Montag, 26. August 2013

Bariu dhe dhite

Një bari i çoi dhitë e veta për të kullotur. Atje vuri re se dhitë e tij ishin përzier me dhi të egra, dhe kur erdhi mbrëmja i shtiu të gjitha në shpellën e vet. Të nesërmen, bëri shumë ftohtë, dhe nuk mund t’i nxjerrë në kullotë dhitë, prandaj i la në shpellë. Dhive të veta u qiti nga pak ushqim, sa të mos i marrë uria, kurse dhive të egra u gjeti mjaft ushqim për t’i bërë krejtësisht për vehte. I ftohti mbaroi dhe ai i nxori të tëra dhitë në kullotë. Dhitë e egra morën malin e ikën.
Kur ai filloi t’i qortojë se janë mosmirënjohëse që ikën dhe e lanë, megjithse ai u kujdes shumë për to, ato u kthyen e i thanë:

- Pikërisht për këtë ne frikësohemi dhe ikëm prej teje. Gjersa ti
neve, që të erdhëm dje, na çmove e shikove më tepër se dhitë tua, është
e qartë se edhe të tjerat që do të afrohen më vonë, to t’i çmosh e
shikosh më tepër se ne.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen