Samstag, 28. Juli 2012

Izet Abdyli: DHELPRA DHE UJKU



DHELPRA DHE UJKU

Ditë e net të tëra
Dhelpra po mendonte,
Ujkun dhëmbëmprehtë
Si ta likuidonte!

Pa humbur shumë kohë
Tek një krua shkoi,
Pas një kohe të shkurtër
Një gropë e thelloi.

Me shkarpa e gjethe
Kujdesshëm e mbuloi,
E bindur që ujku
Nuk do ta hetoi.

Me vrap pastaj
Te ujku shkoi,
Mish të freskët
Atij i premtoi.

Kur iu afruan gropës,
Dhelpra pak ndaloi,
Dhe papritur ujku
Thellë në të sharroi.

Dinakja dhelpër
Hareshëm nis të luante,
Duke tallur ujkun
Dhe me gurë e gjuante.

Por nuk vonoi shumë
Kjo lumturi iu tret,
I rrëshqiti këmba
Në gropë ra edhe vetë.

Më kot iu lut ujkut,
Por ai s’e mëshiroi,
Sa hap e mbyll sytë
Dhelprën e copëtoi.

Keine Kommentare:

Kommentar posten