Donnerstag, 20. November 2025

Ismet Tahiraj : ERA

 















E  R   A

Degët e drunjëve

I shtie te rrahën

Me shamatë

E gjaku tu shkoj vadë.

Çeramidhet I fluturoi

Kokë   njeriu të qelloi

Serave t’ua shqyej najllonin

Punë e madhe pse vjen pranvera.


Diku ,diku e shembi murin

Çatia I bëhet krej  zguari,

Ia rrëmbei dhe vashës kordelën

Nga shpati n’përrua e hedh delën.


Gjitha bërllogjet I ngriti n’qiell

S’duken re as diell.


E kur hi në izbë me fjetë

Ah  gjithçka bëhet e qetë,

Mua më thonë shtjellë

E gëzohem qe jam potere.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen