Samstag, 17. August 2013

Vjersha nga Elionita Rexhepaj

NËNA 

Nënën time
Shumë e dua
Sepse ajo...

Më rriti mua.

Ajo mua më mëson
Më edukon
Të gjitha dëshirat
Mi plotëson.

Nëna ime
Më ndimon
Jetën e saj
Mua ma dhuron.

Nëna ime
Për mua lufton
Me punë e vepra
Ajo mua më begaton.

 

SHQIPTARËT

Ka shumë lule
Me aromë lirie
Këngë më e bukur...

Vjen nga shqiptaria

Skënderbeu
Tha një fjalë
Mos mi këputni
Lulet e mia

Se krejt dridhet
Dardania
Trojet shqiptare
Kanë bërë një abetare.

Në këtë përvjetorë
Të njëqind me radhë
Pavarësia në Vlorë
Vjen me abetare-kombëtare

 
 
PINGUINI

Larg vendit tim
Ai jeton
Në vende të ftohta...

Ku dielli nuk mjafton.

Në ujërat
E ngrirë
Me rrugë
Kurrë të shkrirë.

Me këmish të bardhë
Kostum të zi
Jeton bashkë si don
Në shoqëri.
 
 

ME DHIMBESET TOKA

Ka nje gje
Me na bashkue?
Ka nje vend...

Me na roberue
Me dhimbset toka.

Ka argjend
Qe shkelqen
Valet e detit
I rremben
Me dhimbset toka.

Ka nje ore
Qe bukur kalon
E gjithqka
Ne bukuri shendrron
Me dhimbset toka.

Ne kete vit
Oj tok e bekuar
Pesë vjetorin
E ke fituar
Prap me dhimbset toka.

Qdo gje e mire
Nese sot ndodh
Prap do te me dhimbset
Mua kjo tok.

Tok e mjere
Me dhimbsesh ti
Se dora e shkjaut
Derdhi shume gjak mbi ty.
 

NJË DITË

Një ditë loti
Nuk dotë pushoj
Një ditë errësira...

Do të na mbuloj.
Një ditë era
Të lëkundë
Të rrëzon
Por ti prap qëndron.
Një ditë djelli
Nuk perëndon
Nata pa hënë
Prap ndriqon.
Një ditë ylli
Do të ndriqoj
Ylberi shumë ngjyrësh
Do të lulëzoj.
Një ditë zogu
Do të këndoj
Shumë më mir
Jetën do ta fillojmë.


Keine Kommentare:

Kommentar posten