Dienstag, 6. Dezember 2016

Vjersha për fëmijë nga Demush Mehmeti

Demush MEHMETI

RINA E RINESI 

Rina e Rinesi
Ju më të ëmblit e mi,
Buzëqeshja fytyrës sime
Ngrohtësi zemre 
Pjellë nga trungu im
Mrekulli.

PËRSHËNDETJE RINA

Përshëndetje Rina 
Ty të kam dritë në shpirt
Kudo të më jesh
Të uroj për lumturi.

Po te pyt ty gjyshi
Zemër a je mirë
Ke mashumë buzëqeshje
Apo mrrola në fytyrë.

Rina tregoj gjyshit
Që të ka breg e dashuri 
Ëndrrat tu kan ndreq
Apo tu kan prish.

Gjyshi nuk te pytë
Ti kënd e don mëshumë
Uroj të jesh e lumtur
Ashtu si dua unë.

Ti princesha e gjyshit
Mbretresha e ëndrrav të mia
Si qielli kthjellët më je


MOS HARRO

Rina
Mos më harro
Më thirr.

Fol
Si e ke zakon
Pyet
Gjysh a je mirë
Çka po bënë
Çka po vyen?!

Pyt 
ku është nëna
Fol Rina
Ashtu si di ti.

Thuaj
Gjysh të dua shumë
Buzëqesh.

Lumturin ta dua
Ëmbëlsirë 
Më gëzon
Fort më lumturonë.


DO MË KUJTOSH

Përshëndetje e vogla gjyshit
E ëmbla Rina
Ecë qetë but me kujdes
Shkel but
Me shumë dhimbshur.

Kujdes...
Këto gjethe të rëna në tokë
Të freskëta kështu si ti 
Ishin një ditë.

Koha i fali i rriti e i thau
Dhe i këputi një ditë
Rina kjo mosha jote do ikë
Do vjenë pleqëria te ti
Atëherë 
Unë më nuk do jamë. 

Dua dhe besoj
Ti do më kujtosh me krenari

I VOGLI RINES

Flej i qet 
Flej
Ti i ëmbli gjyshit
I vogli Rines.

Flej
Lumi ti për vete
I lumi ti
Ende i vogële je 
E boll s'kupton.

Me ligësit e të rriturve
As të zezat e ditës
Që për çdo ditë 
Çdo të lumen ditë 
Vin e na shqetsojnëI 


I VOGËL JAM

I vogël jamë
Sherr nuk kam
Karrocën time e kamë 
Ngasës i saj jam.

Për vete e kam
Sa mirë e qoj
Në për dhom vrapoj
Lodhem e pushoj.

Sikur lodhet ajo
Unë kthehem e baj
I vogel jam
Sherrin nuk kam .

Kur të rritem si ju
Do të ndryshoj
Ndoshta
As kënd s'do e duroj.
E diel.


ME VIZITOI RINA

Një zë të ëmbël ndegjova
Ai zë engjulli në veshin tim ra
Tek puna me vizitoi Rina
Mbesa ime e dashur.

Gjysh o gjysh dëgjova zërin e saj
Shpejtë e ngrita kokën 
Fytyrën e buzqeshur ja pash
Nga ajo frymë dashurie .

Unë në tok desh rash
Më vrap erdhi e mëpërqafoj 
Mi kthjelloj dy syt 
Thellë në shpirtit më ka kënaq.

Mittwoch, 23. November 2016

Poezi për fëmijë nga Sheremet Prokshi

Sheremet PROKSHI

DIELLI

Nuk e di pse je hidhërue
Dielli ynë o rreze artë,
Na bën dritë që nga mëngjesi
Ndaj zbrit pak, mos rri aq lart!...

Të kërkoj pak ngrohtësi
Për mbesën dhe nipin tim,
Për ata që nisen hapin 
N’rrugë të shkollës për mësim.


ERA

Kur fryen era mbi shtëpi 
Rrotull sillet rreth oxhaku,
Tymi zjarrit kthehet prapa
Brenda odës ku rri plaku.

Fishkëllen nëpër kopshtije
Shtruar me gjethe palë-palë,
As pulat si lë të qeta
Ju hedh pluhur nën hambar.

Shpupurit flokët e mbesës
Kur del luan me trotinetë,
Ndërsa Lenti futet brenda
E kërkon një çaj të nxehtë.


ACARI

Sa fillon të ngrij acari 
Në degë zogjët i trazon,
Qielli lart e ndërron ngjyrën 
Re të bardha turbullon.

Dhe ti diell, o dielli ynë
Pse i fsheh rrezet e ngrohta?
Ende dimri pa arritur
Na merdhin me erna t’ftohta.


VIZATUESJA

Se ndal dorën vizatuesja
Me një laps herë me një tjetër,
Zemrën, zogun, lulen, diellin
Bashkë i bëri në një letër.

Sa shikonte vizatimin
Shkëlqyen rreze në dritare,
Prit i thanë se tash të sjellim
Të shtatë ngjyrat ylberiane!...
Sh. Prokshi, 19.11.2016


NËNTORI

Në fundjavë të çdo nëntori
Këngë e valle nuk pushojnë,
Disa luajnë lojna skenike
Disa ëmbël recitojnë.

Kuq e zi do veshet festa
Me flamurin kombëtar,
Mbushim zemrat ngjyra jete 
Për Ademin legjendar.


KËRKESA

Dje Erëza bëri kërkesë
Të na jap dielli ngrohtësi,
Dhe shikoni, sot plot rreze
Falë për ne, për ju fëmijë.

Të hareshëm ngriten zogjët
I lajnë flatrat në burim,
Nuk mërdhin as dallendyshja
Që është nisur për shtegtim.

Do të vi, thot e merzitur
Me qindra shoqe të tjera,
Veç na duhen disa muaj
Sa ti hap bulëzat pranvera.

20.11.2016

LISA QINDVJEÇARË

Ka kohë janë prerë 
Lisat qindvjeçarë,
I nxorren me cung
Ata rrënjëdalë.

Aty vinin trimat
Trojesh arbërore
Me fjalë i qendisnin
Shpresat për fitore.

Aty ndeznin zjarre
Aty piqnin kafe,
Aty mblidhnin krushq
Për ahengje dasme.

Ngritej lart aroma
Nga dhjetra filxhana
Disa me dy vija
Disa laramana...

E krahë merrte syri
Qiellit të paprekur
Moshës fëmijërore
Ëndërres së fjetur.


NGATËRRESA

Me trung ngatërrohej
Shpesh një çukapik
Degët ia çukiste
Si t’ishte armik.

Po kur hynte brenda
Bazen ta zgjëronte,
E kishte më ngushtë
Me sqep të qellonte.

Dilte lakuriq
Si djall i tronditur,
Ikte përtej bjeshke
Mplakjen duke pritur.

23.11.2016

Dienstag, 6. September 2016

Pesë poezi nga Sheremet Prokshi

Sheremet Prokshi


Ëndrra e Erëzesë

Ngjitet fluturakja
Pëpmbi çdo çati,
Insekte e zogj
I bëjnë shoqëri.

Në shtëllungë të reve
Kjo raketë u tret,
Një botë tjetër sheh
Erëza mbi qytet.

Veç për pak sekonda
Thot xha psikologu,
Ëndrra në hapësirë
Fluturon si zogu.

Ëndrra e Mentorit

Një ënderr kishte parë
I vogli Mentor,
Në shkollë ku mësonte 
ishte bërë drejtor.

Dëgjohen kudo 
Hapat e “drejtorit”
Me shikim të mbreht
Ecte koridorit.

Dilnin me takt nxënësit
Pa zhurmë e rrëmujë,
Dy nga dy rreshtuar
Me rend pinin ujë.

Pa qëllim dikush
Hapin ngadalëson
Luli prapa tij
këmbën e çalon.

Me gisht ja bënë “ eja “
Drejtori nervoz,
-eja para meje
Ti djalosh kodosh.

-shikoje patiken,
Pse nuk e lidhë tojen?!...
-e qorton pandalur 
Se lë ta hap gojën.

Largohet pa frymë 
Luli i habitur
Pyet pse sillet ashpër
“ky mistrec i rritur”?

Nuk i mbushet mendja
Nuk ia rrethon truri,
Të bëhet drejtor
Mentor picimuli.

Kur cingërron ora
Trembet, i del gjumi,
Ëndrrën për drejtor
Shpejt e rrëmben lumi.


Vallë,e ditka zogu

Vallë, e ditka zogu
Sa flatra ka trupi,
Apo sa i lartë
Është Kaci-Pupi.

Po hamendej lepuri 
Paksa dhe ariu,
Sa ka qime n’mjekër
Dac Mustaqeziu.

Nuk e di gomari
Të them seriozisht,
Sa bëjnë katër këmbë
Dy vesh e një bisht.


Çupëzat artizane

Dy çupëza të vogla
Me xhaketa gri
Lozin e vrapojnë
Nëpër mot me shi.

-eni hyni brenda
Urdhëron nëna Dritë,
Sa nis njëra hapin
Tjetra i vë pritë.

Del gjyshja me krroqe
Dritën e qorton,
-është ky shi i verës
Veç rriten ua shton.

Ngazëllehen çupëzat
Flokët shpupurisin,
Mbi tokën e qullur 
 Gishtat i ngulisin.

Me këmbët e zbathura
Baltën e shqelmojnë,
Pa laps e pa brushë
Murin vizatojnë.


Torta e përkryer

Vezë e miell përziejnë
Pakëz me mikser,
I shtojnë flegra arre
Dredhëza e sheqer.

Yndyr margarine
Qumësht një filxhan,
Eurokrem të bardhë 
Vetëm njëqind gram.

Vënë enën mbi avull
Pesëmbëdhjetë minuta,
Grimcojnë çokollata
Të ëmbla të buta.

Lavdëron mamaja 
Tortën e përkryer 
që e kanë bërë vajzat
me punë të shkëlqyer.

Dienstag, 23. August 2016

Dy poezi nga Maxhun Osmanaj


Ku banon poeti

Ku banon poeti, e dini o fëmijë?
në çdo cep t’atdheut është çerdhja e tij

Sa interesant, nëse dikush s’e di
në jetë ai paska shumë shtëpi!

Çdo natë ai ndërron vendbanimin
Ai është aty ku e gjen frymëzimin.

N’petale të luleve ushqen nektar
Secilit i dhuron mjaltë - margaritar.

N’krah të  dallëndysheve fluturon n’kaltri
ëmbël rrëfen për fluturimin e tij.

Me krenari viziton dëshmorët e kësaj toke
Ua lehtëson dhembjet çdo nipi, mbese, nënëloke.

Misioni i tij - themel i ndertimit
Kala e mendimit, vjershës, tregimit.



Këndo këngën poet

këndo këngën, poet
edhe kur të ta ndalojnë
mos rri, gjithçka të ngjet
kur të vrasin, kur të torturojnë.

Këndo këngën, poet
Edhe kur shtegton nëpër stuhi
Bota e ciltër nga ti pret
Forcë e gjak t’ri.

Këndo këngën, poet
Mos kërko tjetër melodi
Veç atë që të buron nga shpirti
Atë që të shëron e smund të të vret.

Këndo këngën, poet
këngës kurrë mos i vë lak
edhe të të akuzojnë
pa hile e hak.

Këndo këngën, poet
Bota nga ti pret!

Mittwoch, 13. Juli 2016

Djaloshi dhe shqiponja

Poezi nga Imri TRENA

Në tokën e lashtë stërgjyshore një djalë
Doli për gjah me hark e shigjetë,
Në një çerdhe hetoi një shqiponjë të rrallë
Një gjarpër ajo mbante n`çapojt e vet.

Pas pak shqiponja fluturoi në hapsirë
Gjarpërin e "ngordhur" n`fole e la të lirë;
Shqipja e vogël mbeti n`mëshirë të djallit
Vështronte të ëmën lart mbi kreshta t`malit.

Djaloshi i mençur hetoi rrezikun
Gjarpëri nxori thimthin ta helmoj,
Mori n`shenjë, tërhoqi fuqishëm harkun
Rrufeshëm goditi gjarpërin, shqipen e shpëtoj.

U ofrua ta marr shqipen n`mbrojtje djali
Shqiponja e madhe e sulmoj,
- S`jam i keq! - jam shpëtimtari
Shqipen e vogël dua ta mbroj!

Gjarpëri ishte gjallë, ti vetëm e ke lënduar
Unë jam shpëtimtar i saj,
- Ma jep të lutem! - të përkujdesem
Gjersa të rritet unë do ta mbaj...

- Kam me t`shpërblyer, të premtoj
Me mpreftësinë e syve të mij,
Këto troje kush të mos i sundoj
Të jap edhe fuqinë e krahëve vetëm Ty.

Shqiponja mirësinë djaloshit
I shpërbleu shumëfish në jetë:
Ai me shpatë preu armiqët e vendit
Dhe u bë mbret i vendit të vet...

Emrin ia dha SHQIPTAR! ARBËRI!
- Biri i Shqipes - kot s`i thonë;
Vend i Shqipeve! Nënë Shqipëri!
Në përjetësi do ta mbajë.