Donnerstag, 26. September 2013

Irfan Cana: Cikël me poezi

FTONJËT E VERDHË

Pema me ftonjë
degët rëndon, ...

Arta si zonjë
nën të pushon!

Shikon me kureshtje
me ata dy sytë,
fare në heshtje
vehten e pyet:

-Kush u dha vallë
trupin si top,
ngjyrën porsi ar
e me erë plot?!

-T'vallëzojnë t'lumtur
kush i mësoi,
po këmishën e bukur
kush ua dhuroi?

Deshi t' bëj ajo
edhe py'tje tjera,
kënaqësinë shiko
ia prishi era!

Fryri me të shpejt
dhe diku ka ik,
ftonjët e verdhë
n'tokë i ka zbritë!
 
 
MOS PYETNI

Befas u këqyrën
ca zogjë te kroi:
-Mollës ngjyrën...

kush ia dhuroi?!

Cili qe vallë
i vyeri piktor,
që diti ngadalë
t'ngjyros me dorë?

Molla e lumtur
pas fletës qeshi:
-Me jelek të bukur
vjeshta më veshi!

Mos pyetni pra:
-Kush e kush?
Vjeshta e ka
më t'buk'rën brushë!
 
 
TUFA E MISRIT

Misri n'arë
natë e ditë,
si beqar...

trupin rritë.

Me të bardhë
është i veshur,
pallton n'krahë
e ka ngjeshur.

Ndërsa n'maje
tufa e bardhë,
mbledh sinjale
porsi radar.
 
 
RINIA DHE VRESHTI

Shpejton nga larg
me zhurmë traktori,
rrugës ecën ...

duke nxituar,
varg e varg
arkat zbarkoi,
dielli së qeshuri
s' ka të pushuar! 
Puna sa nisi
në plantazh,
rend i hardhive
shtrihet gjatë,
vjeshta harlisi
rininë plot gaz,
këndohet ,qeshet
në çdo hap!

Ashtu me rradhë
duart e vyera,
ndukin rrushin
ngadalë,mirë,
Re të bardha
dhe të nxira,
enden qiellit
si n'suprinë!
 
 
XHEPI I FËMIJËS

çdokush do të çuditej
kur them unë në za:
-Në xhep të fëmijës...

gjen strehim gjithçka!

Është shtëpizë e duarve
dhe e sendeve të ndryshme,
shportë e llojlloj gurëve
çokolatave t'pëlqyeshme!

E tek rrugaqët e ri
dhe të pa edukuar,
shërben edhe për kajsi
e qershi të kuqluar...!

Gjer në mbrëmje dëgjo
u mbushet plotë sherbet...
Ju pyes: A është mirë kjo?!
gjykoni edhe ju vetë.
 
 
ZEMRA E SHTATORIT

Shtatori po e çel ...

zemrën me duar,
anë e kënd derdhë
ngjyrën e praruar!

Era trotuarin
se ç'e fshiu mirë,
që të shkel shkollari
në të me të gdhirë!

Rrugët mbushur ding
zhurma fund s'ka,
vocët janë me prind
gjysh,motër,e vëlla!

Gjithë sot janë nis
n'shkollë ecën drejt,
kështjella e diturisë
duar hapur i pret!
 
 
SHTATORI E FËMIJËT

-Gëzim na dhuron
muaji shtator! ...

thotë tani
çdo fëmijë,
përsëri fillon
viti shkollor,
cing'rron zilja
sa hieshi!

Në trotuare
të qytetit,
shihen fëmijtë
duke u end,
me plot hare
nënat,etrit,
i rexhistrojnë
n'shkollë me shend!

Shih sa gëzohet
i shkollës oborri,
është mbushur
plot me fëmijë,
qeshet,qeshet
vogëlush Mentori,
se është njohur
me shokët e rinj!
 
 
MBRETËRESHA E KËNGËS

(Nexhmije PAGARUSHËS)

Shkrive plot shpresë...

zërin tënd me valle,
të thonë bretëreshë,
e këngës shqiptare.

Ishe dhe Primadonë
e melosit popullorë,
për këngë thonë:
-Mban flamurin n' dorë.

Më se pesëdhjetë vite
botës udhëtove
anëekënd shndërite
Kombin tonë lartësove.
 
 
KËNAQET KËRMILLI

Kërmilli vërtetë
me dylbi kënaqet,
duke shikuar yjet...

si fry'jnë faqet.

Voci:O bo,bo !
më veti thotë,
kësi zotëri,jo
nuk ka në botë!

Fare nuk duroi
dhe pa e py'të:
-Kush t'i dhuroi
t'buk'ra dylbitë?

Si nuk di ti
o i urti çunak,
nga prind'të e mi
i kam si dhuratë!

Të shikoj botën
fare pa u mundu',
ju kënaqeni me tokën
unë me qiellin blu!
 
 
SHËNGJINI I BUKUR

Pulëbardhat n'ajri
n'rreth po qarkojnë,
me lojra pa kufi'...

pushuesit i argëtojnë.

Thonë fëmijët n'zë:
-Deti seç po ndrin!
I bukur sa s'ka më
qenka ky Shëngjin!

Përjetimet plot
nga deti palojmë,
bëhemi më t' fortë
mësimit t'ia fillojmë!

Me siguri prap
n'mot do të vijmë,
me fat,me fat
o i bukuri Shëngjin!
 
 
RRUSHI I ËMBËL

Porsi vogëlushi
lehtë e qetë,
rritet rrushi...

atje n'vreshtë!

Rrushi i bardhë
e rrushi i zi,
qesh me mall
varur n' hardhi!

Ëmbëlsinë thonë
e kanë si dhuratë,
që ua dhuron
vjeshta e artë!

çdo ditë e provojnë
e duan shumë,
n'gojë e shijojnë:
Kllum e kllum!

U jep pa ndalur
trupit energji,
është i dashur
kudo për femi'!
 
 
VIOLINA E KARKALECIT

Zëri i violinës
shpirtin që ta shkrinë,
dergjej andej luginës...

bukur n'dirigjim!

Rend t'gjitha lulet
i hoqën shamitë,
zbuluan balluket
fytyra po u ndritë!

Shelgjet andej kodrine
me flokë si florir,
thanë:Kësi zë violine
s'gjendet në luginë!

Vërtetë është i bukur
nuk ka fjalë dhe pikë!
thanë duke luajtur
ca fëmijë simpatikë!

Nja dy pleqë kalonin
rrugës ishin ndalë,
zërin ëmbël dëgjonin
sa me plot mall!

Pa më thuani vrik
fare pa ngurrim:
-Ky zë kaq magjikë
s'meriton shpërblim?!

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen