Donnerstag, 14. Juli 2011

Cikël me poezi për fëmijë nga Mentor Thaqi


FÇIU YNË

Fçiu ynë, ai gjyshi plak
ka dy mbesa për merak,
njëra quhet Shpresa,
- gjithmonë me halle,
tjetra është Vesa,
- mbathë vetëm nalle.

Ai ka dhe dy nipër,
që i don shumë,
njëri quhet Mal,
tjetrit i thonë Lum,
njëri është djalë,
tjetri është djalosh,
njëri thot është trim
e tjetri trimosh.

Dhe, kur vie mbrëmja,
seç´ gumëzhinë shtëpia,
largë dëgjohet kënga
kur ia thonë fëmija.

Babi, nervozohet,
por, ghyshit aq i bën,
thotë, -le të tërbohet,
këngën, nuk e lën!

Rohrbach, 30.05.2005




MOTMOTI

Njëher dikurë moti,
na ish´ një njeri,
si dhuratë nga Zoti
kish´ dymbëdhjetë fëmijë.

I pari qe´ Janari,
i fundit erdh Dhjetori,
të gjithë trashëgimtarë,
plot fëmijë u mbush oborri.

U m´plak ky njeri,
por, mbahet qebesa,
me dymbëdhjetë djemt e tijë
dhe pesëdhjetë e dy mbesa.

Tash secila mbesë
ka nga shtatë fëmijë,
Plaku kurrë nuk vdes,
sundon në Përjetësi.

Rohrbach, 03.05.2005





BINJAKËT

Na ishin dy v´llëzër
si Lis me dy degë,
njërin Toskë e quanin,
ndërsa tjetrin Gegë.
dhe morën dy rrugë,
bënë dhe shumë fëmijë,
njëri rronte n´jug,
e tjetri n´veri.

Shumë mirë merreshin vesh
pa bërë shumë përpjekje,
pa rënë aspak ndesh
me dy "dialekte".

I treguan Botës
se janë t´civilizuar,
duke i dhënë Shkollës,
Gjuhën e njësuar.

Rohrbach, 27.06.2005





LETËR VËLLAUT

Po të shkruaj letër
në k´të natë me Hënë,
nga Kalaja e vjeter
siç´ të pata thënë.

Vërtetë bukur qenka,
si më pate thënë,
Kalaja me bedena
dhe Deti nën Hënë.

Te Kulla e Balshajve
ngritur mbi k´të koder,
ngjajshem si Rozafa
Shqiponjë përmbi Shkoder.

Ta shkrova k´të letër
i dashur v´lla Etnik,
n´pushim Veren tjetër
shihem´ n´Ádriatik.

S´po e zgjas më tepër,
"tung" nga unë -Butrinti,
shpejt vjen Vera tjetër,
bashk, na pret Ulqini.

Korrik 2005, Rohrbach





MALSIA E GJAKOVËS


Diku n´Shqipninë time
në teren malor,
rrojnë Familje trime,
i çuajnë Malsorë.

Para dhe gjatë Luftës,
strehoi shumë luftárë,
e Pushkës dhe e Bukës,
të varfër por bujarë.

Aty konak gjeti
Adem legjendari,
hero Salih Çeku,
trim Ismet Jashari.

Priti dhe përcolli
shumë Tahir Sinana,
Ilir Konushevcin,
Shkelzena e Luana.

S´e thyen çëndresen
as kur i mbuloj zjarri,
e kishin lidhur Besën,
para Azem Hajdarit.
Se do e heqin gurin
çë na ndau për s´gjalli,
Prizrenin për Kukësin
e ka djegur malli.

Se Kosovë i thonë
jem´ një Komb, Shqiptarë,
pjesë e Shqipnisë tonë,
n´Prevezë der´ n´Tivarë.

Rohrbach, 12.07.2005





BUZUKU


Ishte prift - Shenjtor,
mësues - kombëtar,
i Zotit, shërbëtor,
i pari ynë shkrimtar.

Shqip e bënte Meshen,
n´shërbim për Shqiptarë,
Librit i dha "peshën",
e çuajti Mesharë.

Derë e Buzukëve
e nderuar prej moti,
Dukë, shkuar dukëve,
shërbëtorë ke Zoti.

Gjoni, gjyshi i Gjonit
Burrë i Madh i Dheut,
njëzet vjet n´ballë t´frontit
përkrah Skënderbeut.

Rohrbach, 28.06.2005





KUVENDI I ALFABETIT


Djali i madh i Gegës,
Gjergj Fishta, kish´ emrin,
si i pari i degës
e thirri Kuvendin.

I ftoi v´llëzërit e gjakut,
t´parët e Toskërisë,
gjithë burrat e Oxhakut
të Mëmë Arbërisë.

Dhe, në Manastir
e mbajten Kuvendin,
me vendim të mirë
e nderuan vendin.

E nderuan Kombin,
gurthemel për Shtetin,
e gëzuan popullin,
i dhanë Alfabetin.

Rohrbach, 26.06.2005

Keine Kommentare:

Kommentar posten