ku do të prehej kurmi ynë
Edhe nëse është skëterrë, ajo është dashuri për ne si liria
Sepse është gjaku i prishur nga fqinjtë, i ruajtur nga Zotynë

Në qepallat e pagjumësisë Shqipërinë e kishim dashuri
Në të cilat i varnim shpresat e zhgëndrrës si në poezi
Eh, ç' rini patëm, lindjen e vdekjen e kishim frymë për gjallëri
Djepin e varrin i kishim busollë jetëshkrimi për Shqiptari

3.
Shkrimtarët e brezit tim mitingjet e poezisë i bënim
në fushëbeteja të Drenicës, Dukagjinit, Karadakut, Sllupçanit
në vend të rrokjes së theksuar, bataret i dëgjonim
dhe “pët” nuk na bënte syri në mbrojtje e çlirim të vatanit

Sepse, ne kohët e luftës, kur nuk kishim plang e shtëpi
kur armiku Kosovën me pushkë e zbrazi për farë
kur kjo tokë e shkretë me shumë se vetes, ngjante në Çamëri
në mendje e shpirt bënim shtet të ri - Shqiptari për shqiptarë


POSHTËSHËNIM:
Kjo poezi i dërgohet vetëm "Faqes për fëmijë".

Keine Kommentare:

Kommentar posten