Freitag, 15. Juli 2011

Daniel Gazulli: Dreri në burim dhe luani


DRERI NË BURIM DHE LUANI

Një ditë vere, si tashti, qielli i kthjelltë e i kaltër, një dre shumë i bukur, me brirë të gjata, të degëzuara e të fuqishme, po shuante etjen në një burim me uji të kristaltë, aq të kristaltë, sa e shikonte veten si në pasqyrë. Po i pëlqente vehtja shumë tek shikonte trupin e tij të bukur dhe ndjehej krenar. Pastaj brirët e tij, ishin vërtetë të mrekullueshme dhe shkonin lart drejt qiellit gjithë madhështi. Apo nuk e kishte të gjatë, delikat e të bukur edhe turnin, si të ishte një princ. E vetmja gjë që nuk i pëlqente nga trupi i tij ishin thundrat e këmbëve, të shkathëta vërtetë, por shumë të vogla e delikate. Të ishin të paktën pak më të mëdhaja që t’i shkonin trupit të tij madhështor. Pikërisht ndërsa po admironte trupin i tij, e solli në vehte dikush që po e spiunonte: Ishte një luan i madh, fshehur mbas kaçubes, gati t’i hidhej e ta shqyente sa t’i jepej rasti më i mirë. Mirëpo dreri e hetoj me kohë dhe dhe u largua e u fsheh mbas një kaçube tjetvr. Ashtu iu duk atij, se ishte fshehur, por i dukeshin mbi kaçube brirët e mëdhaja e të bukura, dhe luani iu sul ta kapte. Dreri, falë këmbëve të tij të shkathta e të lehta, u lëshua me vrap dhe i shpëtoi luanit.
Kur u bind se tashmë ishte jashtë rrezikut, tha me vehte: "Ç’budalla që jam! Unë po admiroja brirët e mia të bukura, pikërisht ato që më tradhëtuan, kurse këto thundra të vogla e të lehta, që i përçmova, më shpëtuan jetën!"


Gjyshi

Keine Kommentare:

Kommentar posten