Freitag, 26. April 2013

Tri poezi nga Ramadan Mehmeti




 
ZEMËRIMI I JONIT
ME ZANORET “I” DHE “Ë”


I ja me inat
Gjithkund më del e madhe
I pari i mbrami
Kështu më del për herë

Nuk e di ç't'i bëj
Ia kam marr inat
Ta heq nuk bën
Ta lë më del e gjatë

Tani kam një hall
Me këtë shkronjë (m)itike
Kompjuteri m'gabon
Përherë këtë zanore magjike

Mund të mendojë mësuesja
Edhe të më qortojë
Do të mendojë se Joni
I në s'e kupton

As ë në e vogël
Nuk ma njeh fare
E unë dua ta shkruaj
Siç është në Abetare


 
 
 
 
BORA DHE MAMI

Të lutem moj mami
Më trego në besë
Pse më thoni Borë
Pse s'më quani Vesë

O moj mami im
Bora është e ftohtë
E unë trupin tim
E kam shumë të ngrohtë

Ti moj lulja ime
Shumë pyetje bëre
Bora është e ftohtë
Ti rreze pranvere

E sa për emrin Vesë
Mos u merakos aspak
Rritu, rritu Bora ime
Nënës pak nga pak

Prandaj ti je Borë
E ëmbël në kujtesë
T'ishe vonuar pak
Do të pagëzonim Vesë

Por ç'ti bësh moj bijë
Kështu e ka kjo jetë
Ti e ke emrin Borë
Dikush e ka Bletë
 
 
 
 

NIPI ME GJYSHIN
NË BLLACË


Sa herë marr albumin në dorë
Për ta kujtuar fëmijërinë
Më kujtohet kur na dëbuan
Që ne e donim më lirinë

Guna e gjyshit guna e gjatë
Që nxihej nga robëria
Sa ishte i vogël s'kishte mëkat
Në vuajtje i lagej fëmijëria

Me kujtime të barbarëve
Kalonte netët e mërzisë
Tani të kam më afër zemrës
Krenaria e shtëpisë

Keine Kommentare:

Kommentar posten