Samstag, 17. August 2013

Vjersha nga nxënësit mërgimtarë


FSHATI

Nën hijen e kodrës
Një vend i gropuar,
gjendet fshati im,
gjithnjë i lulëzuar

Lumi në mes
Ëmbël gurgullon,
Bukurin e fshatit
Më shumë ia shtonë.

Shkolla në mes,
Me trimëri qëndron,
Ku shumë fëmijë
Me dije i pasuron.


Esra Beluli, Sh.F. VS1; Kl.4b, Perg - Austri


 
LUMI


Rrjedh lumi pa pushim
E njerzit dalin për peshkim.

Fëmijët luajnë e notojnë,
në lumë edhe ne sot do të shkojmë.


Zehra Beluli, SHF VS 1 Kl.4b. Perg - Austri



BORA

Dimri është i ftohtë,
por fëmijët e duan borën,
bora e parë ju sjell shumë gëzime

Fëmijët mezi presin sajat që ti gjejnë,
dhe me shpejtësi tetpjetë
shpejtë në rrëshqitje
të fluturojnë.

Por edhe kjo stinë,
do të përfundoj,
do të vij pranvera,
lule do të lulëzojnë.


Erblina Xhezairi, SH.F. VS1 Kl 4b; Perg - Austri


_______________
Pëgatiti mësimdhënësi Izri Reaxha

Keine Kommentare:

Kommentar posten