Dy talente që premtojnë
AGNESA HASI DHE
MELISA BERISHA
·
Ato shkëlqyen me zërin e tyre të magjishëm.
Agnesa Hasi dhe Melisa Berisha, janë dy vajza anëtare të
Shoqatë „17 Shkurti“ që vepron në Baden të Austrisë. Ato janë aktive dhe shumë të talentuara. Qe
të dyja marrin pjesë në vallet e kësaj shoqate, të cilat me mjaft përkushtim i
përgatitë koreografja e vyer Diellza Turkaj. Agnesa dhe Melisa janë të
rregullta në ushtrime, janë shumë të sjellshme dhe i marrin seriozisht
këshillat e koreografës dhe anëtareve me të moshuar të shoqatës. Kjo edhe është
arsyeja që të gjithë i duan dhe flasin fjalë të mira për to.
Në manifestimin e mbajtur nga kjo shoqate me rastin e 6
Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Baden, më 15 shkurt 2014, Agnesa Hasi dhe
Melisa Berisha u prezantun me sukses edhe si soliste. Ato befasuan të
pranishmit me zërin e tyre të fuqishëm. Edhe pse të reja në moshë, ato shkëlqyen në skenë. Paraqitja e tyre me këngët „Moj Kosovë sa
fort të dua“ dhe „Xhamadani vija-vija, ishte shumë dinjitoze. Me zërin e tyre
të magjishëm, me sharmin, me qëndrimin e lirië dhe lëvizjet e akorduara , me komunikimin
vizuel ndërmjet veti dhe me interpretimin duke vallezuar, ato fituan simpatinë
e publikut dhe morën shumë duartrokitje.
Prandaj, me plot bindje mund të themi se, këto dy vajza
talente premtojnë shumë. Agnesa Hasi dhe Melisa Berisha, mund të jenë e ardhmja
e shoqatës „17 Shkurti“ të Badenit. Ato, bashkë më anëtaret tjera të kësaj shoqate, mund të prezantohen
lirshëm edhe në veprimtari tjera kulturore të diasporës dhe në vendlindje.
Emrat e tyre duhet mbajtur mend. E ardhmja e tyre është e ndritur. Dhe pjse
jo?! Ato mund të jenë dy nga solistet që së shpejti mund ta nderojnë skenën e
muzikës shqiptare. Ndaj e meritojnë urimin, përpara dhe suksese!
Haxhi Muhaxheri
Austri, 17
shkurt 2014
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen