Montag, 29. April 2013

Fatmir Gjestila: Poezi

FATMIR GJESTILA
 
SOT NË KOPSHTIN TIM

Sot në kopshtin tim
Kanë ardhur tre miq:
një zog sqepkuq,
jë breshkë, një iriq.

DY këmbë ka zogu
më pak se breshka;
këndon e cicëron
nëpër lulepjeshka.

Breshka topolake
KATËR këmbë ka,
AQ SA iriqi,
që barishte ha.

Këmbët e iriqit,
të zogut e të breshkës,
së bashku trokasin
te dera e DHJETËS!
 
 
 
AI PRAPË LOT ME TY

Tha ky Nori:
- Ky arush, që sheh këtu
kërkon mjaltë dru më dru;
çirret e bën shamatë
po s’hëngri çdo ditë mjaltë.
Është fryrë si balonë
sepse bletët e thumbojnë.

Tri në hundë e një në vesh;
ai prapë, prapë po qesh.
Dy në buzë e pesë në sy
ai prapë lot me ty.

Hajde, pra,
të gjejmë shpejt!
E thumbuan ............ bletë.
Nga "Vallja e numrave"


Sonntag, 28. April 2013

Alexandra Adami: AH KJO KOLLA

 
 
AH KJO KOLLA

Duke qare gjumi me zuri
dhe ne enderr shpejt me vuri.
Pashe se is...ha nje princesh,
me te mira shume pereth.

Pashe se isha une borbardha
veshur ngjeshur me te bardha,
dhe ne fund kjo endrra ime
zhduku vuajtje dhe vajtime.

Mbreteresh pashe se isha
cfare te doja prane kisha.
S'kisha frik nga asnje gje,,
keq s'me bente dot asnje..

Ohh ,,nje koll e ftoht me zgjoje,
cepi i syrit sec lotoj,,
Ku eshte endrra,vall ku shkoj ??
Ahh kjo kolla pse me zgjoj .....

Freitag, 26. April 2013

Dy poezi nga Elionita Rexhepaj

 
PRANVERA

Pa gjethe
Pa lule
Pa gjelberim
Ishte vendi im.

Qdo gje u mbulua
Si me qarqaf te bardhe
Dimri ishte tek ne.

Por dielli lindi
Lulet lulezuan
Kendoi bilbili
Qielli u gezua.

Ngjyra e gjelber
Dominon tani
Pranvera neve na sjell gezim.
 
 
 
 
STINET

Sa qudi
U be tani
Nga dielli
Ne stuhi.

Nga debora
E acari
Fillojn lulet
Qe te dalin.

Kush pos teje
O moj stine
Gjen ilaq
Per gjithe njerzin.

Stinet e vitit
Motin ndryshojn
Vetem ato
Neve na gezojn.

Tri poezi nga Ramadan Mehmeti




 
ZEMËRIMI I JONIT
ME ZANORET “I” DHE “Ë”


I ja me inat
Gjithkund më del e madhe
I pari i mbrami
Kështu më del për herë

Nuk e di ç't'i bëj
Ia kam marr inat
Ta heq nuk bën
Ta lë më del e gjatë

Tani kam një hall
Me këtë shkronjë (m)itike
Kompjuteri m'gabon
Përherë këtë zanore magjike

Mund të mendojë mësuesja
Edhe të më qortojë
Do të mendojë se Joni
I në s'e kupton

As ë në e vogël
Nuk ma njeh fare
E unë dua ta shkruaj
Siç është në Abetare


 
 
 
 
BORA DHE MAMI

Të lutem moj mami
Më trego në besë
Pse më thoni Borë
Pse s'më quani Vesë

O moj mami im
Bora është e ftohtë
E unë trupin tim
E kam shumë të ngrohtë

Ti moj lulja ime
Shumë pyetje bëre
Bora është e ftohtë
Ti rreze pranvere

E sa për emrin Vesë
Mos u merakos aspak
Rritu, rritu Bora ime
Nënës pak nga pak

Prandaj ti je Borë
E ëmbël në kujtesë
T'ishe vonuar pak
Do të pagëzonim Vesë

Por ç'ti bësh moj bijë
Kështu e ka kjo jetë
Ti e ke emrin Borë
Dikush e ka Bletë
 
 
 
 

NIPI ME GJYSHIN
NË BLLACË


Sa herë marr albumin në dorë
Për ta kujtuar fëmijërinë
Më kujtohet kur na dëbuan
Që ne e donim më lirinë

Guna e gjyshit guna e gjatë
Që nxihej nga robëria
Sa ishte i vogël s'kishte mëkat
Në vuajtje i lagej fëmijëria

Me kujtime të barbarëve
Kalonte netët e mërzisë
Tani të kam më afër zemrës
Krenaria e shtëpisë

Halil Xani: GJYSHI HILEQAR


GJYSHI HILEQAR

Gjyshi u bën hile
Nipave në kurbet
A tregohen përrallat
Veç me internet

Ai s’mund të shkojë
Te nipat larg atje
Sepse është i lidhur
Nyje me atdhe.

E kur vijnë pushimet
Gjallërohet oborri
Gjyshi nuk pin barna
Nuk i duhet doktori.

Gjyshi edhe nipat
Orët i numërojnë
Të dy palët habiten
Ditët shpejt kalojnë.

Pastaj prapë vjen çasti-
Momenti më i vështirë
Ndahen gjysh e nipa
Me një LAMTUMIRË..

POLAC, 26.4.2013 (10.39)

Samir Bobaj: KAM MALL

SAMIR BOBAJ

KAM MALL

Kam mall për familjen
Kam mall për vendlindjen
Kam mall për nënë e baba
Kam mall për motër e vëlla
Kam mall.

Kam mall për fushat e gjëra me lule
Për shokët kam mall,
Kam mall për vashën e bukur
Që në kokë më sillet vërdallë.

Kam mall për ajrin e pastër
Për Korishën kam mall,
kam mall për puntorët e fushës,
për folenë e trimeve kam mall.

Samir Bobaj, kl. VIII-1
shk.f. Korishë
Prizren

Poezi nga Hygerta Jupa


RAHOVECI                            

Ti je vendi ku u linda
Ti je vendi ku u rrita..

Ti je vendi ku une jetoj
Ti je vendi ku une shijoj.

Ti je vendi me i mir ne bote
Ti je vendi qe s'te harroj dot.
 
 
 
 

DITE PRANVERE

Lindi dielli zbardhi dita
Natyra u mbush plot hijeshi
Bleroi kopshti qeshin lulet
Zemrat u mbushen me gjalleri.

Me shoqerine e klases sime
Plot gjalleri e kaluam diten
Derisa muzgu i asaj mbremje
Dalengadale na e mori driten.
 
 
 
 
MESUESJA

 Mesuese je nje hene
Qe naten e ben drit
Nje yll izjarte je
Qe erresiren shendrite.

Je dielli qe rreze m'leshon
Toka je ku prore qendroj
Ti-foleja ime je
Dhe kurre ste harroj.




DUA TE BEHEM

Dua te behem kengetare
Per mrekulli te kendoj.

Dua te behem arsimtare
Shume nxenes te mesoj.

Dua te behem shkrimtare
Te shkruaj proze dhe poezi.

Dua te behem pellumbeshe
Ne qiell te fluturoj e qete.

O sa shume deshira kam
Jane te zemres sime plot elan.

 
 
Marrë nga "Faqja për fëmijë" në FB

Pesë poezi nga Valentina Llapri Plaku


 
MBI DRITARE

Mbi dritare troket zogu,
zgjohu Blerta , ora tete,
hapi syckat - bukuroshe,
lere diellin te te perkedhele.

Blerta e vogel ne krevat,
syte i hap pak e ngapak,
shikon zogun e gezuar,
hap dritaren dhe e merr ne duar.

Zogu Blertes i buzeqesh,
dhe ca fjale i thote ne vesh,
shpejt moj Blerta , se me ka marre uria!
dhe syte i shkelqejne nga alegria.

Zogu qesh dhe Blerta qesh,
dhe dielli me lulet qeshin vesh me vesh,
ulen te dy dhe hane ne tavoline,
ndersa te tjere zogj kendojne mbi trendeline.

24 prill 2013





VOGELUSHJA DHE LULEBECKJA

Një vogëlushe e bukur,
tek kopështi aty pranë,
po mbledh lule beçke
për mamin e saj.

Duart e saja të vogla,
dhe sytë e saj te zinj,
mbledhin lulet e bukura
me shumë kënaqësi.

Lulet aq të bukura
të bardha e të pastërta,
i buzëqeshin vogëlushes,
dhe shkojnë tek ajo krahëhapura.

24 prill 2013
 
 
 
 
 

SA BUKUR

Sa bukur kur sheh
Fëmijë të gëzuar,
Anembanë lulishtes
Me lulet ndër duar,

Me to bëjnë kurorë,
Dhe I venë në kokë,
Lum si ne për ta,
Kur I shohim tok.

Të lumtur duhet të jenë
Fëmijët tanë të mirë
Të ditur e të mencur
Te embel e te dëlirë
 
 
 
 

VERA GRINDAVECJA

Vera e vogël grindavece,
Gjithë ditën duke qarë
Sec kërkon e hic spushon,
Gjyshja e mirë ja plotëson…

Por ajo skënaqet kurrë!
Aq e vockël sa një mizë,
Kërkon gjithë ditën vetëm kërkon,
Dhe pastaj del ne ballkon..

Mezi pret ti vijë mamaja,
Që ti sjelli ndonjë lodër,
Dhe sa e merr bëhet hataja:
Ajo e flak e do nje tjetër
 
 
 
 

GEZIMI I FEMIJEVE
 
Erdhi pranvera ,
dëgjova një zë fëmijë!
Nxora kokën në dritare:
Edhe pashë fëmijët e një komshije,
Që me lule ndër duar e me një fytyrë të gëzuar,
Hidheshin përpjetë nga gëzimi
I kësaj stinë të praruar..

Ata ishin të lumtur,
u lumturova dhe unë.
Ndjeva aromën e luleve ,
që I doja kaq shumë.
U buzeqesha fëmijëve
dhe një lule u kërkova,
Zgjata dorën dhe e mora
e plot gëzim I vështrova.
 
 
Marrë nga "Faqja për fëmijë" në FB
 
 
 
 


 
 

Donnerstag, 25. April 2013

Alexandra Adami: Poezi

 
 
LIBRI MAGJIK

Doja te flija po gjumi sme zinte,
iu luta librit vetem mos te me linte
U shtriva aty ne nje nga fletet e tij
germat me mbuluan tamam si magji

Nje udhetim magjik nisa te bej,
te fluturoj si zog e te zbres prap ne tok.
Si petale lulesh germat me mbuluan,
ne faqen perball papritur syt e mij qendruan.

Aty ku gjumi nisi te me zinte
nje peme e gjelber freski me sillte,
si margaritar germat ndriconin
librin magjik ato zbukuronin ...
 
 
 
 
 
LULZO PRAVER

Djelli buzqeshi,rreze te arta leshoj
me arome pravere boten e mbuloj
Ah arom pravere,sa shum te dashuroj
me serenat bilbilash sot do te kendoj.

Lulezo pranver, mua mbam ne krah
zogjt qe fluturojn tregojn se si ty nuk ka
Me arom dehse,ke dehur shpirtin tim
lulezo pranver dhe falem shum gezim.

Te flas me natyren, sa shume deshiroj
me qiellin e kalter me lulen qe lulzoj.
Ti them botes mbar se erdhi pranvera
ajo me e bukura se stinet e tjera...

 
 
 
 
MJAFT O SHI...

Kur shiu bie,melankolia me mbulon,
mendoj se dikush qan edhe vajton
dhe ashtu i raskapitur dicka ai kerkon
ndaj lotet derdh edhe nuk pushon..

Po mjaft o shi,mjaft me rrembim
lere diellin te ndrij, te sjell pak gezim,
lere token te ngrohet cep me cep
lereee te dali ylberin e shkret..

Po mjaft o shi, se smban me ombrella
si ujvar bie mbi lulet e pacelura..
Lere boten te mbushet me gezim
shkelqimi i diellit le te mbuloj njerezin..

 
 
 
 
GERMA TE LIRA

Flutura ngjyra ngjyra
me germat po formoj
tamam si drit ylberi
me to shkrimet ndricoj.

Sa her librin un hap
fluturat dot si kap
se germat jan te vogla
dhe fluturojn shum lart.

Nga A - ja deri te Zh - ja
jane te bukura shume
her me sjellin lot
her gazin derdhin lum.

Me rradh nuk i vendos
ato un i le te lira
se kur jan keshtu
ato bejne cudira ..

 
 
 
 
BOTA E CUDIRAVE

Ne gjum rash edhe enderova
ne boten e cudirave shkova
aty ku luani luan me femijen
aty ku gezimi mbulon gjithesijen.

Ca zonja me ombrella dhe fustane te gjata
shetisin gjith naze boten perqark,
ca klloun te hipur lart mbi carti
pa frik me qiellin bejn akrovaci.

Tullumbace zemrash ka ne cdo cep
dhe zoti veshtron lart nga rete
gezimi ,gjelberimi mbizotron gjithkund
ne boten e cudirave un paskam humb..

 
 
 
 
MOS I UL SYT POSHTE

Mos i ul syt poshte
se do te ndiesh dhimbje,
sa do qe te mundohesh
s'do ta fshehesh dot...

Shiko lart ne qiell
aty ku yjet ndrisin,
dhimbja do te zbutet,
lotet s'do te mbysin.

Shiko driten e djellit,
dhe vrapo drejt saj,
erresiren e tokes
mos e ler te te perlaj.

Me ngjyrat e qiellit
jeten tende pikturo,
nen harkun e ylberit,
zgjidh ngjyren qe do.

Mos i ul syt posht
do te ndiesh dhimbje,
se dhimbjes njerezore,
asnje s'i shpeton dot..

Shiko lart ne qiell
aty ku yjet ndrisin,
dhimbja do te zbutet,
lotet s'do te mbysin.

 
 
 
 
JAM SI VES PRANVERE

Jam si zan mali,tamam si siren deti
jam si ves pranvere qe e do dhe mbreti
Me syt qe shkelqej si margaritar
shijoj bukurit qe zoti na ka fal

Me qiellin e kalter do bej shoqeri
do fluturoj mbi yje,ne re do ngre shtepi
Dhe aty nga ret do shoh shokt e mij,
tamam si ves pranvere do i mbush freski.

Jam si zan mali ,tamam si siren deti
jam ves pranvere qe e do dhe mbreti
jam ne mesin tuaj ,mjafton te veshtroni
mes syve te zemres aty te me kerkoni...

E paster si uji qe rrjedh neper male
tamam si drit qe shkelqej edhe sdalem
mbuluar me drit dhe shum hijeshi
jam vesa e pranveres qe do cdo njeri..

 
 
 
 
 
 
KAM HUMBUR

Ne naten e erret veshtrimin kam humbur
dhembet e helmuar vetmia mi ka ngulur.
dhe un si e humbur kerkoj te gjej pak drit
te ndez nje pishtar e ti them nates ikkkkk.

Po nata behet akoma me e erret
erresira mbulon kudo shpirtin tim,
dhe un ashu mes lotve, zotit i lutem
te permendi njeher edhe emrin tim,,,

Po duket zoti mua me ka harruar
si te shkret ne erresir me ka dorezuar.
Po un do ngrihem do zhduk erresiren
do luaj me driten,do dashuroj te miren...

 
 
 
 
DRIT REZATUSE

Nje drit rezatuse,syt e mij ndricoj
si fllad i fresket zemren ma pershkoj
Me perkedheli leht edhe me perqafoj
me ngjyren e zjarrit mua me mbuloj.

O drit qe shkelqen rri ne syt e mij
mos e ler erresirren kur qe te vij.
Jam bij drite ndaj te dua shum
erresira jo,sdo ket vend tek une.

Me driten e diellit bera simfoni
qe rezet e tija te ndricojn gjithnje
buzqeshjen time mos ta shuajn kurr
se drita rezatuse me sjell gaz edhe nur..

 
 
 
 
LOT FEMIJE

Nga cepi i syrit rrodhi nje lot
ishte lot i kristalt nuk e ndalja dot,
Ishte lot femije,lot dhembshurie
rridhte ashtu,, pa then asnje arsye.

Ahh mami im ,per ty rrjedhin kta lot
zemra ime qan,,qan e s' ndalet dot ..
Po ti o mami im,, punon nat e dit.
nga mungesa jote ,po me dhembin syte.

Dua shum o mami, bashk te gezojm
si gjith te tjret pushimet te kalojm..
E di o mami im,nuk eshte faji jot,
po lotin tim ,,un nuk po e ndal dot..

Ndoshta kur te ritem akoma edhe pak,
dhimbjen tej o mami un do e flak,
Udhetimin e bukur qe kam shum deshir
do ta bejm nje dit,,dhe ti do ndiesh mir...
 
 
 
Alexandra Adami eshte nje voglushe  13-vjeçare qe bashke me prinderit jeton jasht atdheut, ne Greqi. Ajo e do dhe e shkruan poezine. Para disa kohe ka dorzuar nje liber per botim. Ne morem disa poezi nga profili i saj ne FB dhe po ua sjellim pa nderhyre fare ne to. Veprojme keshtu qe ju te bindeni per talentin e saj. Njekohesisht, Alexandres i urojme suksese edhe me te medha ne krijimtari!
 

Samstag, 20. April 2013

Fran Ukcama: ME KRAHET E ERES

 
QUMSHTË VURA PËR ALIENET

Ata vijnë fshehtas natën,
natën me zyze të errtë,
unë me qumsht e mbush govaten,
dua t`ushqej alientët..

Mbush një natë dhe një tjetër,
u bënë goxha, pesë a gjashtë,
tamlin ma kishin pi të tërin,
përseri nata e shtatë..

Nga dritarja bëra roje,
në dorë cfurk dhe nallane,
qumshtin pinin krejt pa droje,
qentë e mbledhur të një lagje..

Kah mesnata kur mbaruan,
mbasi e zbuten grykën,
ham e hum pa pra filluan,
me inat u kacafyten..

Prita sot, do pres dhe neser,
hypa lart edhe mbi kullë,
qentë me tamel thumb, u denden,
por alienet s`erdhën kurrë!
 
 
 
 
 
SI RRUNXË PO BREDH PAS NANES

Nana, nana fort e ambla,
me pret mua plot gezim,
shkoj në fshat kur bie mbramja,
ngrihem shpejt në agim..

Te qymezi ko-ko-ko,
na pret pula pikaloshe,
- Eja Drita mos vono,
po të fal një kokërr voe!

Pastaj degjohet soprane,
Lara muuu, e zgjat rrokjen,
- Eja Drita , mos baj naze,
plot me qumsht po ta mbush brroken!

Tej oborrit mes lulnajes
zgjohen bletë zu-zu-zu,
- Shpejto Drita, çika e nanes,
mjaltin ta japim ketu!

Pasi hamë petulla të buta,
gjalpë, vezë, tamel e mjaltë,
rend oborrit, skutë më skuta,
e ndjek macen me një shapkë..

Gabimisht më shkau dora,
fluturoi shapka pendlehta,
gjyshit i ciku te koka,
dhe ma keq iu gris gazeta..

Unë e mjera rashë në faj,
dhe u ndjeva shumë keq,
gjyshit i kërkova falje,
isha skuqur bërë si spec..

Gjushja bën shpoti atje,
kur po fshinte përmbi portë,
- Hajt moj hajt, gjyshi ka nge,
ka goxha kokë të fortë!

Në mesditë shkuam në kopsht,
volem tranguj , spec, sallatë,
shtruam sofren, bukur fort,
bio, bio, çka të hashë..

E pastaj gatimi ndryshe,
do ta dini si dhe qysh,
pyesni të miren nanëgjyshe,
si ban pulen me qervish!

Ja pra pse unë çdo të shtunë,
la qytetin , la dhe filmin,
vi me vrap ketej në katund,
ku kam shpirt, gjyshen dhe gjyshin!

Gjyshi thotë eja moj mbesë,
je bukur , je e urtë,
gjyshja thotë, po more përbesë,
na u ka ba tamam si rrunxë..

-Çka asht rrunxa, i them nanes,
I perdridhem me zë ledhes..
Ajo tregon me bisht te krrabes,
ja pra kjo, çika e deles!
 
 
 
 
FACULETAT E PRANVERES

Marr gersherë bisht dallendyshje,
pres pelhurat krahut të eres,
në ballkon po i lutem gjyshes,
qepi rroba prej pranveres..

Pa ma qendis një flutur,
dhe do lule ngjyra-ngjura,
dy -tre faculeta të bukura..
keto na i fal natyra..

I var fjongot mbi bistekë,
si balona më vijnë pas,
rend lendines cep më cep,
fluturat po I ndjek me gaz..

Gjyshja qep tesha të lulueme,
basmat ia merr pranveres,
unë jam femija më i lumtur,
vi në fshat me krahet e eres!



Mittwoch, 17. April 2013

Poezi për fëmijë nga Bexhet Asani



FËMIJA DHE BLETA

Psa vjen pranvera,
Zgjohesh pa përtesë.
Nga shkon ti, moj, bletë,
Herët në mëngjes ?

- Shkoj lule më lule,
Bar edhe më bar,
Që të mbledh nga to,
Të ëmblin nektar.

- O i dashur fëmijë,
A s’ më thua ti,
Si e kalon kohën,
Unë dua ta di?

Edhe unë, moj, bletë,
Kohën kot s’ e çoj
Shkoj në bibliotekë,
Atje të mësoj.

Të lexoj shumë libra,
Një orë e më parë,
Që kur të rritem,
Të bëhem dijetar.

1980

 

 

DASARETI NË MUZE

Kishte dëgjuar Dasareti,
Për bishat në mal,
Po, ujkun dhe ariun,
Ai s’ i kishte parë!

Kapur dorë për dore,
Me gjyshin e vet.
Në muze shkuan,
Aty në qytet.

Posa hyn te dera,
Ariu në ballë.
- Shiko, shiko gjysh,
Ariu i gjallë!

- Jo i tha gjyshi:
- Jeta e tij është sosur.
Ky ari që sheh,
Është i shpirtosur.

- Shikoje këndej,
Ujkun grabitqar.
Një qengj të vogël,
Ai e ka marrë!

- Ku jetojnë o gjysh,
Sot këto bisha?
- Atje lart në mal,
Ku është plot me pisha.

Cili është ky shpend,
Emrin si ia thonë?
Që unë s’ e kam parë,
Këtë në fushën tonë?

Pse e thatë kënetën,
S’ patët pak mëkat?
Që i keni zhdukur ,
Këta zogj të ngratë!

Zuri t’ i sqarojë,
Gjyshi me ngadalë.
Pse e kishin tharë,
Gjithë atë moçal!

Nga kjo kënetë,
Kemi vuajtur shumë.
S’ kemi vënë në sy,
Asnjë pikë gjumë!

Sot nga kjo kënetë,
Dëgjo Dasaret
Mbushim hambarët,
Plot me bereqet

Nëntor, 1988

 

 

QERSHIA DHE MANI

Krenohet qershia,
Maji kur del.
Kokrra me mijëra,
Njeriu më vjel.

Nga të gjitha pemët,
Më e para bëhem,
Thoni ju, o fëmijë,
Pse të mos krenohem?

Unë kam bërë,
Shumë kalavesh,
T’i mbani ju,
Si vathë në vesh.

Kur dëgjoi mani,
Të gjitha këto,
I tha qershisë:
- Mos u kreno!

E para bëhesh,
Nga të gjithë ne.
Po, më e mirë,
Se neve s’ je!

Kokrrat e mia,
Si mjaltë janë.
Fëmijët ato,
Me lezet i hanë.

1980

 

 


FOLEJA E DALLËNDYSHES

Te shtëpia ime,
Aty në një qosh.
Dallëndyshja trime,
Ka lënë shtrofkën bosh.

Kur do të vijë pranvera,
Do të kthehet pastaj.
Si vitet tjera,
Në folenë e saj.

1979

 

 

KOSËTARI

(Kushtuar babait)

Pikë e vapës në qershor,
Është ditë për ditë.
Djersët i shkojnë palë-palë,
Livadhin kur kosit!

Kosën në dorë,
tërë ditën do ta mbaj.
I hedh shtullungat e barit,
dielli që t’i thaj!

Kur kosa nuk pret më,
ulet mbi bar, e kalit
s’kërkon hie po në diell,
ky – thotë – më rrezit.

Kështu kalitet kosa
More çunak.
Fillon t’i bie me çekiç
Tik-tak, tik-tak!

Në mbrëmje i lodhur
kur dielli do perëndojë,
Merr veglat dhe kosën
shkon në shtëpi të pushojë!

 


E DUA...

E dua nënën,
Që më pastron.
E dua babain,
Që më mëson.

E dua motrën,
Se me të shkruaj.
E dua vëllanë,
Se me të luaj.

E dua gjyshen,
Që më ledhaton,
E dua gjyshin,
Që ngjarje më tregon.

Më rrëfen për luftërat,
Dhe për Skënderbenë.
Më mëson të dua,
Lirinë dhe atdhenë.

1978

 

 
E RRITA NJË LULE

E rrita një lule,
Në saksi prej druri,
Mu te dhoma ime ,
E kam var te muri.

Kujdesem për të,
Dhe e nxjerr në dritë.
Sa herë që do ujë,
Unë e vadit.

E rrita një lule,
Moj shoqe Urime,
Që t’ ia uroj 8 marsin
Mësueses sime.

1981

 

 

VOGËLUSHJA IME

Vogëlushja ime,
Nga shkoj më vjen pas.
Ajo është e vogël,
Dhe pak di të flas’.

Kur i hahet dhe i pihet,
Thërret mama,ma...
Kush s’ di gjuhën e fëmijëve,
Nuk e di se ç’ tha.

Do të shëtitë,
Të merr për dore – shko.
Se fillon të qajë,
E pastaj, s’ të do!

Vogëlushja ime,
Mua më do shumë.
Kur sheh ndonjë ëndërr,
Qan e qesh në gjumë.

1985

 

 

TEZJA IME PJEK GËSHTENJA

Te tezja shkova,
Një ditë nëntori,
kur piqte gështenja,
Ajo më mori.

Aty te oxhaku,
Kishte ura druri.
E një perosti,
Mbi to ajo vuri.

Përmbi të dhe shoshën,
Me skaje të nxira.
- Këtu piqen – tha –
Gështenja të mira.

Kjo tezja ime,
Është një plakë,
Po, gështenjat,
I pjek për merak.

1978

 

 


PRANË BABAIT NË BRONZ

(Kushtuar Kolës djalit të Zef Lush Markut)

 Sa i lumtur ndihet,
Xha Kola tani burrë.
Pranë babait në bronz,
Që s’e njohu kurrë.

Afrohet pranë bustit,
Babanë e lëmon.
Leonora e gëzuar,
Një vjershë reciton.

Luftove armikun,
S’ durove gjithë ato krime.
Qëndro baba krenar,
Në Gjakovën trime.

1982

 

 

NUK JE VETË!

Kameleon që ndërron ngjyrë,
Ke njeriun shok të mirë.

Kameleon në këtë jetë,
Lara-lara nuk je vetë.

Mik të mirë e të dëlirë,
Ke njeriun që ndërron fytyrë.

 

Montag, 15. April 2013

Agim Gashi - Drenica: FLOKARTA DHE TRE ARINJTË


Përrallë

FLOKARTA DHE TRE ARINJTË

 Na ishte njëherë një vajzë, që kishte një emër të bukur, Flokartë. Një ditë, megjithëse nëna ia kishte ndaluar, Flokarta u largua nga shtëpia dhe shkoi në pyll për të mbledhur lule të egra. Ajo nuk e vuri re diskun e kuq të diellit që fundosej pak nga pak përtej maleve. Shpejt ra nata dhe e errësoi pyllin. Për një kohë të gjatë Flokarta u end pyllit, duke qarë me dënesë sepse nuk po gjente rrugën për në shtëpi. Meqë u lodh, ajo u ul rrëzë një lisi. Po në atë kohë u duk së largu një dritë që shkëlqente: atëherë Flokarta mori guximin dhe eci drejt saj. Më në fund mbërriti para një shtëpie të vogël, të cilën s’e kishte parë kurrë ndonjëherë dhe mu aty mendoi të kërkonte strehim.

Por Flokarta nuk e dinte që kjo shtëpi banohej nga një familje prej tre arinjsh: baba ariu, nëna arushë dhe arushi i vogël, bebë. Në kuzhinë ndodhej një tryezë dhe pranë saj ishin tri karriga: e para ishte e madha, e dyta mesatare dhe e treta më e vockël.

Të tre arinjtë kishin shkuar për të bredhur dhe, para se të iknin, nënë arusha kishte bërë gati supën dhe e kishte hedhur në tre çanakë. Çanaku i parë ishte i madh, i dyti me madhësi mesatare dhe i treti fare i vogël dhe i bukur. Flokarta vështroi nga dritarja dhe, meqë kishte shumë uri, ushqimi që ishte hedhur nëpër çanakë iu duk joshës: ajo shtyu derën dhe hyri brenda.

- Sa mirë qenka! - tha ajo.

Dhe u ul në karrigën e madhe, por kjo ishte tepër e madhe për të. Provoi karrigën mesatare, por ajo nuk arrinte gjer në tryezë. Atëherë Flokarta u ul në karrigën e vogël, që i rrinte për bukuri. Mori çanakun dhe e përlau shpejt e shpejt supën e arushës së vogël. Kur e mbaroi, e ndjeu veten të lodhur. Dhe mendoi se do të ishte mirë të shtrihej. Hipi, pra, në shkallë dhe u fut në dhomën që kishte tre shtretër. I pari ishte i madh, i dyti mesatar dhe i treti një shtrat i bukur, fare i vogël. Ajo provoi në fillim të madhin, por ky ishte tepër i madh. U ngrit e provoi të dytin, por edhe ai, gjithashtu ishte tepër i madh. Atëherë u shtri në shtratin e vogël dhe fjeti me grushtet shtrënguar pranë fytyrës.

Arinjtë u kthyen shpejt. Meqë të bredhurit ua kishte shtuar oreksin, ata shkuan menjëherë për të ngrënë në tryezë.

- Dikush është ulur në karrigën time! - bërtiti baba ariu, me zërin e vet kumbues e të trashë.

- Dikush është ulur në karrigën time! - bërtiti nënë arusha, me trupin mesatar dhe zërin jo të fortë.

- Dikush është ulur në karrigën time! - bërtiti arusha e vogël me zë të hollë.

Pastaj ata hodhën sytë në çanakun e tyre.

- Dikush e ka provuar supën time! - bërtiti baba ariu.

- Dikush e ka provuar supën time! - bërtiti nënë arusha.

- Dikush e ka provuar supën time dhe e ka ngrënë atë! - bërtiti me të madhe edhe arushi i vogël me zërin e hollë.

- Cili mund të ketë qenë vallë? - bërtitën njëherësh të tre arinjtë.

Baba ariu vrapoi për te shtrati i vet.

- Dikush është shtrirë në shtratin tim! - briti përsëri ai.

Nënë arusha vrapoi te shtrati mesatar.

- Dikush është shtrirë në shtratin tim! - u dëgjua edhe zëri i saj jo fort i trashë.

Ndërkohë edhe arushi i vogël bërtiti me sa fuqi që kishte:

- Dikush është shtrirë në shtratin tim! Ah, ja tek është!

Po në atë kohë Flokarta u zgjua dhe i pa të tre arinjtë, që po e vështronin me inat. Ajo u llahtaris aq shumë sa kërceu nga shtrati, zbriti shkallët me shpejtësi sa nuk ia kishte marrë kurrë mendja dha shpëtoi, duke u futur në pyll. Të nesërmen Flokarta u takua me një druvar, i cili me sopatën në krah shkonte për të bërë dru dhe i tregoi atij ç’i kishte ndodhur. Meqë ai e njihte pyllin si në pëllëmbë të dorës, e përcolli vajzën gjer në fshat. Prindërit e pretën Flokartën me lotë gëzimi. Pas kësaj, vajza me flokë të artë u bë fëmijë i bindur dhe nuk u largua kurrë më vetëm nga shtëpia.

Mittwoch, 10. April 2013

Fran Ukcama: KUR QAN BLEONA...

 
FRAN UKCAMA
 
KUR QAN BLEONA DHE UNË LOTOJ

-Kushtuar vogelushes Bleon Mata-

E kapen si kaçubeti zogun,
dhe e çuan nuk di se ku,
kur qan Bleona, lyp zotin,
lotoj pa nda edhe unë!

Ajo një kullull mban në dorë,
një fjango të njomun me vesë,
loton mbi to, loti ngrin, borë,
një lue qesh, se ka një shpresë!

Kur klith mallshëm një pulbardhë,
dhe nana shtrati po ndreq bosh,
I shkreti shpirti im i vrarë,
therret, ah mizorja kohë!

Kur gjysh e gjyshe në andërr rendin,
Bleonen e qasin në krahnor,
dhe unë nga larg vikas një emen,
Blonë, ku je moj Bleonë!

Si mund të shkulet shpirt i mamit,
si mund liria të grabitet,
si mund që zjarri i mallit,
dhe lulja egezimit të vyshket!

Dhe tash e mbas po baj një pytje,
engjujt, pa faj, kush do t`i ruaj?
- O zot e kthe Bleonën në fis,
gjithkush mbi dhe asht i kërcnuar!

Freitag, 5. April 2013

Poezi për fëmijë nga Gjon Neçaj

GJON NEÇAJ

I THËRRISTE PRANVERA…

BARIU I VOGËL
 
Sapo shkrep dielli
E malet përshëndet;
Me delet bardhoka,
Niset për bjeshkë.

Zogjtë cicërimën
Në mriza pushojnë,
Mes barit jeshilues,
Me qingjat lodrojnë.

Sa shpejt iku vera,
Ikën dhe pushimet,
Bariu i vogël
Fillon mësimet.

Një klasë më lart
Tashmë është ngjitur;
Veçse edhe qingjat
Më shumë janë rritur.
 
 

 DY MOTRAT JETIME

Flokë-flokë bora bie,
E duart u janë ngrirë,
Dy motrat shkollare,
Kthehen në shtëpi.

Njëra n’klasë të shtatë,
Tjetra në të pestë;
Ilirjana sygështenjë,
Prishtina sypjeshkë.

Ndonëse është dimër,
Ndonëse është acar,
Në shkollë bashkë shkojnë,
Në mësime janë të parë.

Kur kthehen nga shkolla
Fëmijë,merrni vesh:
Të gjitha punët e shtëpisë
I kryejnë me kujdes.

Ato janë jetime,
Pa nënë ato janë,
në shkollë dhe shtëpi,
Janë shembull I rrallë.
 
 


ÇDO DITË MOJ BOTË
NJË BOZHURE VOKSHI DERDH LOTË…
( Për t’u lexuar edhe nga fëmijët )
 

 1. ÇDO DITË…

Çdo ditë takohem me Arsimin,
Njomzakun dhjetëveçar nga Juniku,
Çdo ditë të njëjten pyetje ma bën mua:
-Kur ,kur xhaxhi dielli do shkëlqejë nga Ereniku ?
E unë që kurrë s’kam qënë në Junik as Erenik,
Me lotë në sy i përgjigjem:
Së shpejti xhaxhi,së shpejti,
Se edhe unë atë dua…
 

2.MOJ BOTË

 Një pasdite,
Kur po bleja gazetën,
Një vogëlush qante pranë meje…
U ktheva dhe i fola me zemër të lënduar;
Ç’ke xhaxhi,trego pse qan…
Ja,kqyre gazetën,më tha,
Fotografia e babës i vrarë në Deçan…

Në faqen e parë të gazetës “Rilindja”,
Një viktimë e pafajshme.

Moj botë,
Çka bërë ky vocrrak të rritet pa baba ?!...
 

 3.JË BOZHURE VOKSHI

 Ka një vit që në Voksh nuk çelë asnjë bozhure;
Çdo pranverë sapo nisin për të nxjerrë kokën,
i thanë gjaku i njomë…
 

4. DERDH LOTË

Ç’po derdh lotë Kosova ime,
E papërkulur,kryelartë e trime…

Bajram Curri,prill 1999.



 I THËRRISTE PRANVERA…

Nga dritarja e dhomës,
Ku flinte Visari,
Erdhi gushkuqi
Dhe u ul te shtrati.

Nga gjumi dhpejt u zgjua,
Zogun pa pranë tij;
Visari shumë u gëzua,
E u vesh me shpejtësi.

Lulemollët n’oborr,
Koloviteshin nga era;
Zogun dhe Visarin,
I thërriste pranvera.