Donnerstag, 14. Juli 2011

Cikël me poezi për fëmijë nga Nehat Jahiu


LE TË KËNDOJNË...

Le të këndojnë bilbilat ndër ferra,
të mos i tremb breshëri as era.

Le të lodrojnë drenushat ndër lëndina,
të mos tremben nga egërsira.

Le të rriten zogjtë në fole,
të mos tremben as qengjat në kope.

Le të fluturojnë fluturat në livadhe,
të rriten fëmijët pa brenga e halle.


UNË DHE TI...

Unë qaj, ti qesh,
ti qan, unë qesh,
unë i buzëqeshur,
ti i përlotur,
ti i përlotur,
unë i buzëqeshur...

Unë dua të qesh,
me ty të buzëqesh,
ti fëmijë
e unë fëmijë
nuk na duhen lot
as mua e as ty...


RRITU, RRITU...

Ritu, rritu, o fëmijë,
vjen ylberi të puth në sy,
rritu, rritu me ëndrra në gjumë,
ty të don nëna shumë!

Rritu, rritu, o fëmijë,
vjen dielli të puth në sy,
rritu, rritu si lulja në pranverë,
vjen shtatori në shkollë të gjen!

Rritu, rritu, o fëmijë,
vjen hëna të puth në sy,
rritu, rritu porsi mollë
mësuesja të kërkon në shkollë!


HËNË; HËNË ZONJË E RËNDË

Hënë, hënë
që natën bën dritë,
fëmijëve në djep
u shton rritë.

Hënë, hënë
që natën ndriçon,
ëndrra fëmijve
në gjumë u dhuron.

Hënë, hënë
me yje rrethuar,
ti zonjë e rëndë
shëtit e gëzar...


SIKUR...

Sikuir ti ndalet lumit burimi
do ta kaploj hidhërimi,
edhe yjtë të ia ndalësh hënës
sikur fëmijët të ia marrësh nënës.

Sikur ti heqësh luleve erën
do ta pikëllosh fort pranverën,
po ia more zogut folenë
do të qajë si njeriu vetë.

Sikur ti ndalet fëmijës ëndrra,
oh, sado të pikëllohet nëna!
Do të pkëllohen mali e fusha
nuk do të lodroj më as drenusha.

Keine Kommentare:

Kommentar posten