Donnerstag, 14. Juli 2011

Prrallë: Vajza e zgjuar

Përralla të zgjedhura shqiptare

VAJZA E ZGJUAR

Një herë një mbret thirri një djalë dhe i tha:- Na këtë lirë, me këtë lirë të blesh një dash, prej leshit të dashit dua mbulesë leshi, po dashin të ma sjellësh të paqethur dhe lirën të ma japësh po lirë.
Djali doli në të gjitha anët për të pyetur se si mund të përmbushte kërkesën e mbretit. Rrugës takoi një plak të vjetër.
- O plak, - I tha djali qemë një, u bemë dy. Do të mbajmë shoku – shokun.
-Ç`thotë ky, - mendoi plaku, - unë mezi mbaj veten time, jo të mbaj edhe këtë. Vazhduan rrugën të dy dhe qëndruan te ca varre.
E pyeti djali plakun:
- Në këto varre a ka shumë të vdekur që jetojnë apo të gjithë kanë vdekur? Çuditet plaku me këto fjalë dhe mendon se djali është i çmendur. Mbasi ecën dhe një copë rrugë, kaluan afër një are të mbjellë me grurë. Ky djali, sa e pa grurin i tha plakut:
- Qenka shumë i mirë ky gruri, po nuk e di në e ka ngrënë i zoti apo do ta hajë. Plaku nuk u përgjigj fare. Si u përshendet me djalin, u kthye në shtëpi.
Plaku kishte një vajzë shumë të mençur.
-Erdhe baba? E pyeti vajza.
-Erdha po më mërziti shumë një djalë që takova rrugës.
-Pse ç`të tha?- Sa u përshendetëm, më tha: ”Hë, sa mirë që u takuam, se do të mbajmë shoku-shokun”. – Ti baba, i tha vajza, - se ke marrë vesh se ç`të ka thënë ”, sa mirë që u takuam bashkë, se do të kalojmë rrugën pa mërzitje”. – Kur shkuam te varrezat,- vazhdoi plaku, më tha:”Në këto varre a ka shumë të vdekur që jetojnë, apo të gjithë kanë vdekur?”
-Baba, po tì se paske marrë vesh. Ai të ka thënë:”A ka në këto varre njerëz që kanë qenë të përmendur për zgjuarësi ose burrëri e që kujtohen edhe sot, apo të gjithë kanë vdekur dhe nuk përmenden më?”- Kur u afruam pranë një are me grurë, më tha:
”Qenka shumë i mirë ky gruri, por nuk e di në e ka ngrënë i zoti apo do ta hajë?”
-Baba , ai të ka thënë se ai që e kishte atë grurë a e ka të tijin apo e ka borxh për ta dhënë. Po ç`u bë ai djali? Shkoi qoji diçka për të ngrënë. Vajza bëri bukë, zjeu dhe gjashtë kokrra vezë dhe plaku u nis. Duke shkuar rrugës mendon plaku me veten e tij: “Çì do ky një bukë të tërë dhe gjashtë vezë? Po i ha gjysmën”. E pret bukën përgjysmë, ha dhe tri vezë dhe shkon e takon me djalin dhe i jep gjysmën e bukës dhe tri vezët. I mori djali bukën dhe vezët dhe, kur filloi të hajë, i tha plakut:-”Thuaj vajzës sate se hënëza është përgjysmë dhe në qiell duken vetëm tre yje. U kthye plaku në shtëpi dhe i tregoi vajzës çì tha djali.- Po baba, ia paske quar ushqimet të përgjysmuara? I tha vajza.- Po,- i tha plaku, ia qova gjysmën e bukës me tri vezë përsipër. – Ky djali qenka shumë i mençur tha vajza.- Po do të ketë ndonjë hall të madh. Shko merre e sille këtu. Shkoi plaku e mori djalin dhe e solli në shtëpi. Vajza sa e pa, i tha:- Ti do të kesh ndonjë hall të madh,po ma trego mua, se ndoshta mund të të ndihmoj. – Po i tha djali. Dhe i tregoi të gjitha sa i kish kërkuar mbreti.
-Mirë, tha vajza. Me lirën që ke shko bleje një dash të paqethur dhe sille këtu.
Shkoi në Pazar, bleu një dash të madh të paqethur dhe e solli. E mori vajza dashin, e qethi në kurriz dhe ia la leshin të paprekur në pjesën e barkut. E punoi leshin, bëri dy mbulesa të bukura dhe njërën ia dha djalit ta shiste në Pazar për një lirë. Shkoi djali në Pazar, e shiti mbulesën një lirë dhe u kthye te vajza. Pastaj mori dashin e paqethur, mbulesën, lirën dhe ia shpuri mbretit.
Mbreti u kënaq dhe djali u martua me vajzën e mençur.


Nga revista DITURIA - Suedi

Keine Kommentare:

Kommentar posten