Mittwoch, 26. Juni 2013

Cikël poetik nga Fran Ukcama

 
VERA E FEMIJËVE

-Cikel poetik nga Fran Ukcama-

EMI LULJA E LAGJES SIME

Kur e kap me gisht në faqe,
Buzëqeshë si manushaqe,
Se është çupa e papame,
ëmbëlsirë me thelbinjë arre..

Sapo mbylli klasën e dytë,
Xixëllonja i ka sytë,
Si pasqyra ndrinë në dritë,
Shëmbullore dituritë..

Yll, o yll ,Emi të kemi,
Emi e mira prej Fieri,
Çamja me dritëza ylberi,
Çiç më thua:- Miq a jemi ?!

Ti shikon e buzëqeshë,
Dhe më flet, si flet një mbesë,
Ma mbush zemrën me gëzime,
Se je çupa e lagjes sime!

 
ZHURMOJNË SHESHE EDHE PLAZHE

Dielli, saçi kupes së qiellit,
Dridhet era me avaze,
Ndizen sheshet prej gëzimit,
Me femijë po mbushen plazhet.

Deti zgjatë gjuhën e valëve,
Si delfinë, djem e vajza,
Prej qyteti edhe fshatrave,
Po notojnë në ujera të kaltëra.

Ejani, po u thotë rrezja,
Dhe blerimi u çoi ftesë,
Gjysher e gjyshe, nipër e mbesa,
Sot gazmojnë dhe kanë të drejtë.

Se kaloi një vit shkollor,
Janë rritur e zbukuruar,
Dhe tani hare dhe lojë,
Kalojnë ditët lumturuar.

 
VJEN BLEONA NË QYTET

Kjo Bleona si bombona,
Erdh te tezja në qytet,
Dhe me Ketin por so motra,
Luajnë sebashku cep më cep.

Psi flejnë në dhomen e bukur,
Bleona ngrihet , sa heret.
E pyet Keti.- Ku shkon flutur?
- Te furriku do mbledh vezët!

- Dale mooj, dale ku ike,
A mos je akoma ëndërr?
Je në qytet, ardhur si mike,
S`ka furriqe, zogj as shpënder.

- Ua, harrova për fare,
Mu duk se isha në katund!
Keti u shkri në gajasje
Bleona, faqesh u bë prush!

Keine Kommentare:

Kommentar posten