Dienstag, 24. März 2020

Një tufë me poezi nga Abide Gashi

Abide Gashi
ZOGU DHE ANILA

Një zog të vuajtur , 

Anila e vuri re
Të dy krahët,
 i kishte të plagosur,
Me duar e mori,
 ëmbël e përgëdheli
Dhe filloj me të,
 për t’u llafosur!

Disa rrugaqë ,

më gjuan llastuqe
Me prraqkë dhe gur ,
më qëlluan,
Nuk isha,
 duke u bërë asnjë huqe,
Por ashtu siç deshën,
 dhe vepruan!

I dhimbsëj zogu,

 me plagë në krah,
Që gjëmonte,
 dhe dukej i dërmuar,
Nuk mundë,
 të fluturonte më lart,
E mori në kujdesje,
 për ta shëruar!

Me një zë qortues, 
Anila u thirri fëmijëve, 
Zogjët, nuk duhet me i gjuajt,
 se janë të dlirë
Kur vijnë, prej dherave tjera, 
T'i ruajmë si dritën e florinjëve
Se pa zogjtë, 
s' na vjen pranëvera e mirë!



NËNË E BIR


Nëna me të birin ,

bisedon në mobil,
Ishte keqkuptuar, 
s'i klikonte germat mirë,
Si gjente shenjat fare,
 sidomos ato me pikësime,
Sepse nuk kishte mundësi, 
të shkruajë pa gabime!

Ajo s’i kuptonte fare, 

as nuk i gjente dot
Se informatikën,
 nuk e mësoi me mot,
Gjatë shkëmbimit, 
me germa në shkrim,
U keqkuptua dhe shkroi, 
bir, ti s’je djali im!

Djali shpejt ja ktheu,

 prapa bisedën,
S’ka lidhje o nënë, të dua, 
se më the të vërtetën,
Nuk është nënë, 
vetëm ajo që në stomak,
Të mbanë brenda vetes, 
nëntë muaj apo pak më pak!

Është ajo që dhuron ngrohtësi , 

dhe të thërret djalë,
"Të thot të dua me dashuri, 
dhe të dhuron zemrën e valë,
Nëna u shkrehë në vaj, 
sytë me lot mbushë,
Tani jo prej gabimit të saj, 
po nga dëshira që iu përmbushë!



DJALI DHE ZOGU


Djali dhe zogu ,

një ditë në qershor
Kishin zënë vend,
 ballë për ballë,
Bisedonin ,
me një ton paqësor
Ëmbëlsisht ,
shkëmbenin disa fjalë!

I thoshte voglushi ,

krahët me ia falë,
Të fluturoj lartësive ,
shumë lartë,
Të vizitoi çdo pyll,
 edhe çdo mal
Unë të dhuroj ty ,
zemrën e artë!

Me cicërrima,

 e argëtonte zogu,
Duke kënduar ,
plotë tinguj magjik,
Por krahët ,
nuk deshti  t'ia dhuronte,
Se të mbetëj në tokë, 
maqokut i kishte frikë!

Kështu çdo ditë,

 fluturonte në ajri
Dhe këthente,
 tek djaloshi pranë,
I tregonte ,
për pamjet plotë magji,
Që kishte parë, 
ditës anembanë!

Ata të dy,

 u bën miqë dhe shokë,
Pa njeri tjetrin ,
s'mundë të rrijnë,
Pranverës të dy,
 i këndojnë këngë
Me vargjet ,
më të bukura për blerim!



NJË QERSHORI DITA E JUAJ


Kur bota ngushtohet ,

dhe errësohet,
Lulet nuk qelin ,
dhe kur s'kan aromë,
Mbyllën shtigje, 
dhe s'mundë t'shegtohet
Ju jeni lulet ,
që zemrat na i kini njomë!

Kur natës i mungon,

 hëna me dritë
Dhe s'ka yje magjike,
 në horizont,
Kush na e sjellë ,
qetsinë në shpirtë
Përveq jush,
 këtë se bën njeri dot!

Mangësitë, 

i plotësoni në planet
Ju na e këtheni ,
lotin në gëzim,
Kur gjithëqka humbë,
 kuptimin në jetë
Mjafton buzëqeshja e juaj ,
dhe një përqafim! 

Ju për ne jeni vetë jeta, 

jo një ditë
Por një jetë për ju ,
s'dot mjafton
Urime të gjithë fëmijëve, 
ditën me një qershor
Shëndet dhe rritë ,
zemra ime u dëshiron!

1 Kommentar:

  1. Burri im më la mua dhe fëmijët e mi për më shumë se 6 muaj, të gjitha shpresat u humbën. Mendova se nuk do ta takoja më kurrë burrin tim sepse ai më bllokoi në të gjitha rrjetet sociale që mund të përdorja për të arritur tek ai. Kjo më la të trishtuar dhe zemërthyer derisa takova Dr. Dawn. Tani, unë i shpjegova gjithçka dhe ajo më premtoi se gjithçka do të ishte mirë në 3 ditë, për habinë time, burri im thirri dhe filloi të lypte 3 ditë pas magjisë, tani burri im është kthyer në shtëpi dhe ai më trajton shumë mirë dhe ne jetoni të lumtur së bashku tani, kontaktoni atë për ndihmë:
    *nëse dëshironi për të dashurit tuaj.
    *nëse doni të mbeteni shtatzënë.
    *nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje.
    *nëse doni një fuqi shpirtërore.
    *nëse doni të ndaloni abortin.
    Email: dawnacuna314@gmail.com {+2348032246310}

    AntwortenLöschen