Mittwoch, 13. Juli 2016

Djaloshi dhe shqiponja

Poezi nga Imri TRENA

Në tokën e lashtë stërgjyshore një djalë
Doli për gjah me hark e shigjetë,
Në një çerdhe hetoi një shqiponjë të rrallë
Një gjarpër ajo mbante n`çapojt e vet.

Pas pak shqiponja fluturoi në hapsirë
Gjarpërin e "ngordhur" n`fole e la të lirë;
Shqipja e vogël mbeti n`mëshirë të djallit
Vështronte të ëmën lart mbi kreshta t`malit.

Djaloshi i mençur hetoi rrezikun
Gjarpëri nxori thimthin ta helmoj,
Mori n`shenjë, tërhoqi fuqishëm harkun
Rrufeshëm goditi gjarpërin, shqipen e shpëtoj.

U ofrua ta marr shqipen n`mbrojtje djali
Shqiponja e madhe e sulmoj,
- S`jam i keq! - jam shpëtimtari
Shqipen e vogël dua ta mbroj!

Gjarpëri ishte gjallë, ti vetëm e ke lënduar
Unë jam shpëtimtar i saj,
- Ma jep të lutem! - të përkujdesem
Gjersa të rritet unë do ta mbaj...

- Kam me t`shpërblyer, të premtoj
Me mpreftësinë e syve të mij,
Këto troje kush të mos i sundoj
Të jap edhe fuqinë e krahëve vetëm Ty.

Shqiponja mirësinë djaloshit
I shpërbleu shumëfish në jetë:
Ai me shpatë preu armiqët e vendit
Dhe u bë mbret i vendit të vet...

Emrin ia dha SHQIPTAR! ARBËRI!
- Biri i Shqipes - kot s`i thonë;
Vend i Shqipeve! Nënë Shqipëri!
Në përjetësi do ta mbajë.

Keine Kommentare:

Kommentar posten