Samstag, 17. August 2013

Nebih Bunjaku: Cikël me poezi për fëmijë

 
 
PUSHKËN NË PENË

Gjakmarrja ndër shekuj
Si gjarpër i zi
Kokën në Mesjetë...

Krismën në Arbëri

Me pushtimin e Lules
Linden krime gjaqe
Mbiu farë e keqe
Edhe ndër bajraqe

Degët thahen n’ethe
Trungu n’agoni
Mbyllja e nje varri
Hapte varr të ri

Toka plagë e gjak
Të Gjergj Elez Alisë
Kushdo që merrte hak
Therra n’prag të sh’pisë

Malet ulnin kokën
Për miqësi pa shpresë]
Me gjak ujitej toka
Besa lypte besë

Kanuni shkruhej ashpër
N’ethe vazhdonte jeta
Paragrafet si mengene
Vrisnin nenet e veta

Lekë Dukagjini qortonte
“Gjak për gjak me mbetë”
Nëna kërcure vajtonte
E pikëlliuar për jetë

Shekujt na rrallonin
Nga krismat e pushkës
Fëmijët na mallkonin
Për huqet e mushkës

Zvarritej hakmarrja
Deri në ditët tona
Rinia shpejt e zhbiu
Larg u dëgjua jehona

Në Kosovën trime
Ajo pagoi haraqin
Populli e anatemoi
Dhe i gjeti ilaçin

Pushkën në penë
Amanet për jetë
Që më n’trojet tona
Hidra të mos ketë
Krushqit e pajtimit
Një Pranverë vrapuan
Plagën shekullore
N” Kuvend e shëruan
 
 
 
NËNËS

Dielli i zemrës sime
është veç Nëna ime
më lindi më rriti ...

veç me ledhatime

Nëna ime e shtrenjtë
është një Shtyllë shtëpie
Ajo ma ngroh shpirtin
me rreze dashurie

dashuria e saj
zemrën ma freskon
me dorën e zemrës
kur më ledhaton
 
 
 
YLLI I SHPIRTIT

Diar Dilit

Ylli i shpirtit n'Norvegji...

Midis yjesh - më i miri
Rrezet tua n'zemrën time
Je i vogël - yll dëshiri

Edhe larg n'shpirt të kam
Yll i gjyshit - yll me fletë
Dardania të ka xhan
Nëna e mjaltit ti je bletë

Dardaninë mos e harro
T'do me mall e me zemër
Me gjithë rrezet e ndriço
Ji krenar ti për këtë emër

Kur të rritesh të jesh diell
Ngrohja shpirtin Dardanisë
Ty të do edhe në qiell
Krenaria e Ilirisë

Prishtinë, 13.2.2012

Keine Kommentare:

Kommentar posten